Kjo foto e rralle e shkrepur me gjase ne vitet 1997 – 1998 dhe qe qarkullon ne internet eshte nje nder fotot shume te rralla te Hashim Thacit ish liderit politik te UCK – se dhe Kryetar aktual i PDK – se me arme ne dore. Thaci qe ka qene dy here Kryeminister i Kosoves ka pak foto nga periudha e ilegalitetit dhe e luftes se Kosoves. Ai u perfshi ne levizjen ilegale ne fillim te viteve ’90 dhe doli ne ilegalitet rreth vitit 1994. Per disa kohe jetoi me Shqiperi dhe ne Zvicer dhe u kthye ne Kosove me shperthimin e veprimeve luftarake te UCK – se. Ndersa pjesa me e madhe e themeluesve te UCK – se u bene komandante ai zgjodhi pergjegjesite politike. Ne shkurt 1999 ai ishte Kryetar i delegacionit te Kosoves ne Rambuje dhe pas saj, Kryeminister i Qeverise Provizore. Pas luftes Thaci krijoi formacionin e tij politik qe e quajti PDK.