Rrudhat janë dukuri e pashmangshme te secili person, ndërsa kremi i mëposhtëm largon rrudhat, zbut, tërheq dhe shtrëngon lëkurën tuaj.
Përbërësit:
1 lugë vaj bademi apo ulliri
1 të verdhë veze
1 lugë mjaltë
2 lugë vazelinë
Përgatitja:
Zbuteni vazelinën me ndihmën e avullit të ujit. Ky proces do të zgjasë disa minuta. Pastaj në të shtoni përbërësit e tjerë. Të gjithë përzieni mirë derisa të përftohet një masë homogjene dhe kremi juaj është gati!
Mund ta ruani në kuti të ndonjë kremi të vjetër.
Lyeni lëkurën lehtë duke i bërë masazh. Pas 30 minutave mund ta hiqni kremin me facelotë të lagur.
Vërejtje: Nevojitet më shumë se një orë që kremi të absorbohet në lëkurë, andaj lyeni fytyrën së paku dy orë para se të shkoni në shtrat.
Ruajeni kremin në frigorifer./ Telegrafi