Rihanna ka shpenzuar rreth 1.8 milionë dollarë duke blerë një vilë të re në Barbados për babain e saj, Ronald Fenty. Këngëtarja 28-vjeçare ka blerë këtë shtëpi në një zonë të Sandy Lane, ku banojnë personazhe të famshëm si Beyonce, Jay Z dhe Simon Cowell.
Kjo super dhuratë për babain e Rihanna-s, vjen pas shtëpisë që ylli i muzikës bleu për nënën e saj në 2012. Në një intervistë të dhënë për revistën “Now”, Roland është shprehur: “RIRI u tregua shumë bujare. Më dërgoi disa oferta shtëpish mes të cilave mund të zgjidhja. Unë preferova këtë, jo se është më e shtrenjta por ka kopsht”.