Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja pesë rekordet e Europianit që nuk do thyhen kurrë

2016/07/05 at 9:30 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja pesë rekordet e Europianit që nuk do thyhen kurrë

Futbolli është një sport që është gjatë gjithë kohës në zhvillim, duke përfshirë rregulla të reja, formate të rinj dhe gjak të ri lojtarësh që duan të lënë shenjën e tyre në lojën me të bukur në planet. Fakti se Euro 2016 do të jetë edicioni i parë i një Europiani që do të ketë fazën e 1/16 e tregon qartë këtë, me UEFA-n që synon të krijojë më shumë mundësi për ato vende që do ta kishin shumë të vështirë të kualifikoheshin në fazën finale me formatin e vjetër.

Megjithatë, pavarësisht këtyre ndryshimeve disa rekorde të vendosur në kampionatet europiane mbeten të vështirë për t’u barazuar ose për t’u thyer. Këto janë 5 rekorde që ka shumë mundësi t’i rezistojnë kohës.

1 Numri më i pakët i golave i pësuar në Europian – Iker Casillas 1

Në 2012-ën, edicioni i fundit i Europianit, Spanja ka shkruar historinë, duke u bërë kombëtarja e parë që ka fituar dy kampionate radhazi, pas suksesit në 2008-ën. Rekordi tjetër i vendosur nga “Furitë e Kuqe” ka qenë edhe numri i golave të pësuar në Euro 2012.

Në fakt, Iker Casillas ka qenë i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta vetëm një herë gjatë gjithë turneut. Ky është një rekord që duket shumë i vështirë të thyhet në të ardhmen, veçanërisht duke parë se futbolli modern është më shumë sulmues se në të kaluarën.

caisllass

2 Numri më i madh i minutave të luajtura në total – Van der Sar 1535

Edhe pse veteranët Shay Given dhe Gianluigi Buffon do të luajnë në edicionin aktual të Europianit, rekordi i vendosur nga portieri i dytë që ka fituar më shumë trofe në historinë futbollit, Edwin Van der Sar, nuk rrezikon të thyhet. Vetëm francezi Lilian Thuram ka luajtur më shumë ndeshje në këtë turne se holandezi (16), por minutat e tij në total janë më të pakta. Për të krijuar një ide më të qartë, nëse një lojtar do të fitonte trofeun me ekipin e tij në Paris dhe do të luante në çdo minutë të çdo ndeshjeje në fazën me grupe (përafërsisht 300 minuta), dhe të çdo takimi me eliminim direkt, duke llogaritur edhe kohën shtesë (840 minuta), do kishte në total 6 orë më pak se totali i Van der Sar. Duke parë ndryshimet e shumta që ndodhin në ekipet kombëtare nga një turne në tjetrin ka pak mundësi që dikush t’i afrohet apo të eklipsojë rekordin e vendosur nga portieri holandez.

van der saaa

3 Numri më i madh i golave të shënuar në një edicion – Platini 9

Robert Lewandowski, Oliver Giroud, Antoine Griezmann, Cristiano Ronaldo dhe Thomas Muller do të jenë disa nga sulmuesit që do të mundohen të kërcënojnë rekordin e mësipërm, por ka pak mundësi që ta realizojnë. Pengesa e parë ka të bëjë me minutat që do të kenë në dispozicion këta lojtarë për të realizuar këtë numër të madh golash. Më pas vjen rotacioni dhe zëvendësimet. Shumë nga futbollistët favoritë për të fituar Këpucën e Artë të Euro 2016 janë pjesë e skuadrave që kanë shumë alternativa në sulm dhe për këtë arsye duket e vështirë që ata të luajnë çdo minutë. Platini ka qenë një revolucionar i kohës së tij, duke udhëhequr mesfushën e Francës drejt suksesit. 13 golat e realizuar nga Lewandowski në fazën kualifikuese kanë qenë fenomenalë, por ai i ka realizuar këto gola në harkun e 18 ndeshjeve kundër rivalëve të një nivelit të ulët.
platiniiii
4 Numri më i pakët i golave të realizuar (nga 1980) 27
Ky është numri më i pakët i golave të realizuar në një turne nga të gjithë ekipet pjesëmarrëse. Është e vërtetë se në Euro 1968 janë realizuar vetëm 7 gola, por në atë kohë kanë qenë vetëm katër ekipet pjesëmarrëse. Do të ishte me të vërtetë befasuese nëse do të ishim dëshmitarë të një turneu me më pak gola të realizuar në total, veçanërisht tani që numri i skuadrave pjesëmarrëse është shtuar. Për ata që janë të interesuar, Europiani me numrin më të madh të golave të shënuar ka qenë ai i vitit 2000, kur Belgjika dhe Holanda kanë qenë vendet organizatore. Numri total i golave ka qenë 80, por ky rekord nuk mund të jetë pjesë e kësaj liste pasi ka shumë mundësi që të thyhet në edicionin aktual.
gjermaniaaa
5 Numri më i madh i golave të realizuar për ndeshje – 1976 4.75
Imagjinoni sikur çdo ndeshje në Francë të përfundojë 3-2 apo që “Les Bleus” ose “Die Mannschaft” të mundin çdo kundërshtar duke realizuar 5 gola për ndeshje; e paimagjinueshme apo jo? E vërteta është se ka pak mundësi që ky rekord të thyhet. Disa mund të protestojnë duke thënë se ky rekord është vendosur në një kampionat ku kanë marrë pjesë vetëm 4 skuadra. Europiani i zhvilluar në Jugosllavi ka filluar nga faza gjysmëfinale, ku vendasit janë mundur 4-2 nga Gjermania Perëndimore pas kohës shtesë dhe Çekosllovakia doli në finale pas një fitore 3-1 kundër Holandës. 10 gola në total në dy ndeshjet e para. Çekët kanë fituar me penallti në finale pasi koha e rregullt kundër Gjermanisë është mbyllur 2-2, ndërsa Holanda ka fituar ndeshjen për vendin e tretë pasi ka mundur 3-2 Jugosllavinë.
bekennn

Ju sugjerojmë

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Rajoni

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 Korrik, 2025 5:50 pm
“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
Para
Video/ Ja si duket Tirana mëngjesin e sotëm të Fiter Bajramit

Video/ Ja si duket Tirana mëngjesin e sotëm të Fiter Bajramit

Video, Zheji-Hoxha/ Debat për grabtjen në aeroportin e Rinasit

Video/Grabitja në Rinas, Hoxha: Personat ish pjesëtarë të forcave speciale

Rrëfimi shokues/Kur vdiq Almiri, mamaja ishte në dhomën tjetër të spitalit

Rrëfimi shokues/Kur vdiq Almiri, mamaja ishte në dhomën tjetër të spitalit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kabinat e vendosura në Theth. Pas reagimit të Prokurosisë së Shkodrës, e...

Lexo më shumë

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
7 Korrik, 2025

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të...

Lexo më shumë

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
7 Korrik, 2025

"Fshati turistik në Theth" ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
7 Korrik, 2025

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com