Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja cilat janë SST-të që transmetohen edhe me prezervativ

2018/01/25 at 6:15 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja cilat janë SST-të që transmetohen edhe me prezervativ

Disa nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kalohen edhe nëse përdoret prezervativ gjatë penetrimit. Këto sëmundje transmetohen nga kontakti me lëkurën gjatë seksit. Kjo ndodh kur një SST në lëkurë vihet në kontakt me një pjesë të infektuar të pa mbuluar me prezervativ.


Prezervativët janë një barrierë për sëmundjet që gjenden në lëngjet trupore si sperma, sekrecionet vaginale dhe gjaku. Në këtë rast prezervativët qofshin për meshkuj apo për femra pengojnë shkëmbimin e lëngjeve.

Vetëm prezervativët e krijuar për parandalimin e SST-ve konsiderohen të përshtatshme, ndërsa ato natyralet që prodhohen me lëkurë qengji nuk janë të sigurta. Poret e tyre janë të vogla dhe nuk lejojnë spermën të kalojë, por viruset dhe bakteret po.

Janë pesë sëmundje seksualisht të transmetueshme nga të cilat prezervativi nuk të ruan:

Herpesi Gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme virale që rezulton në plagë dhe enjtje te organet gjenitale, anusi dhe pjesa e sipërme e kofshëve. Duke qenë se plagët janë të përhapura në zona që nuk mbulohen nga prezervativi, mund të kalohen nga partneri në partner. Herpesi është  i përhapur në gjysmën e popullsisë. Tipi i parë është oral (ftohja e fytit) dhe tipi i dytë është gjenital. Nëse keni herpes oral dhe performoni seks oral, atëherë mund t’i kaloni partnerit herpes gjenital. Herpesi mund të rrijë në gjendje të fjetur për vite me rradhë. Neës shfaqet papritur tani, mund ta keni marrë edhe përpara 10 vitesh.

Sifilizi është një infeksion bakterial shumë ngjitës që merret nga kontakti seksual duke përfshirë seksin vaginal, oral dhe anal. Duke qenë se është shumë ngjitëse, kalon lehtësisht të parnerët e tjerë pavarësisht prezervativit.

HPV (human papillomavirus) është SST-ja më e përhapur. Rreth 90% e vajzave nga mosha 20-25 vjeç janë të ekspozuara ndaj këtij virusi. HPV ka 100 tipe që ndahen të rrezikshmërisë së lartë, rrezikshmëri ndoshta e lartë dhe rrezikshmëri e ulët. Dy prej këtyre tipeve (HPV16 dhe HPV18) njihen si shkaktarët kryesorë të kancerit cervical (kanceri i mitrës). Këto tipe qarkullojnë te 20% të vajzave. HPV është një sëmundje që shpesh kalon pa u kapur sepse nuk ka simptoma; vetëm disa tipe HPV shkaktojnë lytha. Këto të fundit bëhen shkak i transmetimit në zonat e pambuluara nga prezervativi. HPV është një sëmundje që ende nuk ka kurë dhe përhapja e saj është aq e madhe sa mjekët thonë se të gjithë njerëzit marrin HPV në një moment të caktuar të jetës së tyre. Nuk ka ende një test që detekton HPV te meshkujt por thuhet se organizmi e spastron vetë virusin në një periudhë dy vjeçare. Mjekët sugjerojnë që testi i HPV të bëhet një herë në vit së bashku me pap testin.

Morrat gjenitalë janë Pthirus Pubis që infektojnë gjenitalet. Këto morra janë të përhapura shumë te adoleshentët dhe transmetohen gjatë seksit lëkurë me lëkurë. Morrat gjenitalë kapen dhe jetojnë te qimet pubike dhe kalojnë pavarësisht prezervativit.

MC (Molluscum Contagiosum) është një tjetër sëmundje virale që shkakton lytha apo flluska ngjyrë rozë ose të kuqe në trup. Ndryshe kjo sëmuundje njihet edhe si “lythat e ujshme”. Ndonjëherë këto flluska kanë paraqitje konkave dhe nuk janë të dhimbshme. Kur përhapen rreth zonës së organeve gjenitale konsiderohen SST sepse transmetohen nëpërmjet lëkurës./ Opinion.al

Etiketa: fakteprezervativeseksSST


Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
20 dëshirat e një mashkulli në shtrat

20 dëshirat e një mashkulli në shtrat

Zyrtare/ Mourinho vazhdon kontratën me Unitedin

Zyrtare/ Mourinho vazhdon kontratën me Unitedin

Video/ E dashura e Stresit surprizon nënën e reperit, lot në studion e Rudinës

Video/ E dashura e Stresit surprizon nënën e reperit, lot në studion e Rudinës
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com