Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja leksionet e Enver Hoxhës gjatë luftës…për seksin!

2016/04/18 at 12:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja leksionet e Enver Hoxhës gjatë luftës…për seksin!

Për 50 vite me radhë breza të tërë shqiptarësh janë edukuar me modelin e partizanit si figurë e lartë e paprekshme. Diktatori e kishte ngritur në piedestal figurën e partizanit dhe këshu u mësua për 50 vjet se të tillë ishin luftëtarët e lirisë. Por e vërteta na ka ardhur e mangt. Padyshim që ka pasur të rinj që luftuan me vullnet të mirë për lirinë e vendit. Shumë dhanë jetën për liri por kjo nuk do të thotë që historia e luftës partizane të ketë qënë e pastër ashtu siç e paraqitën komunistët për 5 dekada.


Dokumentet kanë nisur të dalin në dritë dhe janë të pakundërshtueshme për nga faktet që sjellin. Një letër e diktatorit Enver Hoxha drejtuar komisarit të Brigadës së VII­të sulmuese, evidenton anën e errët të luftës partizane atë që në fakt është përfolur edhe më parë, por që deri tani nuk ishin publikuar dokumenta. Fotokopje e materialit original të letrës së Enver Hoxhës flet për abuzime mes partizanve në këtë brigadë partizane. Porositë e udhëheqësit për partizanët se si të lidhen dhe si të operojnë në marrëdhëniet intime mes tyre duke renditur sipas rëndësisë së partisë, dashurinë dhe seksin, e sjell të qartë situatën në kohën e luftës. Brigada e VII­të sulmuese me sa duket kishte qënë problematike ashtu si dhe të tjera dhe për këtë arsye udhëheqësi ishte detyruar të shkruajë leksonine tij mbi dashurinë dhe seksin për të ndërgjegjësuar partizanët që po “luftonin” maleve për liri, por që kishin ngatërruar punët e luftës me ato të seksit. “Epshet seksuale të partizanëve ishin kthyer në problem për Komitetin Qëndror dhe Enveri e evdideton këtë në letrën drejtuar komisarit. Të gjithë detajet vijnë përmes këtij dokumenti që sjell në mënyrë të pakundërshtueshme atë anë të errët të luftës partizane.

Pjesë nga letra “I dashur shok”!

Morëm raportin tënd mbi gjenjden në organizatën e partisë në brigadën e VII­të. Metoda e punimit në celula e në byro të ndryshme të brigadës është e mirë por vetëm duhet që kjo të mos jetë okazionale por të vazhdohet edhe ndihma nga ana jote si dhe kontrolli i zbatimit të detyrave që iu caktohet, të bëhet i dendur…. Kadriu mori mjaft shënime kur erdhi këtu, për përgatitjen e e një aktivi si dhe tema të ndryshme që mund të përgatitni dhe ti mbani në brigadë. Artikujt dhe qarkoret e ndryshme që ju vijnë, duhet ti këndoni me kujdes dhe ti punoni. Për shumë çështje që kanë ngjarë atje në brigadë, janë në lidhje me abuzime, vjedhje dhe çështje seksuale kemi biseduar me Lilen dhe ay do të vërë në korent për zgjidhjet që mendojmë

sevdaja partizane

Çështjet e dashurisë së lirë duhet të shtrohen drejt dhe me guxim e sidomos për anëtarët e partisë. Por s’mjafton të shtrohet drejt por edhe të dihet e të zbatohet pa kaluar në ekstremitete. Do të jetë një gabim i madh e do të kemi mjaft dëme në rast se e shohim këtë çështje në mënyrë sektare por nga ana tjetër do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme dhe e drejtë. Për të shkuar drejt në këtë çështje duhet që ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale…

sevdaja 2

Vetëm ku qëndron e keqja? Shokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër dhe më vonë atyre iu bie ndërmënd ta njohin më mirë shokun që kanë zgjedhur por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha dhe shkëputja bëhet e paevitueshme.

Një gjë e tillë mund të ketë edhe konsekuenca të këqija në rast se keqkuptohet nga shokët, pse aherë të gjithë do të shkojnë çifte­ çifte për tu njohur më mirë dhe të harrojnë çdo gjë tjetër. Këtë çështje nuk duhet ta shtroni në mënyrë që ajo të bëhet çështja kryesore e ditës dhe të harrohet çdo gjë tjetër. Seksioni politik suprimohet pse shokët e këtij skesioni me përjashtim të Ramiz Alisë dhe deri diku të Myzafer Trebeshinës, nuk e kishin kuptuar detyrën dhe lëshime, gabime, neglizhenca janë regjistruar në aktivitetin e tyre…/27.al



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Nisin punimet e TAP-it në Shqipëri, Rama: Do punësohen 15 mijë vetë

Nisin punimet e TAP-it në Shqipëri, Rama: Do punësohen 15 mijë vetë

Ja shenjat kur s’jeni partnerë të mirë në shtrat

Ja shenjat kur s'jeni partnerë të mirë në shtrat

Eneda Tarifa kënga më e votuar e Eurovizionit

Video/ Enedës nuk i ndahen problemet, harron këngën në Londër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com