Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë ndodhi në të vërtetë natën e grushtit të shtetit në Turqi

2016/07/25 at 8:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja çfarë ndodhi në të vërtetë natën e grushtit të shtetit në Turqi

Revista “Focus” ka botuar një lajm të titulluar “Pushteti, çmenduria dhe Erdogani”, ku ka ndarë melexuesit informacione tejet të rëndësishme lidhur me përpjekjen për grusht shteti të datës 15 korrik. Në këtë lajm, i cili mban poshtë emrin e Frank Nordhausen-it, thuhet se janë dhënë disa“informacione të siguruara nga shërbimi sekret britanik GCHQ” Sipas tyre, GCHQ-ja, vetëm gjysmë ore pasi kishin filluar të shkrepeshin plumbat e parë prej armëve të forcave të armatosura që nisën tentativën për grusht shteti, ka marrë nën kontroll bisedat telefonike, postën elektronike dhe kanalet e tjera të komunikimit virtual. Sipas informacioneve të përftuara përmes përgjimeve, qeveria ka kërkuar që ditën tjetër të nisnin menjëherë punimet për spastrimin në radhët e administratës civile dhe ushtarake, si dhe për deklarimin e Fethullah Gylenit si personin përgjegjës për organizimin e tentativës për grusht shteti.


Ai është gati të hajë edhe eshtrat për të ruajtur pushtetin

Veç të tjerash, Nordhausen-i ndalet veçanërisht edhe në faktin se presidenti turk e cilësoi grushtin e shtetit që në çastet e para si një “mirësi e Zotit”, duke qenë se ajo i jepte tanimë mundësinë për të bërë pastrimet e nevojshme. Madje, fjalë për fjalë, gazetari gjerman shprehet me fjalët: “Fjalitë përçmuese dhe tallëse të këtij njeriu tregojnë se ai është i gatshëm pë r t’ua ngrënë deri edhe eshtrat njerëzve, vetëm si e si të ruajë pushtetin. Ekspertët shprehen se është e dyshimtë edhe që ai të ketë ndjekur një agjendë islame me partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.” Shkruesi i këtij artikulli është takuar edhe me shkrimtarin Nicolas Cheviron, i cili është njëherazi edhe autori i një prej biografive për Erdoganin. Sipas fjalëve të Cheviron-it, edhe pse mund të duket sikur Islami luan një rol të madh për Erdoganin, qëllimi i tij i mirëfilltë nuk është islamizimi. “Për Erdoganin i rëndësishëm është pushteti. Gjithçka tjetër vjen pas tij,” – ka deklaruar ai.

Bëri gjithçka që i duhej për të arritur një pushtet absolut

Edhe Nordhausen-i vetë thotë se Erdogani ka ndjekur një plan të pandryshuar qysh nga ditët e Kasëmpashës në rrugën e tij drejt pushtetit, duke bërë çdo gjë që iu duk e dobishme për ta vënë në jetë këtë plan. Madje ai ka shtuar se ky ka qenë gjithmonë parimi i tij politik. Duke nënizuar se edhe reformat e ndë rmarra gjatë viteve të para kur erdhi në pushtet kanë qenë pjesë e kësaj taktike, gazetari gjerman shton se: “Erdogani ka qenë ai që e pati rrëzuar ligjin e dënimet me vdekje (me varje), të cilin tani po kërkon që ta kthejë edhe njëherë në fuqi. I dha edhe njëherë rëndësi të veçantë ligjit të mbrojtjes së nderit në rast ngacmimi; u ofroi kurdëve mundësi për të mësuar gjuhën nëpër qendra kursesh; hapi kisha për besimtarët e krishterë, si dhe theu njëfarësoj pushtetin absolut të forcave të armatosura në Turqi. Qe ai që i nisi bisedimet me Bashkimin Evropian, që arriti deri edhe hapat e Kinës përsa i përket rritjes ekonomike. Fitoi simpatinë e popullit duke shkuar nëpër fshatra gjatë dimrit për t’u shpërndarë qymyr familjeve në nevojë. Atyre me të ardhura të pakta u ofroi mundësi mjekimi, ndërsa familjeve të varfra u dha mundësinë e banimit në banesa sociale të shitura me kredi të përshtatshme. Ndërsa për ngjitjen e tij politike përdori “turqit ezmerë”.

S’ka gjë që nuk e bën për të mos e humbur pushtetin

Nordhausen-i e tërheq vëmendjen edhe te roli që luan familja e presidentit turk në pushtetin e siguruar prej tij, duke u ndalur edhe në jetëshkrimin e këtij njeriu që jeton një jetë luksose që do t’ia kishin pasur zili edhe sulltanët osmanë. Ai artikulon se e shoqja e tij, vëllai dhe fëmijët e tij kontrollojnë një vëllim prej 100 milionë eurosh përmes fondacionit “Turgev”, ku ia vlen të theksohet se e shoqja është grushti i hekurt që e mban familjen e tyre të lidhur. E vetmja pikë e dobët e saj është se ajo është shumë e dhënë pas luksit. Teksa dobësia e Erdoganit ë shtë se, nëse i ikën nga duart ky pushtet, ai do të dalë menjëherë përpara gjykatës. Ndaj edhe Cheviron-i i që ndron argumentit se kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do që ta humbasë me çdo kusht pushtetin. Andaj edhe e pandeh botën si një vend të mbushur plotme komplotistë që punojnë veç kundë r tij, duke mbijetuar vetëm falë polarizimit të shoqërisë, siç bën çdo autokrat.

Zgjodhi kaosin për të përsëritur edhe njëherë zgjedhjet nga doli i humbur

Nordhausen-i duket sikur ka zgjedhur që të na e freskojë edhe njëherë kujtesë n, duke i përsëritur edhe njëherë ato që Erdogani ka bërë për të mos humbur pushtetin. Pasi rikujton se si i ndali bisedimet me PKK-në vetëm për hir të përsëritjes së zgjedhjeve, ai konstaton se “parimi i tij ishte përhapja e kaosit dhe luftës brenda vendit, për t’u shfaqur mandej si shpëtimtar i popullit.” Madje, jo vetë m kaq, por deshifron edhe të gjitha lëvizjet e presidentit turk për të dalë i larë nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij në të ardhmen. Sipas këtij lajmi, nga njëra anë Erdogani i cilëson dhe i damkos kundërshtarët e tij politikë si “gjakpirës”, “ateistë” dhe “terroristë”, kurse nga ana tjetër mund të arrijë gjer atje sa të fusë në burg edhe një “pastruese”, një “mis”, apo një shkrimtar, me akuzën se “ka fyer presidentin e Republikës”. Në fund, një hapësirë e veçantë në këtë lajm i jepet edhe paraqitjes së detajuar të një vargu aferash korruptive që e tregojnë atë, nga të lidhur me biznesmenin iranian, Zarrabin, deri te mashtrime si ai i mungesës së diplomës së universitetit./syri.net

 



Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Po ndodh në Elbasan/ Të veshur me uniforma policie qëllojnë me kallash drejt lokalit

Vrasja me armë gjahu në Përmet/ Viktima dhe autori kishin lidhje krushqie

Foto/ Ky është ishulli më i bukur në botë

Foto/ Ky është ishulli më i bukur në botë

Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com