Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kush ishin zakonet më të këqija që kishin gjenitë botërorë

2016/04/06 at 11:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush ishin zakonet më të këqija që kishin gjenitë botërorë

Frojdi pëlqente kokainën, Balzaku pinte 50 kafe në ditë, Tesla nuk flinte kurrë. 7 gjenitë siç nuk i keni njohur kurrë. Ja pjesët më të errëta nga jeta e 7 personaliteteve me famë botërore.


“Gjeniu dhe i çmenduri kanë diçka të përbashkët: të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët” thoshte Arthur Schopenhauer. Ndërkohë që Ennio Flaiano shprehej: “E keqja më e madhe që mund ti ndodhë një gjeniu është të kuptohet”.

Dhe moskuptimi i gjenive nis shpesh nga mënyra se si ata jetojnë dhe nga zakonet e tyre. Për shembull…

Agatha Christie

Pavarësisht veprave të saja, 66 romane policore dhe 14 përmbledhje me tregime, shkrimtarja e madhe e librave policor nuk dinte çfarë është një tavolinë pune. Ajo nuk ka pasur kurrë një zyrë, “Vrasje në Orient Ekspres” e ka shkruajtur në një dhomë hoteli. Në të vërtetë ajo shkruante në çdo ambient: në kuzhinë, në dhomën e gjumit, në udhëtim. Për të shkruajtur romanet e saj të famshëm shpesh përdorte një proces të kundërt, si fillim përshkruante skenën e krimit, me tej detajet dhe pastaj të tjerat, duke përfshirë edhe protagonistët.

Honoré De Balzac

Të themi se e donte shumë kafenë, është pak. Ai ishte i varur nga kafeja. Në kohën kur shkruante “Komedinë Njerëzore”, ka konsumuar deri në 50 kafe ne ditë. Në 1830 ai botoi në një revistë franceze artikullin me titull “Kënaqësitë dhe dhimbjet e kafesë”, ku lexohet: “Kafeja rrëshqet në stomak, dhe menjëherë ndien një emocion të përgjithshëm. Idetë fillojnë të lëvizin si Batalioni i Armatës së Madhe në fushën e luftës dhe beteja nis Mendimet vërshojnë me shpejtësi, sikur të ishte era që ti sillte”.

Sigmund Freud

Po ta vini re, babai i psikoanalizës dhe i neuroshkencës moderne shpesh portretizohet me një cigare midis gishtave. Nuk është një rastësi

E vërteta është se tymoste në çdo çast, derisa një mik i tij mjek e paralajmëroi se nëse vazhdonte me të njëjtin ritëm rrezikonte një aritmi të zemrës. Frojdi provoi që ta ndërpriste, por pa sukses. Mungesa e cigareve i shkaktoi një depresion të rëndë. Cigarja nuk ishte vesi i vetëm i Frojdit: pëlqente edhe kokainën, që nuk hezitonte ta quante “një substancë magjike”.

Albert Einstein

Alberti i vogël kishte vështirësi me të folurën, gjë që shqetësoi jo pak prindërit e tij. Zhvillimi i tij më i ngadaltë se i fëmijëve të tjerë, i kishte dhënë atij më shumë mundësi për të vëzhguar elementët bazë të jetës, si hapësira dhe koha. Shoferi i tij Stanley Cohen, në librin e tij “Koha ime me Einstein” shkruan se ai dëshironte të luante në violinë pjesë të Mozartit ndërsa shkonte në ekskursione për të shikuar zogjtë. Dhe vetëm duke dëgjuar muzikën që ai luante emocionohej derisa qante.

Nikola Tesla

Ai nuk lodhej kurrë: punonte deri në 20 orë në ditë dhe flinte vetëm 4 orë. Ky zakon i shkaktoi një lodhje mentale të parakohshme…në moshën 25­vjeçare. Mbas kurimit ai vazhdoi me të njëjtin ritëm deri në moshë të madhe, pa pushim. Ai kishte dy antipati të mëdha: gratë e shëndosha dhe florinjtë.

Thomas Edison

Për të zgjedhur bashkëpunëtorët e tij (kërkuesit), kishte një mënyrë të çuditshme: ju kërkonte të hanin një enë të madhe me supë. Ata që

hidhnin kripë ende pa e provuar, eliminoheshin. Gjithashtu ai praktikoi tek bashkëpunëtorët e tij gjumin polifasik (disa herë në ditë), sipas tij duke fjetur më shumë ata ishin më produktivë.

Bobby Fischer

Nuk i kishte mbushur të 30­tat kur në vitin 1972 fitoi kampionatin botëror të shahut. Por fitorja nuk do të ishte një ogur i mirë: karakteri i tij jo social dhe polemik e bëri të tërhiqej dhe mos të luante më për 20 vjet. Ju kthye shahut në vitin 1992, kur ish­Jugosllavia ishte në luftë, duke shkelur embargon e OKB­së dhe në konflikt të hapur me qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Kjo i kushtoi një padi dhe një urdhër arresti gjë që e çuan atë të mos kthehet më në shtëpi. Atdheu i tij për të cilin në ‘72­in kishte përfaqësuar në tryezën e shahut me ftesë të Sekretarit të Shtetit Henry Kissinger. Psikologët e kanë studiuar për një kohë të gjatë gjeniun rebel dhe arritën në përfundim se Fischer, vuante nga sindroma e Asperger. Një problem zhvillimi, i të njëjtës familje me autizmin, i cili sjell izolim dhe probleme komunikimi.

*Marrë nga Fokus.it Përgatiti: Aurora Allushaj

 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Horoskopi. E Hënë 18 Janar 2016

Horoskopi, 7 prill

Ja kush janë 9 helikopterët “grabitqarë” më të fuqishëm në botë

Ja kush janë 9 helikopterët "grabitqarë" më të fuqishëm në botë

Veseli në burg?

Veseli në burg?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com