Sulmuesi Admir Mehmedi, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë, shkruan Albinfo.
Mediat bëjnë me dije se të dytë kanë caktuar dasmat e tyre në një prej restoranteve më luksoze në Gostivar. Memedi ka caktuar dasmën më 17 korrik, kurse një javë më vonë (24 korrik) është dasma e Mustafit.