Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kush i furnizon me Kallashnikovë terroristët islamikë

2015/12/29 at 5:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush i furnizon me Kallashnikovë terroristët islamikë

Në vitet e para pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, brezat me eksploziv, automjetet-bomba dhe ato artizanale ishin arsenali kryesor i xhihadistëve.

Por ndërkohë që në vitin 2015 pati një seri sulmesh terroriste, që nga “Charlie Hebdo”, resorti turistik në Tunizi, Kopenhagen dhe Paris, arma kryesore për të marrë jetë ka qenë AK-45 ose Kallashnikovi.

Përgjatë të gjithë Europës, sulmet terroriste më së shumti janë bërë me Kallashnikov këtë vit. Më 13 nëntor, gjatë sulmeve terroriste në Paris, bombat vranë shumë pak njerëz, ndërsa Kallashnikovët morën më shumë jetë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me sulmet terroriste në Tunizi dhe ato në Qendrën Tregtare të Nairobit në Kenia. Kjo armë është përhapur prej vitesh në të gjithë vendet ku ka konflikte.

Por u desh që të ndodhnin sulmet terroriste në Paris, që Europa të niste të diskutonte mbi këtë problem. Tashmë, ligjvënësit në të gjithë Europën po kërkojnë të zbulojnë disa të vërteta. Nga vijnë të gjithë këta kallashnikovë? Cilët janë ata që bëjnë pazaret për shitjet e tyre? Dhe pse këto armë po bëhen kaq “popullore”?

Lidhja me Ballkanin

Një pjesë e vogël e përgjigjes mund të gjendet në Ballkan. Më saktësisht mes maleve të Malit të Zi. Në një shtëpizë, Zeljko Vucelic jeton në kushte të vështira. Shtëpia e tij ka mure me egrasi, nuk ka tapet dhe në të gjendet vetëm një televizor, një sobë dhe frigorifer.

Ai jeton bashkë me të vëllanë dhe janë dy djemtë e vetëm të një familjeje pa pasardhës. Vëllai i tij, Vlatko përpiqet të nxjerrë ndonjë të ardhur në tymnajën e tregut ilegal të armëve.

Më 11 nëntor të këtij viti, vëllai i Zeljkos, Vlatko Vucelic u ndalua në një autostradë të Gjermanisë me një arsenal armësh. Një pistoletë, dy granatë dhe 200 gramë eksploziv iu gjetën në trup. Ndërsa në mjet kishte 8 kallashnikovë. Policia nuk e mori Vlatkon si të dyshuar për lidhje me terroristët, por dihet se ai është vetëm një peshk i vogël në oqeanin e madh të tregtisë së armëve që qarkullon 320 milionë dollarë në vit.

Rruga e tregtimit të armëve kalon nga Ballkani, drejt Sllovenisë dhe Austrisë, më pas gërshetohet në Gjermaninë Jugore. Vetë Vlatko i shiste armët në Paris duke ndjekur këtë rrugë.

Origjina

Kur policia përdor fjalën kallashnikov për armët që sekuestron, e ka fjalën për një markë legjendare e cila tashmë mund të prodhohet kudo.

E dizajnuar nga gjenerali sovjetik Mikhail Kallashnikov, modeli i parë i AK-47 u përdor për herë të parë në shërbimin ushtarak sovjetik në vitin 1948. Sot për sot, këto armë prodhohen me licencë në 30 vende të ndryshme të botës, me Kinën që udhëheq këtë prodhim. Por edhe armët që prodhohen brenda kuadrit ligjor mund të bien pre e kontrabandës. Kina eksporton pjesën më të madhe të këtyre armëve në shtetet afrikane. Këto armë përfundojnë në tregun e zi për dy arsye kryesore. Së pari, janë vetë ushtarët e këtyre vendeve që paguhen shumë pak dhe gjejnë mënyra për t’i shitur në tregun e zi dhe së dyti, këto vende furnizojnë rebelë të vendeve fqinje. Një raport i OKB-së ka zbuluar se armët libiane pas rrëzimit të Gadafit janë shitur në tregun e zi duke kaluar në 14 shtete të ndryshme.

Këto armë kanë qenë të destinuara për tregun europian. Ndërkohë që prodhimi i kallashnikovëve shkon në 1 milionë të tillë në një vit, ka ende shumë prej tyre që janë zhdukur nga Ballkani Perëndimor dhe vendet ish-sovjetike. Vetëm gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri u zhdukën rreth 750 mijë kallashnikovë nga depot e ushtrisë. Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në tregun e zi.

Ekspertët thonë se është mjaft e lehtë t’i përdorësh këto armë, aq sa në disa vende, janë parë gjatë konflikteve edhe fëmijë që i përdorin. Edhe në Serbi, janë zhdukur mbi 900 mijë kallashnikovë pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me depot ushtarake në Ukrainë, Bjellorusi dhe vendet e tjera ish-sovjetike. Një analizë e imtësishme e armëve të përdorura në sulmet e Parisit nxori në dritë se ato vinin nga vendet e Ballkanit Perëndimor. / “The Guardian”

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Arrestohet shqiptari sapo del nga burgu, përdhunoi rumunen gjatë gjithë natës   

Arrestohet shqiptari sapo del nga burgu, përdhunoi rumunen gjatë gjithë natës   

Fjalët profetike të Putinit, rusët detyrohen t’i lexojnë 

Fjalët profetike të Putinit, rusët detyrohen t'i lexojnë 

Tensioni Turqi-Rusi, NATO gati raketat kundër Kremlinit 

Tensioni Turqi-Rusi, NATO gati raketat kundër Kremlinit 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com