“T’ka lali shpirt” është kënga e parë shqiptare e cila ka 200 milion klikime në You Tube.
Në një intervistë dhënë kohë më parë për Opinion.al këngëtarja Silva Gunbardhi është shprehur shumë e lumtur për suksesin e këngës.
Mirëpo një tjetër këngë shqiptare duket se po ecën në të njëjtat gjurmë dhe ajo është ” Bonbon” e Era Istrefit.
Ajo ka aktualisht më shumë se 80 milion klikime. Jo më kot BonBon u përzgjodh si kënga e vitit ne Top Awards.