Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dekoroi dy ditë më parë drejtorët ndër vite të Policisë së Shtetit, e ndërsa në sy ra mungesa e dy ish-drejtorëve gjatë qeverisjes Berisha, të cilët nuk ishin ftuar.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim duke treguar dy prej ish-drejtorëve të dekoruar, që sipas tij kanë shtypur revoltat popullore gjatë diktaturës.
Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
I perndjekuri politik dixhital denoncon:
Dekorimin e xhelateve te diktatures;
-Kasem Kaso, xhelati qe shtypi shtazerisht revolten e Spaçit
-Agron Tafa, xhelati qe shtypi mizorisht revolten e Qaf Barit. sb
“Pershendetje doktor Ministri Tahiri dy ditë më parë ka pritur në zyrën e tij “veteranët” e Policisë së shtetit. Ky në foto është ish drejtori Kasem Kaso (89 vjeç), ai mbahet mend për shtypjen e revoltës së Spaçit në vitin 1973. Një tjetër efektiv e veteran që u vlerësua ishte Agron Tafa, ai mbahet mend për shtypjen e revoltës së Qafë-Barit në vitin 1984.”