TIRANE- Ben Blushi i pyetur nga Sokol Balla se çfarë do të bëjë pas Kongresit, ku iu hoq mundësia për të garuar për kreun e PS, tha se do të vazhdoj të eci, mbase me hapa më të ngadaltë.
Përmes një krahasimi ai tha, nëse dikujt i vidhet biçikleta nuk është faji i tij por i hajdutit, kështu është edhe me PS dhe Edi Ramën, nuk është faji im se ai vodhi zgjedhjet tha Blushi.
Pyetjes së Ballës se çfarë do të bëni tani që u kanë vjedhur “biçikletën”, Blushi tha se “natyrisht se do të vazhdoj të eci, mbase më ngadalë, por do të eci…”