Nëse fundjavën e kaluar ishit në plazh, pasi temperaturat ishin shumë të larta (28 gradë celcius), këtë fundjavë pritet të kemi një ulje të temperaturave dhe shi.
Përgjatë gjithë fundjavës por edhe fillimit të javës së ardhshme reshjet e dendura të shiut do të jenë ato që do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të ulen ndjeshëm duke variuar nga 7-17 gradë celcius.