Ka përfunduar pas një ore e 40 minuta takimi trilateral Rama-Basha-Meta. Palët do të punojnë me ekspertët e tyre në një draft të vetëm, ku përfshihet propozimi i Victoria Nuland, rekomandimi i Komisionit të Venecias dhe propozimi i demokratëve.
Mësohet se demokratët kanë propozuar nënkryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi, për të negociuar me dy përfaqësuesit e mazhorancës, gjetjen e një zgjidhje të përbashkët deri të enjten, kur edhe pritet të votohet reforma në Kuvend.