Miratimi i dekreteve të Presidentit Nishani për emërimin e ministrave të rinj Ahmetaj e Ikonomi, ka sjellë surpriza brenda së majtës.
Ndonëse e kanë patur të aplikuar kartën e prezencës së deputetit, disa deputetë socialistë nuk kanë votuar për emërimin e kolegëve të tyre.
Vasilika Hysi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Cani, Parid Cara, Arta Dade, rezultojnë sipas listës së këtij procesverbali të Kuvendit se nuk kanë votuar.
Në votim nuk ka marrë pjesë as aleati i të majtëve Nard Ndoka.