Policia e Elbasanit pak pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet ka bërë me dije identitetin e personit të plagosur.
Burimet zyrtare thanë se ai është Qani (Alibeaj) Zylyfi nga Peqini.
Mësohet se ai njihet edhe me nofkën “Doni”. Pas plagosjes me armë zjarri ai është dërguar në spitalin e qytetit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NGJARJA
Zylyfi është qëlluar rreth orës 20:30 në rrugën ‘Rinia’ nga një person që lëvizte me një makinë tip BMW.
Autori pas ngjarjes është larguar menjëherë drejt qendrës së qytetit.
Policia ka gjetur disa gëzhoja në vendin ku ka ndodhur atentati.
Janë ngritur postoblloqe të shumta në aksin ElbasanTiranë, ElbasanLibrazhd dhe Elbasan Cërrik për të bërë të mundur kapjen e autorit