Familja Mbretërore Shqiptare ka njoftuar ditën e martesës së Princit Leka me Elia Zaharinë. Data e martesës së tyre është vendosur më 8 tetor 2016, dhe do të zhvillohet në Tiranë. Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia bashkëjetojnë prej shumë vitesh sëbashku dhe në tetor do të kurorëzojnë në martesë, dashurinë e tyre shumë vjeçare.