Një shqiptar u arrestua dy ditë më parë në Ravena të Italisë, i dyshuar për lidhje me ISIS.
Policia ka bërë publik identitetin e 28 vjeçarit, i arrestuar për terrorizëm.
Fortion Llusha, kishte qëllur më parë me armë në një park publik. Qytetarët u alarmuan kur e panë të endej rrugëve me grykën e pushkës së mbushur lart dhe lajmëruan policinë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti mbishkrimin në gjuhën shqipe: “Allahu është i madh.”
Mësohet se personi frekuentonte rregullisht xhaminë.