Jeni të shqetësuar apo të brengosur për shëndetin, punën, familjen, dashurinë?
Nëse doni të mposhtni ankthin por nuk po ja dilni dot, mos provoni të pini ilaçe, hidhni vështrimin nga këto mënyra natyrale të cilat mund t’ju vijnë shumë në ndihmë!
Çaj kamomili: Nëse keni një moment nervozimi, një filxhan çaji kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa komponime në kamomil (Matricaria Recutita) japin të njëjtat efekte tek receptorët e trurit si valiumi apo droga të tjera qetësuese.
Gjithashtu mund të merrni atë si shtojcë, të standardizuar në mënyrë tipike të përmbajë 1.2% apigenin (një përbërës aktiv), së bashku me lule të thata kamomili.
Në një studim në Universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, pacientët me çrregullim ankthi që morën kamomil për tetë javë kanë pasur një rënie të konsiderueshme të simptomave të ankthit, krahasuar me pacientët që nuk e kanë marrë.