Vëllezërit Xhaka në të njëjtin ekip. Ky është lajmi që publikon e përditshmja “Bild”.
Gazeta gjermane shkruan se Taulanti mund të shkojë te Borussia Monchengladbach, ndonese për të ka patur interes edhe skuadra të Serie A.
Kjo është një mënyrë për të mbajtur edhe Granitin në ekip.
Kapiteni mund të zgjasë qëndrimin e tij edhe pse kërkohet nga disa skuadra të njohura, për shkak të mbërritjes së vëllait më të madh në ekip. Të dy kanë luajtur te Basel, Taulanti qëndroi, ndërsa Graniti u transferua te Monchengladbach ku tani mban edhe shiritin e kapitenit.
Sipas “Bild” Graniti e ka ëndërr të luajë edhe një herë në një ekip me vëllain e tij. Sido që të shkojë ata do të takohen në finalet e Europianit këtë verë, por si kundërshtarë, pasi Shqipëria e Taulantit do të luajë ndaj Zvicrës së Granitit më 11 qershor në Lens.