Reperi Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman, pritet që të marrë një dënim të lehtë nga Gjykata e Tiranës. Vetë Cozman ka thënë për ExpressRozë se ai do të dënohet vetëm për konsumim të Marijuanës edhe atë me një dënim të lehtë, por jo dënim të rëndë ashtu sikurse kanë shkruar disa media shqiptare.
“Pritet të këtë një dënim të lehtë por assesi dënim për shitblerje”, ka thënë ai.
Disa media të Tiranës kishin shkruar se Cozman do të dënohet për shitblerje të narkotikëve, një gjë që sipas Cozman është plotësisht e pavërtetë. Madje, një burim i afërt me Cozman thotë për ExpressRozë se ai ka leje për përdorim të marijuanës nga një klinikë në PR për konsumim të kësaj lënde narkotike.
“Cozman absolutisht nuk rrezikon burgimin, sepse nuk ka bazë akuza e prokurorisë për prodhim dhe shitje. Këtë e vërteton edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për ta kthyer në paraburgim Cozman”, thotë ky burim.