Për katër ditë do të mbahet në Tiranë Asamblea Parlamentare e NATO-s. Ajo i paraprin Samitit të kryetarëve të Shteteve dhe do të diskutojë mbi sfidat kryesore të globit.
Asamblea parlamentare e NATO-s mbahet disa javë para samitit të Korrikut të krerëve të shteteve dhe qeverive të aleancës.
Në Tiranë është i pranishëm zv sekretari i përgjithshëm i NATO-S Aleksandër Vershboë .
Asamblea pritet të miratojë deklaratën “Një Axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për Naton-n në Samitin e Varshavës”.
Ajo kërkon nga krerët e Aleancës tre moment kryesore
1- forcimin e mbrojtjes koolektive dhe parandaluese
2- zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për promovimin e stabilitetit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
3- sigurimin se të gjithë aleatët do të përmbushin objektivat e shpenzimeve ushtarake dhe do të nxisin bashkëpunimin me BE-në.
Çështja e sigurisë në Ballkanin Perendimor do të ketë një vend të posaçëm në Asamble. Është një moment edhe për të uruar Malin e Zi për ftesën e anëtarit të 29-të të NATO-s.
Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të vendeve të Aleanmcës politico-ushtarake të Atlantikut të Veriut mbledh së bashku më shumë se 250 delegatë gjatë katër ditëve të zhvillimit të punimeve të tij.