Manaferra është një frut që ka veti shëruese, për shkak të përmbajtjes që gjendet te pjesë të ndryshme të saj si gjethet, lulet, rrënja dhe fryti.
Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e enjtjes së syve dhe fytyrës.
Te manaferra gjenden minerale dhe vitamina si: kalium, fosfor, magnez, klor, kalcium,vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë C.
Studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla .