Reperi amerikan, Kanye West i ka kërkuar publikisht ndihmë Mark Zuckerberg, pasi ai i deklaroi gjithë botës se kishte rreth 53 million dollarë borxhe, pas publikimit linjës së veshjeve “Yeezy” dhe albumit të ri “T.L.O.P”.
“Mark po të kërkoj publikisht ndihmë. E di se e do artin, jam artist i yti, më ndihmo” i kishte thënë Kanye West pronarit të Facebookut.
Nuk ka vonuar shumë dhe Mark Zuckerberg i ka kthyer përgjigje.
“I dashur Kanye. Nëse ti ke nevojë për ndihmë, këtë nuk ke nevoj ta bësh në rrjetet sociale. Kjo nuk është mënyra e duhur” i ka shkruar Mark Zuckerberg artistit amerikan në një postim të cilin e ka shlyer pas disa minutave.