Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë një deklaratë dashurie për të dashurin e saj në Instagram.
Ajo e cilëson atë si një dhuratë të çmuar, ndër të tjera, ajo i ka shprehur atij dashurinë dhe mallin që ndjen.
“Sa herë jam në krahët e tua, transformohem në një fëmijë të vogël. Një bebe. Jam shumë e bekuar që të kam. Erdhe 11 ditë pasi unë mbusha 26 vjeç. Një dhurate e çmuar.Të dua, më mungon”, – shkruajti Duffy në postimin e saj.
Ajo e bëri për herë të parë publike lidhjen me domenikanin Rodrigues ditën e të dashuruarve, në 14 shkurt.