Ajo është vetëm 19 vjeç dhe ka arritur të grumbullojë një pasuri prej 1.2 miliardë dollarë.
Alexandra Andresen, një stërvitëse priofesioniste e kuajve nga Norvegjia është emëruar nga revista Forbes si vajza më e re miliadere në listën e tyre vjetore.
Revista ka hartuar një rekord për të gjithë njerëzit me pasuri të paktën 1 miliardë dollarë dhe Andersen është për herë të parë midis të listuarve.
Motra e saj Katharina, 20 vjeç, është personi i dytë më i ri në listë.
Më intrifuese ështe se i treti pas saj është Gustav Magner Witzoe, 22 vjeç gjithashtu nga Norvegjia.
“Pasuria e tyre është e gjitha e trashëguar por është e dallueshme se tre miliarderët më të rinj në listë janë të gjithë norvegjezë”- u shpreh Kerry Dolan, redaktor i Forbes.