Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, pediatre dhe filantropiste janë dy nga njerëzit më me influencë sipas revistës ‘Time’.
Ndonëse për Mark nuk është hera e parë që shfaqet në këtë kopertinë, për Priscilla’n është kopertina e parë në jetë.
Sigurisht, ky rast nuk mund të kalonte pa e marrë vesh e gjithë bota.
Për ta festuar këtë moment të rëndësishëm, Mark hyri në Facebook dhe shkruajti thjesht disa rreshta, mjaftuan veçse pak fjalë, që gjithsecili nga ne të mendojë për lidhjen e vet.
“Në pjesën më të madhe të ditëve, Priscilla punon jashtë dritave të skenës në spital ose në salla leksionesh. Kjo është hera e parë që ajo është në kopertinën e një revistë. Mezi po pres që bota të njohë këtë njeri të fortë, të mirë, të apasionuar që unë e dua kaq shumë”.