Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

2016/04/17 at 11:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Pas shoqërimit mbrëmjen e djeshme në polici, Emiljano Shullazi mësohet se është arrestuar pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet me disa shokë të tij për “shtrëngim dhe dhënie pasurie” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”.

Pritet që Shullazi të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndam bën të ditur News 24.

Të arrestuar janë edhe Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani, shokë të Shullazit.

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e djeshme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët.

Ky i fundit deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT­së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët.

Policia dhe prokuroria nisën të lëvizin dje rreth mesditës pas një konference për shtyp të Sali Berishës.

Në një dalje të pazakontë për mediat, ditën e shtunë në drekë, Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar se do ti zhdukë djalin një kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës.

“Rama për zgjedhjet në universitetet e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i universitetit të

Tiranës. Në zbatim të porosive të tij, Shullazi të enjten, ndalon njërin nga kandidatët, nuk e di se sa janë, akademikun Mynir Koni, është në Shkencat e Natyrës, por nuk e di se cila është fusha e tij. Siguroj shqiptarët që në memorien time, ky person nuk ka asnjë lidhje me PD.

Kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje profesori i nderuar ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje banda e Shullazit me tre makina të blinduara, sot në vend qarkullon me të vetëm Edvin dhe Emil Shullazi, i dolën para rektorit aktual Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar me kërcënim që të heq çdo mbështetje Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq”­ tha Berisha.

Pas deklaratës së ish kryeministrit, kandidati për rektor, Mynir Koni, doli në një konferencë për shtyp dhe tha se nuk do të tërhiqet nga gara, por nuk as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Në mbrëmje përmes një aksioni të policisë Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani u ndaluan. Pak orë më vonë atyre iu komunikua edhe arrestimi me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Paralelisht me arrestimin policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e Shullazit në “Rrugën e Kavajës”.

Ndërkohë që ky i fundit ka mohuar të ketë kërcënuar kandidatin për rektor.

“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, mësohet të ketë thënë Shullazi në Polici.

Pas arrestimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lllalla thirri me urgjencë një mbledhje rreth orës 23, ku ishin të pranishëm edhe kreun e

Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zyrtarë të tjerë të organeve hetimore.

Në mbledhje morën pjesë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe shefi i Krimeve të Rënda.

Pas kësaj mbledhje ka ardhur edhe arrestimi i Shullazit dhe i dy shokëve të tij, Gilmano Dani dhe Blerim Shullani.

Por siç bëhet e ditur nga Prokuroria dy veprat që po hetohet aktualisht Shullazi është ajo e vendosjes gjobe dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Ju sugjerojmë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
Para
Flet modeli: Ja oferta që më bëri Enca për të më joshur ….

Flet modeli: Ja oferta që më bëri Enca për të më joshur ....

Të gjithë thonë Xhaka te Arsenal, por ja çfarë thotë vetë klubi

Të gjithë thonë Xhaka te Arsenal, por ja çfarë thotë vetë klubi

Shqiptari në arrest shtëpie, shtyp italianen me makinë

Shqiptari në arrest shtëpie, shtyp italianen me makinë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
15 Qershor, 2025

Donald Trump në postimin e tij në platformën Truth Social shkruan se Irani dhe Izraeli “duhet dhe do të bëjnë...

Lexo më shumë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
15 Qershor, 2025

Çelniku jeton në Francë dhe prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë pas kaq...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com