Çdokush është i interesuar të dijë sesa i sigurt është vendi në të cilin jeton.
Për arsye pune apo udhëtimi mund t’ju bie rasti të zhvendoseni në një vend tjetër.
Pikërisht për këtë arsye ne do ju njohim më poshtë me dhjetë vendet më pak të rrezikshme nga shkatërrimet natyrore dhe dhjetë vendet më mundësi më të larta për tu prekur nga kapriçot e natyrës.
Bazuar në të dhënat e marra nga Raporti i Riskut Botëror 2015, Universiteti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Sigurinë Njerëzore (Uhu-EHS) zbuloi vendet që paraqesin rrezikshmëri më të lartë dhe më të ulët.
Rezultatet ilustrohen në një hartë e cila përdor disa ngjyra: nga e verdhë e zbehtë në të kuqe për të treguar nivelet e rrezikut.
Ngjyrat e errëta tregojnë rreziqet më të larta nga fatkeqësitë natyrore.
10 shtetet më të sigurta nga katastrofat natyrore janë:
1. Katari -me 0.1 % shans
2. Malta – me 0.61 % shans
3. Barbados – me 1.16 % shans
4. Arabia Saudite-me 1.32 % shans
5. Granada – me 1.44 % shans
6. Islanda -me 1.55 % shans
7. Kiribati -me 1.78 % shans
8. Bahrain -me 1.81 % shans
9. Emiratet e Bashkuara Arabe- me 2.1 % shans
10. Suedia -me 2.26 % shans
10 shtetet më pak të sigurta nga katastrofat natyrore janë:
1. Vanuatu – me 36.43% shans
2. Tonga – me 28.23% shans
3. Philippines – me 27.52% shans
4. Guatemala -me 20.88% shans
5. Bangladesh – me19.81% shans
6. Solomon Islands -me 18.11% shans
7. Kosta Rika -me 16.94% shans
8. Kamboxhia -me 16.9% shans
9. El Salvador -me 16.85% shans
10. Timor-Leste – me 16.37% shans
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Adela Zeneli/ Opinion.al