Ndoshta jeta private nuk ka arsye t’i intersojë askujt, por ne e dimë se nëse zgjedh të bëhesh i famshem, automatikisht zgjedh të jesh nën vëzhgimin dhe interesimin e gjithë publikut.
Sa i takon ndarjes së këtij çifti të mrekullueshëm, u raportua se shkaku i kësaj ndarjeje, ishte zënja “mat” e Robertit me një vajzë nga Prishtina.
Mirëpo, përpos kësaj, GazetaBlic ka arritur të mësojë se Nora Istrefi ka vendosur ta braktisë Robertin, pasi që ia ka zënë një numër të konsiderueshëm të bisedave në telefon, me po këtë vazjë nga kryeqyteti.
Bjondina, e cila arriti të bëhet shkas i ndarjes së dy prindërve të Rene-s, është një modele me sy të gjelbër, me një trup për t’ia pasur lakmi, thjesht me një bukuri të hatashme. Dhe mbi të gjitha, ajo tanimë është vetëm 20 vjeç; hiç më shumë.
Vajza në fjalë, shpesh shfaqet edhe me fotosesione të ndryshme, si dhe nga persona të tjerë të estetikës, qoftë lidhur me grimin, flokët e shumë veçori të tjera. Dhe ta themi troç, se e meriton të jetë pjesë e këtyre “reklamave”. Jo për gjë tjetër, por natyra e ka bërë të bukur, ndonëse është mjaft e re në moshë.
Ndryshe, çifti Berisha ka plot 3 javë që po jeton ndaras.