Qeveria ka realizuar një rokadë emrash në poste drejtuese në disa ministri dhe drejtori kryesore në vend.
Opinion.al ka mësuar se Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve shkon Vasilika Vjero.
Vjero zëvendëson në këtë post Briseida Shehaj, e cila tashmë do të mbajë postin e zëvendësministres së Ekonomisë.
Vasilika Vjero ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR).
Ndërsa, vendin e saj e ka zënë ish-drejtoresha e përgjithshme e Doganava, Pranvera Fagu.
Bela Ikonomi, këshilltare e kryeministrit Rama, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Doganave.
Irena Beqiri shkon këshilltare pranë kryeministrit Rama.
Gjithashtu, Genc Mete është emëruar zv.ministër tek Ministria e Financave.