Ky koleksion fotosh, reflekton diçka nga ndienjat dhe emocionet që bota jonë njerëzore ndesh çdo ditë. Sapo i sheh, është vështirë për t’i harruar. Mbi të gjitha, secila prej tyre përmban një mesazh të fuqishëm njerëzor.
Kinë-një djalë 11 vjeçar që vuante nga një tumor në tru kërkoi që orgnet e tij t’i dhuroheshin dikujt tjetër. Në foto duken doktorët teksa i shprehin falenderimin atij dhe nënës së tij.
Një vajzë 10 vjeçare nga Lindja e Mesme buzëqesh e lumtur pasi fitoi lirinë prej divorcit nga burri i saj në moshë të madhe.
Një murg nga Azia ndan ushqimin e tij me një tigër.
Një burrë nga Bali luan në flaut për të argëtuar këtë djalë me aftësi të kufizura, të cilin e do si djalin e tij.
Një kirurg i ulur pranë pacientit të tij, pas një operacioni 23 orësh për transplantin e zemrës. Asistentja e tij po fle në cep të dhomës.
Një gazetar duke vrapuar përgjatë një ure me një fëmijë, gjatë Luftës Civile Spanjolle në 1936.
Vankuver/ Një muzikante qan gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit.
100.000 murgj luten për paqen në botë.
Kosovë/ Një djalë i vogël po kalon telat rrethues të një kampi refugjatësh për te prindërit e tij.
Një grua nga fisi Mursi i Etiopisë shfleton për herë të parë revistën “Vogue”. Një vajzë e vogël nga Guatemala kapet fort pas maces së saj.
A.H