Janë publikuar emrat e parë të viktimave të masakrës në Nisë të Francës, ku mbetën të vrarë 84 persona pasi një kamion u fut përmes turmës që ndodhej në shëtitore.
Nga Berlini zyrtar mësohet se mes viktimave ndodhj një mësues dhe dy studentë ndërsa Ministria e Jashtme e Estonisë ka konfirmuar se dy shtetas të Estonisë janë plagosur, por pa dhënë detaje më shumë.
Mes viktimave ishte Sean Copeland, 52 vjeç nga Austin i Texas, i cili u vra gjatë sulmit së bashku me djalin e tij 10 vjeçar të quajtur Brodie.
Linda Casanova, është një tjetër viktimë, 54 vjeçare nga Agno Ticino, një rajon italisht-folës në Zvicër.
Angelo D’Agostino 71 vjeç dhe Gianna Muset 68, Andrea Avagnina e Marinella Ravotti janë katër shtetas italianë, fati i të cilëve sipas mediave italiane nuk dihet ende.