Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka thënë se do të preferonte Kupën e Botës para çmimit të Topit të Artë që do të jepet sot në Zyrih.
Ai tha se objektiv i tij gjithmonë kanë qenë çmimet kolektive.
“Është nder për mua që jam edhe një herë këtu. Është e vështirë të harrojmë këtë edicion, ishte një vit i madh”, tha fillimisht Messi gjatë konferencës për media.
“Preferoj kampionatin Botëror apo Topin e Artë të 5-in në karrierë? Gjithmonë kam synuar trofetë kolektive para atyre individuale”