Ish kryetar i partisë socialiste dhe ish kryeministër i vendit Fatos Nano, tashmë i ka shumë të rezervuara qëndrimet e tij për zhvillimet më të fundit në vend dhe kryesisht ato politike. Por ai gjen forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të dhene disa opinione.
Kështu ai ka dhene mendimin e tij për zgjedhjet universitare duke shkruar ne statusin e një prej bashkëpunëtorëve të tij Ylli Dylgjeri, se “Gjithë Votat e mia Prof. Arben Gjatës për Rektor të UMT”. Sikurse kuptohet bëhet fjale për zgjedhjet universitare dhe jo ato partiake apo per referendumin e PS-se.