Djali i deputetit demokrat Mhill Fufi është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës, dënim i cili do t’i konvertohet në shërbim prove me kusht.
Djali 17-vjeçar G.Fufi u arrestua nga policia në 4 dhjetor të 2015-ës në afërsi të shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë me një pistoletë pa leje.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, u fol për parandalimin e një vrasje, që mund të ndodhte gjatë konfliktit mes disa të rinjve në gjimnaz, ku i përfshirë ishte dhe djali i deputetit.
Dënim me kush mori edhe shoqja e Fufit, M.Bufi, e cila për dy vite nuk duhet të kryeje një vepër tjetër penale apo të shoqërohet me persona me precedentë penalë.
Vendimi u dha pas 4 seancave të zhvilluara në total, nga gjyqtari pranë Dhomës Penale në Tiranë, Arben Micko.