Ministria e Brendshme e Turqisë ka publikuar fotografinë e vajzës 24vjeçare, Seher Cagla Demir, që kreu sulmin me bombë në Ankara, ku mbetën të vdekur 37 persona.
Në një deklaratë për media, Ministria e Brendshme ka thënë se ajo ishte bashkuar me PKK’në në vitin 2013, ku gjithashtu kishte mbajtur trajnime për Njësitë për Mbrojtjen e Popullit në Siri.
Partia Kurde, përmes një deklaratë në faqen e saj online se Seher Cagla Demir, kanë konfirmuar se sulmi ishte kryer nga vajza që shihni në foto. Ajo besohet se është trajnuar nga baza e rebelëve kurd në Siri, e njohur si YPG. “Sulmuesja ka qenë pjesë e një organizate terroriste separatiste dhe më vonë kaloi në Siri ku u trajnua nga grupi terrorist YPG”, thoshte në deklaratë Ministria e Brendshme.