Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja mrekullia që shenjtëroi Nënë Terezën

2015/12/18 at 10:16 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Papa Françesku aprovon: Nënë Tereza, shenjtore  

Aprovimi i Papës ka ardhur në ditën e ditëlindjes së tij. Françesku ka miratuar të enjten me datë 17 dhjetor, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu iter-i i procesit super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës.


Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë.

Pikërisht, kjo shkallë e fundit e procedurës së gjykimit, në fazën romane të procesit rreth mrekullisë, që ka nisur në qeshor të këtij viti në dioqezën e Santos në Brazil, do të çojë Nënë Terezën në nderet e altareve të Kishës Universale.

Shërimi i jashtëzakonshëm, që ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstructive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza.

Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.

I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.

Në kohën e fakteve i shëruari, me profesion inxhenjer, ishte 35 vjeç dhe ishte martuar prej pak kohësh. Kishte filluar kalvarin e tij në muajt e parë të vitit 2008. Në fund të vitit iu diagnostikuan 8 apsese në tru. Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mund t’ia zgjaste pak jetën.

Me 9 nëntor, tashmë në koma, pacienti hyri në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike operimi u shty. U kthye në sallën e operimit, dhe vetëm pas vetëm një gjysëm ore mungese, kirurgu befasisht e gjeti pacientin të ulur, të zgjuar, dhe asintomatik, i cili tërësisht i vetëdijshëm e pyeti: “Çfarë po bëj unë këtu?” “Nuk kam parë kurrë një rast si ky – thotë mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë.

Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”. Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale.

Dëshmitë referojnë që iu drejtuan shumë lutje nënë Terezës, në mënyrë të veçantë përgjatë krizës së rëndë të datës 9 dhjetor. Nusja e këtij profesionist të ri, pasi e vlerësoi shumë të rëndë situatën, u kishte kërkuar të njohurve të saj që të lusnin të Lumen Nënë Tereza ndaj të cilës ishte e devotshme: “Thojini Nënë Terezës që ta shërojë”.

Pikërisht në atë gjysëm ore pritjeje për ndërhyrjen kirugjikale gjendej me një meshtar dhe familjarë të tjerë duke iu lutur Nënë Terezës në kishëzën e Spitalit.

Ka mrekulli e mrekulli. Nuk janë të gjitha sigurisht të njëjta. E kjo është padyshim e jashtëzakonshme, i përket shkallës së pare, për sa i përket substancës, sipas përkufizimit dhe klasifikimit të mrekullive që është vendosur prej Shën Tomë Akuinit. Çka do të thotë se një shërim i tillë tejkalon mundësitë e natyrës për sa i përket substancës, d.m.th. është e pamundur, nuk mund të verifikohet kurrë.

Shkalla e parë e mrekullive është ajo që i përket ngjalljes së të vdekurve ose rikthimit tërësor, ku jo vetëm shihet shërimi i plotë, por edhe kthimi në funksionin integral i të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja. Nuk janë të shumta rastet e njohura që i përkasin shkallës së parë.

Pjesa më e madhe e fakteve të paraqiturar në Kongregatën për Shenjtërit i përkasin shkallës së tretë, që ka të bëjë me mënyrën, kur d.m.th. shërimi i një sëmundjeje, që mjekësisë do t’i duhej ta realizonte në një kohë të gjatë, ndodh menjëherë.

E thirrur pra Nënë Tereza ka ndërhyrë menjëhërë, duke u kujdesur edhe një herë për një person në gjendje ekstreme, sikurse kishte bërë edhe kur ishte në jetë, duke iu kushtuar atyre që ishin duke vdekur dhe përkujdesjes së atyre që ishin në kushte vuajtjesh ekstreme.

Apostullja e të varfërve
Gjatë udhëtimit të tij në shtator të vitit 2014 në Tiranë Papa Françesku ka treguar për takimin e tij me nënë Terezën e Kalkutës në Sinodin e vitit 1994. Kjo murgeshë ishte një grua që nuk e linte veten të impresionohej fort dhe “thonte gjithmonë atë që donte të thonte”, i ka thënë Papa Françesku meshtarit që ka qenë përkthyesi i tij gjatë udhëtimit në tokën shqiptare(don David Gjugja sh.p.), sikurse më pas e ka treguar edhe gjatë Konferencës së shtypit në Tiranë Drejtori i Sallës së shtypit të Vatikanit.

Duke kujtuar rrethanat e atij takimi me “apostullen e të varfërve” papa Bergoglio kishte thënë se “ishte e ulur pikërisht pas meje gjatë punimeve të Sinodit. Kam admiruar forcën e saj, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj pa u impresionuar nga asembleja e ipeshkëvinjëve. Thonte atë çka kishte ndër mend të thonte”. Françesku më pas ka shtuar duke buzëqeshur një batutë: “Do ta kisha frikë nëse do të ishte eprorja ime”. /PEREGRINUS/



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Informaliteti, 59 perqind e bizneseve të medha nuk paguajnë

Biznes dhe Gjeopolitikë: Beteja globale për naftën

Bëni jetë sedentare? Kryeni këto veprime të shpëtoni nga mbipesha e diabeti

Bëni jetë sedentare? Kryeni këto veprime të shpëtoni nga mbipesha e diabeti

Rihanna promovon nudo albumin e ri

Rihanna promovon nudo albumin e ri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com