Emri i bimës “sherebelë” rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “shërim”.
Sherebela është një aleate e vlefshme e femrave, në veçanti për shqetësimet që mund të ndodhin çdo muaj me ciklin menstrual, por edhe në moshën e menopauzës.
Efektet e kësaj bime ndihmojnë për të balancuar sistemin hormonal.
Në lidhje me menopauzën, efekti pozitiv i sherebelës lidhet me zbutjen e problemit të bezdisshëm të flukseve të nxehtësisë.
E dobishme edhe në rastet e dhimbjes së kokës, migrenës dhe problemeve të frymëmarrjes dhe sekrecioneve të mushkërive.