TIRANE- Genc Gjokutaj është avokati i njohur. Emri i tij u mbajt diskret nga policia që publikoi videon e debatit të tij me policin rrugor për heqjen e patentës. Përmes burimeve mësohet emri i tij. Videoja i përket datës 12 janar të këtij viti dhe shfaq me zë dhe figurë momentin kur efektivi i Qarkullimit ndalon një automjet tip “Range Rover”, e cila nga matja me radar rezultoi se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Automjeti drejtohej nga një avokat, emrin e të cilit Policia nuk e bëri publik, për shkak të ruajtjes së privatësisë, por burimet na thanë se bëhej fjalë për Genc Gjokutajn.