Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tirane, regjistroi cështjen penale nr.1564 te vitit 2014, në ngarkim të të pandehurve:
Francesco Becchetti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të të « Falsifikimi i dokumenteve » tё kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale», ne bashkepunim, të parashikuara përkatësisht nga nenet 186/2, 135 – 25, 144/a dhe 287/2 të Kodit Penal;
Mauro De Renzis, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën të kryer » në bashkëpunim, « Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve », « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimatrisë kriminale » në bashkepunim» të parashikuar përkatësisht nga nenet 186/2, 135 – 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit Penal; Liliana Condomitti, e akuzua për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal ;
Erjona Troplini, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim» të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal ;
Stavri Peçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal ;
Fetah Dervishi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të « Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë leshimin e tyre » parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal dhe
Sokol Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të « Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë leshimin e tyre », parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Personit Juridik « Kalivaç Green Energji » sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 144/a të Kodit Penal;
Personit juridik “400 KV” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal ;
“Cable System” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal ;
“Agon Set” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe në ngarkim të personit juridik
« Energji» sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim» të parashikuar përkatësisht nga nenet 186/2, 135 – 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit penal.
Hetimet në këtë cështje penale filluan mbi bazën e referimeve të dërguara në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në të cilat referoheshin ndër të tjera të dhëna mbi dyshimet që kishin këto institucione për raportimin e punimeve të fryra nga shoqëria “Kalivaç Green Energji” gjatë zbatimit të kontratës konçensionare që kishte të bënte me ndërtimin e Hidroçentralit të Kalivaçit.
Në përfundim të hetimeve të kryera në këtë cështje penale u provua se:
Me vendimin nr. 222, date 24.05.1997 Keshilli I Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ka miratuar marrёveshjen per ndertimin e Hidroçentralit te Kalivaçit me shoqerine Italiane “BEG” S.p.a. Kjo marrëveshje është ndryshuar me vendimet me nr. 250, date 02.11.2000 dhe nr. 363, date 06.06.2007 te Keshillit te Ministrave. Në vendimin e fundit të KM u miratuan ndryshime te reja ne kontraten Konçesionare, per ndertimin e hidrocentralit, duke u legjitimuar pjesmarrja e nje partneri te ri ne Konçesion dhe pikerisht operatorit ekonomik “Deutsche Bank”. Kapitali fillestar i shoqërisë konçensionare sipas marëveshjes duhet të ishte 15.000.000 Euro. Për këtë arsye ne vitin 2007 Konçesionari BEG ka krijuar ne Itali Shoqerine “Hydro Srl”, në të cilën “BEG” S.p.a zotëronte 55% te aksioneve dhe Deutsche Bank 45% te aksioneve. Gjithashtu, në të njëjtën kohë në Shqipëri u krijua shoqeria “Kalivaç Green Energy” sh.p.k, e cila aktualisht zoterohet ne masen 100% nga shoqeria “Hydro” S.r.l. Qëllimi i krijimit të shoqërisë ishte ndjekja e punimeve në hidroçentralin e Kalivaçit.
Me qëllim kryerjen e punimeve në hidroçentralin e Kalivaçit, fillimisht shoqëria “Albania Beg” (aktualisht pjesa e ndarё prej saj “Kalivaç Green Energji”) lidhi një kontratë me shoqërinë shqiptare “Energji” për kryerjen e disa punimeve nё hidroçentralin e kalivaçit, sipas kontratës së vitit 2007. Kjo shoqëri zotërohet nga dy ortaket kryesore Liliana Condomitti dhe Vjollca Kamberi (nёna dhe vjehrra e tё pandehurit Francesco Becchetti). Ky i fundit ka nënshkruar kontratën konçensionare dhe ka qënë deri në muajin Tetor të vitit 2013, kryetar i këshillit mbikqyrës të shoqërisë KGE, madje de fakto ёshtё sjellё si administrator dhe pronar i tё gjitha shoqёrive tё sipёrcituara. Sjellin nё vёmёndje kёtu deklarimin pёrpara Gjykatёs te tё pandehurёs Erjona Troplini, punonjёse e shoqёrisё “Energji”, por njekohesisht administratore dhe ortake e shoqёrive “Cable System” dhe “400 KV se: “pёr çdo transaksion qё kryeja nё tё gjitha shoqёritё, pёr çdo lek tё shpenzuar merrja urdher nga shtetasi Francesco Becchetti”. Ky deklarim i tё pandehurёs Erjona Troplini ёshtё nё unison me faktet e tjera tё administruara gjatё hetimit tё çёshtjes penale. Pёrfaqёsuesit e shoqёrive nёnkontraktore tё shoqёrisё “Energji” deklaruan se de fakto administrator dhe pronar i “Energy” ishte i pandehuri Francesco Beccheti. Kёto dy shoqёri nё fakt kanё tё njёjtat zyra, tё njёjtёn sekretare, tё njёjtёt financier, tё njёjtёn arshivё dhe nga tërësia e provave të administruara rezulton se shoqёritё “Energji” dhe “Kalivaç Green Energy” madje dhe dy shoqёrite e tjera “Cable System” dhe “400 KV” sh.p.k kane egzistuar të ndara vetёm nё letra, sepse nё realitet kёto shoqёri kanё funksionuar si njё e vetme.
Nga hetimi ka rezultuar se Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore, si institucioni mbikëqyres i zbatimit te kontratës koncesionare, gjatë viteve 2012 dhe 2013, ka ushtruar kontroll mbi zbatimin e marrëveshjes së konçensionit të sipërcituar dhe nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se gjatë zbatimit të punimeve ka mungesa të theksuara dokumentacioni, nuk ka projekt tё nёnshkruar, nuk ka raporte supervizimi të kryerjes së punimeve, etj. Gjithashtu, dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë konstatuar një sërë parregullsish në punimet dhe dokumentacionin e mbajtur nga shoqëria, si dhe rezultojnë vonesa pa fund të kryerjes së punimeve.
Dyshimet e para në lidhje me fryrjen e punimeve kanë rezultuar nga akti i kontrollit i kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj tek shoqёria “Energji” sh.p.k i vitit 2014, nga i cili ka rezultuar se vlera e punimeve të shitura shoqërisë “KGE” nga shoqëria “ Energji” ishte disa herë më e lartë (deri 23 herë) se vlera e punimeve që kjo shoqëri (shoqëria “Energji”) ka blerë nga nënkontraktorët e saj, pasi punimet ne ndertimin e H/C Kalivac, shoqeria “Energji” sh.p.k i ka bërë me shoqeri te treta nenkontraktore. Për të vërtetuar këtë dyshim të ngritur gjatë hetimit të çështjes penale u vendos kryerja e një akti ekspertimi kontabël, si dhe kryerja e njё akti ekspertimi teknik, me qëllim që të bëhej krahasimi i volumeve te punimeve te blera nga shoqeria “KGE” shpk nga kontraktori i vetem “Energji” sh.p.k me volumet e blera nga kjo e fundit nga nenkontraktoret e saj. Krahasimi u krye jo vetёm nё vlerёn e punimeve, por edhe nё llojin dhe sasinё e punimeve.
Nga aktet e ekspertimit, si dhe tё dhёnave tё tjera tё administruara gjatё hetimit tё çёshtjes penale është arritur në konkluzionin seshoqёria ”Energji” sh.p.k rezulton tё ketё rritur cmimet e punimeve ne shitje shume-here nga çmimet e blerjes dhe ka shitur volume punimesh ne sasi me të madhe se sa volumet e punimeve te blera. Gjithashtu, rezulton se shoqёria ”Energji” ka shitur për shoqërinë ”Kalivaç Green Energy” edhe punime tё cilat nuk i ka kryer fare.
Konkretisht, në konkluzionet e aktit të ekspertimit kontabёl dhe nga krahasimi i kryer sipas viteve rezultojnё kёto tё dhёna:
Viti 2007
Per vitin 2007, shoqëria “Energji” sh.p.k ka blere situacione punimesh gjithsej, 1,035,295 euro, nga shoqërite:
– « Salillari» sh.p.k, 350,000 euro, me situacion perkates germime ne volume 54,047 m3.
– «Arti» sh.p.k, 125,000 euro me situacion perkates germime ne volume 25,510 m3.
– “Shameti” sh.p.k, 560,000 euro me dy fatura. Njera fature ne vleren 200,000 euro me pershkrim punime Ura H/C Kalivac pa situacion. Fatura tjeter nuk ka situacion, por me pershkrim Germim per devijimin e lumit ne Ure H/C Kalivac ne volume 240,000 m3 ne vlere 360,000 euro.
Per vitin 2007 « Energji » i ka shitur situacione investitorit «Kalivac Green Energy » sh.p.k gjithsej ne vleren 5,743,455 euro me zerat kryesor te punimeve:
-Shitje punime germimi shkarkuesi siperfaqesor ne volume 294,580 m3 dhe vlere 2,998,024 euro ;
-Shitje punime ndertimi I Ures H/C Kalivac, kryesisht punime germimi ne volume 360,400 m3 dhe punime te tjera gjithsej ne vleren 2,745,431 euro.
Per vitin 2007 nga aktiviteti shoqerise ”Energji” sh.p.k rezulton se :
-Jane blere punime germimi per vepren ndertimi i shkarkuesit siperfaqesor ne volume 79,557 m3 dhe ka shitur (situacionuar) investitorit « Kalivac Green Energy » sh.p.k 294,580 m3, me nje diference ne volume te shitura më shumë 215,023 m3.
-Jane blere punime germimi per ndertimin e Ures Kalivac ne volume 240,000 m3 dhe ka shitur (situacionuar) investitorit « Kalivac Gren Energy » sh.p.k ne volume 329,400 m3, me nje diference ne volume të shitura më shumë 89,400 m3.
Shoqëria «Energji » pervec se ka rritur çmimet e punimeve ne shitje shume-here mbi cmimet e blerjes, ka shitur volume punimesh ne sasi më shumë se sa volumet e punimeve te blera prej saj, diferenca të cilat janë të pajustifikuara me dokumentacion.
Viti 2008
Per vitin 2008 shoqëri « Energji » sh.p.k ka blere situacione punimesh gjithsej, 8,099,616 euro, nga shoqërite:
-« Arti » sh.p.k, 3,284,003 euro me situacion perkates, kryesisht germime ne volume 662,045 m3 dhe ne vlere 3,217,918 euro.
-« CAE » sh.p.k, 3,743,842 euro me situacion perkates, kryesisht germime ne volume 805,271 m3 dhe ne vlere 3,677,722 euro.
-”Salillari” sh.p.k, 639,642 euro me dy fatura, pa situacione punimesh dhe nje kontrate ne gjuhen italiane.
-”Shameti” sh.p.k, 315,425 euro me situacion perkates ne gjuhen italiane, kryesisht punime Ura H/C Kalivac ne vleren 132,534 euro dhe punime Vila, Impianti I Betonit, Ujesjellesi Kalivac, si dhe berje blloqe betoni.
-”Nenaj” sh.p.k, 116,000 euro me situacion perkates, kryesisht ngarkim dhe transport materiali ne volume 106,094 m3.
Per vitin 2008 kjo shoqëri i ka shitur situacione investitorit ”Kalivac Green Energy” sh.p.k gjithsej ne vleren 14,820,797 euro me zerat kryesor te punimeve:
-Shitje punime germimi shkarkuesi siperfaqesor ne volume 1,560,570 m3 dhe vlere 14,432,249 euro, si dhe furnizim vendosje blloqe betoni 1,900 m2 ne vlere 388,550 euro.
Për vitin 2008 nga aktiviteti i shoqerise ”Energji” sh.p.k rezulton se :
-Jane blere punime germimi per vepren ndertimi I shkarkuesit siperfaqesor ne volume 1,573,410 m3 dhe i ka shitur (situacionuar) investitorit KGE sh.p.k 1,560,570 m3, me nje diference ne volume te blera me shume 93,254 m3. Diferenca është në shumën 93,254 m3, ndersa cmimi I shitjes se volumeve eshte afersisht 2-here me I larte nga cmimi I blerjes.
Viti 2009
Per vitin 2009 shoqëria “Energji” ka blere situacione punimesh gjithsej 146,598 euro, nga shoqërite:
-“CAE” sh.p.k, 64,941 euro me situacion perkates, kryesisht germime ne volume 12,146 m3.
-“Nenaj” sh.p.k, “Bani” sh.p.k dhe “Feba” shpk, kryesisht germim, ngarkim dhe transport materiali afersisht 27,778 m3 ne vlere 81,657 euro.
Per vitin 2009 kjo shoqëri i ka shitur situacione investitorit “Kalivac Green Energy” sh.p.k gjithsej ne vleren 1,651,097 euro me zerat kryesor te punimeve:
-Shitje punime germimi shkarkuesi siperfaqesor dhe diga ne volume 251,958 m3 dhe vlere 1,188,617 euro, si dhe punime te tjera per diferencen 462,480 euro.
Per vitin 2009 nga aktiviteti shoqerise ”Energji” sh.p.k rezulton se:
-Jane blere punime germimi per vepren ndertimi I shkarkuesit siperfaqesor ne volume 39,924 m3 dhe ka shitur (situacionuar) investitorit KGE shpk 251,958 m3, me nje diference ne volume te shitura më shumë prej 212,034 m3. Shoqëria per vec se ka rritur cmimet e punimeve ne shitje shume-here nga çmimet e blerjes, ka shitur volume punimesh ne sasi më shume se sa volumet e punimeve te blera prej saj. Kjo diference volumesh rezulton e pa justifikuar me dokumentacion.
Keto punime jane shitur ne muajin shkurt 2009 (sipas fatures nr.28, date 15.02.2009), pavaresisht se nuk ka asnje blerje nga nenkontraktoret deri ne ate date. Ndersa, blerjet prej 146,598 euro jane blerje nga nenkontraktoret pas muajit shkurt 2009 deri ne dhjetor 2009.
Megjithate ne vitin 2009 ka diferenca akoma me te medha nese do te pranojme faktin që jane edhe disa situacione te tjera te paraqitura ne arbitrazh, per te cilat shoqëria pretendon se i ka kryer ne vitin 2009. Konkrentisht sipas këtyre situacioneve te paraqitura ne arbitrazh punimet e kryera gjate vitit 2009 jane gjithsej per shumen 5,112,939 euro (situacione te hartuara te periudhave Shkurt-Tetor 2009). Volumet e ketyre situacioneve te paraqitura ne arbitrazh jane te konsiderueshme, kryesisht ”pergatitje ne kembet e vepres e materialit te seleksionuar dhe te shoshuar per ngritjen e trupit te diges 1,705,470 m3 ne vlere 3,410,940 euro, germime 111,089 m3 ne vlere 899,640 euro,kavo me fibra optik ne themel, asestimetri hidraulik ne kuote 75.5 m per matje, stacioni meterologjik dhe hidrometrik 300,000 euro, si dhe Ujesjellesi Fshati Kalivaç 330,000 euro.
Shoqeria ”Energji” sh.p.k për vitin 2009 ka paraqitur 2 situacione punimesh ne muajin shkurt 2009, njerin te deklaruar me faturen nr.28, date 15.02.2009 dhe tjetrin e ka deklaruar me faturen nr.37, date 29.10.2010 (paraqitur ne arbitrazh). Gjithashtu, jane deklaruar punime te kryera në Prill 2009 ne vleren 505.000 euro (pёrgatitje materiali deklaruar me faturen nr.36, date 29.10.2010) dhe ne Mars 2009 ne vleren 330.902 euro (ndertim ujesjellesi fshati Kalivaç);
Pёr kёto punime te deklaruara si te kryera ne periudhen Shkurt 2009 deri Prill 2009, nuk ka dokumentacion se kush i ka kryer, pasi shoqeria gjate kesaj periudhe ka blerje punimesh vetem nga “CAE” sh.p.k ne vleren 64.941 euro (ku germime jane 5.108 m3 te situacionuara ne muajin Shkurt 2009) dhe nuk ka blerje te tjera punime nga nenkontraktore.
Nё aktet e administruara gjatё hetimit tё çёshjes penale gjenden edhe disa situacione tё cilat bёjnё fjalё pёr punime tё kryera nё periudhёn Korrik, Gusht dhe Tetor 2009 tё cilat u janё bashkëlidhur faturave me nr.43, date 28.03.2011 dhe Nr.47, date 06.12.2011.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se proçesi i punës ”pergatitje ne kembet e vepres e materialit te seleksionuar dhe te shoshuar per ngritjen e trupit te diges” 1,705,470 m3 ne vlere 3,410,940 euro, nuk është kryer fare, referuar shtetasve Engjell Cici, Stavri Peçi, Sajmir Burba, Ardian Xhaferi etj.(pёr kёto punime tё pashoqёruar me dokumentacion shoqёria ka kerkuar rimbursim te tvsh-se per vleren 45,393,878 leke).
Viti 2010
Per vitin 2010 shoqëria ”Energji”sh.p.k nuk ka blere situacione punimesh nga asnje shoqëri tjeter.
Per vitin 2010 kjo shoqëri i ka shitur situacione investitorit ”Kalivac Green Energy” sh.p.k gjithsej ne vleren 1,841,000 euro me ze punimi ”pergatitje ne kembet e vepres e materialit te seleksionuar dhe te shoshuar per ngritjen e trupit te diges ne volume 920,500 m3 ne vleren 1,841,000 euro”. Siç ёshtё pёrmendur dhe mё sipёr faturat janё tё vitit 2010 (fatura 36 dhe 37, por situacionet janё tё vitit 2009)
Viti 2011
Per vitin 2011 shoqëria ”Energji” ka blere situacione punimesh vetem nga shoqëria „Edil Quatro“ sh.p.k ne vleren totale 284.000 euro, kryesisht punime germimi 41.812 m3.
Per vitin 2011 ”Energji” sh.p.k nuk ka deklaruar ne shitje situacionet e blera nga subjekti ”Edil Quatro” shpk, por i ka shitur investitorit ”Kalivac Green Energy” sh.p.k punime nё vlerёn 1,621,842 euro, sipas situacioneve me data të paraqitura në arbitrazh në muajt Maj, Korrik, Gusht dhe Tetor 2009 qё janё pёrmendur mё lart.
Viti 2012
Per vitin 2012 shoqeria ”Energji” sh.p.k ka deklaruar blerje situacione punimesh nga shoqëria ”Edil Quatro” sh.p.k ne shumen 264,405 euro, kryesisht punime germimi me matrapik ne volum 30.781 m3.
Per vitin 2012 kjo shoqëri i ka shitur ”Kalivac Green Energy” sh.p.k me fatura tatimore gjithsej punime 4,479,613 euro, ndersa me situacione punimesh per investitorin ”Kalivac Green Energy” sh.p.k gjithsej ne vleren 3,200,540 euro. Diferenca prej 1,279,073 euro, perben shitje punimesh te pa argumentuara dhe pa situacion punimesh ( dokumente justifikues).
Shoqëria ”Energji” ka deklaruar ne shitje punime ndertim zyrash 946,586 euro, ku nuk ka blerje situacione per ndertimin e zyrave. Gjithashtu, janё faturuar nga shoqёria ”Energji” sh.p.k dhe paguar nga shoqёria ”Kalivaç Green Energji” sh.p.k 1,682,324 euro vetem me fatura tatimore, pa situacione punimesh. Nga hetimi ka rezultuar se punimet për ndërtimin e zyrave kanё pёrfunduar deri në nivelin e karabinasë nё vitin 2009. Pёr ndertimin e këtyre zyrave nuk ka fare projekt dhe situacioni për këto punime është me përmbajtje të falsifikuar.
Shoqëria ”Energji” sh.p.k perveç se ka rritur çmimet e punimeve ne shitje shume-here nga çmimet e blerjes, rezulton se ka shitur volume punimesh mё tё mёdha se sa volumet e punimeve te blera. Kjo diference volumesh e trajtuar me siper rezulton e pajustifikuar me dokumentacion.
Viti 2013
Per vitin 2013 shoqëria ”Energji” sh.p.k ka deklaruar blerje situacione punimesh gjithsej 454,905 euro si me poshte:
-Blerje nga ”Elira” sh.p.k ne vleren 146,085 euro, punime -ndertim I zyrave dhe strehim me situacion te pa firmosur nga subjekti ”Elira” shpk.
-Blerje nga ”Shameti” sh.p.k, punime germimi ne volume 10,800 m3 per vlerёn 83,333 euro dhe punime ndertim impianti te betonit 133,168 euro.
-Blerje nga ”Edil Quatro” sh.p.k punime, mbyllje kontrate ne vleren 62,985 euro, pa situacion punimesh.
-Punime shpim me pilota ne volume 178 ml ne vlere te tatueshme 33,334 euro.
Për këtë vit Shoqëria « Energji » ka leshuar fatura tatimore me pershkrimin “Punime ne H/C Kalivac” gjithsej 4,711,643 euro, ndersa vlera e punimeve, me situacione per investitorin « Kalivac Green Energy » shpk, eshte gjithsej ne vleren 1,593,871 euro me ze punimi si me poshte:
– Shitje punime ndertim zyra dhe strehim ne vleren 300,000 euro, pa situacion perkates. Egziston vetёm njё situacion pёrmbledhёs ;
– Shitje Ura e Betonit ne vleren 364,703 euro, vetem me nje situacion te perpiluar ne fund te vitit, date 31.12.2013;
– Shitje Stabilizim Skarpatash ne vleren 304,841 euro, vetem me nje situacion te perpiluar ne fund te vitit date 31.12.2013;
– Shitje galleria e devijimit ne vleren 512,626 euro, vetem me nje situacion te perpiluar ne fund te vitit, date 31.12.2013;
– Shitje galleria e inspektimit ne vleren 111,701 euro, vetem me nje situacion te perpiluar ne fund te vitit, date 31.12.2013.
Për vitin 2013 nga aktiviteti i shoqerise ”Energji” sh.p.k rezulton se kjo shoqëri perveç se ka rritur çmimet e punimeve ne shitje disa herё nga çmimet e blerjes, konstatohet se ka shitur volume punimesh ne sasi me të madhe, se sa volumet e punimeve te blera. Kjo diference volumesh e trajtuar me siper është e pajustifikuar dhe tregon që faturat janë fiktive.
Gjatë hetimit të çështjes është kryer edhe një akt ekspertimi teknik nga inxhinjerë dhe ekonomistё të AKBN, nga i cili ka rezultuar se punimet faktike të kryera në hidrocentralin e “Kalivaçit” janë më të vogla se punimet e raportura.
Nga sa me sipër, rezulton se ndër vite shoqëria “Energji” ka lëshuar disa situacione me të dhëna të pavërteta, si dhe fatura fiktive me përshkrimin “Punime në Hec Kalivaç”, mbështetur në këto situacione me te dhena te rreme.
Persa i perket situacioneve si dokument, në ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998, “Për Kontrollin dhe disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” si dhe në aktet nëligjore të dala në zbatim të këtij ligji përcaktohen përkufizimi, mënyra e përpilimit të situacionit, si dhe mënyra e kontrollit të punimeve.
Në legjislacionin e sipërcituar përcaktohet se: “Situacioni është një nga dokumentet më të rëndësishëm të punimeve, që pasqyron dhe vërteton punën e kryer në fakt, por të parashikuar në projekt-preventivin e punimeve”.
Nё ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998, “Për Kontrollin dhe disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” parashikohet: “Për të gjitha llojet e objekteve duhet të vendoset detyrimisht mbikëqyrësi i punimeve. Mbikëqyrësi i punimeve, i emëruar nga investitori, duhet të jetë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i pajisur me liçencë përkatëse dhe që nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me zbatuesin e objektit që do të drejtojë.Mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Ai është i detyruar të kontrollojë librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë, vërtetësinë e dokumenteve dhe cilësinë e punimeve të ndërtimit”.
Nё udhёzimin nr. 2, datё 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit” përckatohet se :
“Punimet e përfunduara dhe të marra në dorëzim në kantier paraqiten nga sipërmarrësi në situacione pjesore, sipas periudhave progresive të zhvillimit të punimeve dhe në atë përfundimtar. Situacionet financohen nga investitori pasi kontrollohen e pranohen paraprakisht nga mbikëqyrësi i punimeve”.
Nё piken 17 tё “Udhёzimit nr. 3, datё 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” parashikohet:
“Situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve kontrollohen dhe miratohen nga mbikëqyrësi i punimeve. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi. Këto dokumente dërgohen në sektorin financiar të punëdhënësit (investitorit), për të shpallur vlerën e detyrueshme për pagim”.
Nё pikёn 8.1.2 tё udhёzimit Nr.17, date 13.05.2008 „ Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikohet: “Kur shoqëritë e ndërtimit ndërtojnë për të shitur, TVSH llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor, të punimeve. Bashkëngjitur me çdo situacion mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të jetë vlera e tatueshme mbi të cilën do të llogaritet TVSH-ja në masën 20%. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH-nё çdo muaj.Vlera totale e këtij situacioni mujor regjistrohet në librin e shitjeve”.
Pra, në intrepretim të dispozitave të sipërcituara rezulton se për punimet në ndërtim, situacionet përgatiten nga zbatuesi i punimeve, çdo muaj dhe miratohen nga mbikqyrësi i punimeve, i cili caktohet nga investitori dhe nuk duhet tё jetё i lidhur nё asnjё mёnyrё me zbatuesin e objektit.
Nga hetimi ka rezultuar se pёr ndёrtimin e Hidroçentralit tё “Kalivaçit” nuk ka pasur fare mbikqyrёs punimesh deri nё muajin Maj tё vitit 2011. Mё pas ёshtё caktuar me anё tё njё shkrese inxhinjeri Ёngjёll Cici dhe mё pas shtetasi Hamit Shehu, por edhe kёta shtetas nuk kanё pasur tё pёrcaktuar nё kontratat e tyre detyrat kryesore tё mbikqyrёsit tё punimeve, ashtu siç përcaktohet në ligjin nr. 8402 “Për mbikqyrjen e punimeve”. Kёta shtetas kanё deklaruar se nuk kanё marrё nё dorёzim apo firmosur ndonjё situacion, madje nuk kanё parё as preventiv tё punimeve. Njё detyrё e tillё as nuk u ёshtё caktuar nё kontratё dhe as nuk ёshtё kёrkuar tё kryhet prej tyre.
Nga aktet e administruara në këtë ceshtje penale rezulton se për punimet në “Hec Kalivaç” janë përpiluar gjithsej 27 situacione. Situacionet nga numri 1 deri në numrin 22 janë firmosur nga i pandehuri Mauro De Renzis dhe i pandehuri Stavri Peci, i cili ka qёnё drejtuesi teknik i shoqёrisё KGE, ndersa situacionet nga numri 23-27 janë firmosur nga i pandehuri Francesco Becchetti, si dhe i pandehuri Mauro De Renzis. Në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) janë dërguar me shkresë përcjellëse nga shoqëria “Kalivaç Green Energy”, nё vitin 2012, situacionet nga numri 1-19, dokumente fotokopje, në të cilat gjendet dhe rekuizita, “Mbikqyrësi i Punimeve” dhe poshtë saj emri i inxhinierit “Ëngjëll Cici” dhe nënshkrimi përkatës nё fotokopje.
Shtetasi Ёngjёll Cici deklaroi se nuk ka qënë supërvizor punimesh deri në muajin Qershor të vitit 2011, por punonjёs i shoqёrisё “Energji” dhe nuk ka firmosur ndonjëherë situacione punimesh. Nё lidhje me nёnshkrimin e ndodhur nё situacionet fotokopje tё paraqitura nё AKBN, ai ka shpjeguar se nuk e dinte pse ndodhej në këto fotokopje nenshkrimi i tij, duke kerkuar t’i paraqitet dokumenti origjinal. Pёr kёtё arsye u sekuestruan situacionet origjinale, te cilat nuk janё tё firmosura nga mbikqyrёsi i punimeve, por bashkelidhur ketyre situacioneve origjinale nё shoqёri janё gjetur fotokopje tё tyre, ku në fotokopje ndodhet dhe firma e “mbikqyrёsit” Ёngjёll Cici, ndërsa nё shoqёri nuk egziston origjinali i tyre me firmё tё kёtij shtetasi.
Në lidhje me situacionet e punimeve që kanë të bëjnë me proçesin e punës “përgatitje e materialit të selektuar dhe të ndarë për ngritjen e trupit të digës”, të cilat paraqiten në situacionet 14, 15, 17, 18,19, shtetasi Engjëll Cici deklaroi se ky punim nuk ёshtё kryer nё vitin 2009. Ai ka shpjeguar se depozitimi i materialit, në një depozitë të caktuar është kryer paralelisht me gërmimin nga shoqëritë nënkontraktore të energjisë dhe ka qënë pjesë e proçesit të gërmimit.
Pёr tё njёjtat situacione i pandehuri Stavri Peçi, deklaroi se ka nёnshkruar kёto situacione nё bazё tё njё kontrate shtesё tё nёnshkruar midis të pandehurve Mauro de Renzis dhe Francesco Becchetti. Sipas Stavri Pecit ky proçes pune është kryer nga nën kontraktorët, paralelisht me gërminin. Pra, gjatë viteve 2007 deri në 2 Mars të vitit 2009, kohë kur ka përfunduar proçesi i gërmimit në anën e majtë dhe ka akt të shkruar për përfundimin e punimeve të gërmimit në këtë datё. Më konkretisht ai ka deklaruar “në vitin 2009 Francesco Becchetti dhe Mauro De Renziz, bënë kontratën për ta faturuar këtë zë punimi mё vehte dhe më pas Mauro De Renziz përgatiti situacionet të cilat i nënshkrova dhe unë në bazë të kontratës së tyre shtesë. Unë i kam firmosur këto situacione, në kohën kur i ka sjellë Mauro De Renzis. Vizatimet bashkalidhur këtyre situacioneve i ka përgatitur inxhinjeri topograf Ardian Xhaferi në kohën kur i kërkoi inxhinjer Engjëll Gjoka, i tatimeve” (sqarojme se inspektori Ëngjell Gjoka, i tatimeve ka shkuar për kontroll në Kalivaç në muajin Gusht të vitit 2012).
Nё dokumentet e paraqitura nё gjyqin e arbitrazhit është paraqitur një kontratë shtesë për faturimin e proçesit të punës “Përgatitje e materialit të selektuar dhe të ndarë për ngritjen e trupit të digës” e nënshkruar ndërmjet të pandehurve Francesco Beccheti dhe Mauro de Renzis.
Në kërkesë padinë e bërë nga shoqëria “Energji” kundra shoqërisë “KGE” në qëndrën e zgjidhjeve të mosmarëveshjeve “Medart” citohet ne faqen 7 në pikën 32, konkretisht: “Më 23 tetor të vitit 2008 me aktin shtese nr.1 u shtua edhe një punim i ri që ishtë bërë i domosdoshëm dhe që kishte të bënte me përgatitjen e materialit në këmbët e veprës për realizmin e trupit të digës (shtojca 10 e paditësit)” dhe në faqen 8 në pikën 39 vazhdohet: ”më 2 nëntor të vitit 2009 u përfunduan punimet shtesë që kishin të bënin me përgatitjen e materialit në këmbët e veprës (shtojca 31)”.
Mbi bazën e këtyre kontratave fiktive janë përpiluar situacionet fiktive të muajit shkurt (situacioni nr.14) për një volum prej 668.000 metra kub, të muajit prill (situacioni nr.15) të vitit 2009 për një sasi 252.500 metra kub, i muajit Korrik (situacioni nr.17) të vitit 2009 për një sasi prej 221.000 metra kub, situacioni i muajit gusht 2009 (situacioni nr.18) për një sasi prej 156,800 metra kub përgatitje materiali, situacioni i muajit tetor i vitit 2009 (situacioni nr. 19) për një sasi prej 217,170 metra kub përgatitje materiali. Për tё gjitha kёto situacione u provuar se janë falsifikuara, pasi rezultoi se:
- Inxhinieret te cilet kane qene prezent ne kantier Stavri Peci, Ëngjëll Cici, Ardian Xhaferi, Saimir Burba, Ines Isufi, si dhe pёrfaqёsueit e shoqёrive nënkontraktore që kanë kryer punimet, deklaruan se ne vitin 2009 nuk eshte kryer proçesi i «pergatitjes së materialit te seleksionuar dhe të shoshuar në trupin e digës”;
- Ky lloj punimi (apo proçes punimi) nuk është i parashikuar në preventiv (sipas përkufizimit ligjor, situacioni është dokumenti që pasqyron dhe vërteton punën e kryer në fakt, por të parashikuar në projekt-preventivin e punimeve);
- Nuk rezulton qe shoqëria «Energji» te kete blere punime të këtij lloji nga nënkontraktorët e saj, që më pas ti kishte shitur, duke qenë se shoqёria “Energji” i ka kryer të gjitha punimet me nёnkontraktorё e nuk ka kryer punime tё mirёfillta me punonjёsit e saj;
- Situacionet e punimeve fotokopje, te cilat janë paraqitur në AKBN (Agjensia Kombёtare e Burimeve Natyrore, si autoriteti shtetёror kompetent i mbikqyrjes sё punimeve nё Hidroçentral), rezulton të jenë të firmosura në emër të mbikqyrësit të punimeve Engjëll Cici, ndërkohë që ky i fundit deklaroi se nuk ka qënë mbikqyrës i punimeve para vitit 2011, por vetëm inxhinier i shoqërisë «Energji» dhe nuk ka firmosur situacione; edhe pas muajit Qershor të vitit 2011 nuk ka firmosur situacione sepse kjo nuk ka qënë e parashikuar në kontratën e tij të punës. Edhe sipas listёpagesave tё dorёzura në Degën e Tatimeve apo në Drejtorinë e Sigurimeve shoqërore, provohet se shtetasi Engjell Cici nuk ka qёnё mbikqyrёs i punimeve, por punonjёs i shoqёrisё “Energji” (nderkohe që është e ndaluar në ligj të jesh edhe mbikqyrës edhe punonjës i shoqërsisë zbatuese);
- Në muajin Maj dhe Korrik të vitit 2009, shoqëria ka prerë fatura me përshkrimin «paradhënie » për punimet në HEC Kalivaç (faturat nr. 32, datë 12.05.2009 dhe nr.33, date 06.07.2009). Nga dokumentacioni i administruar rezulton se kёto fatura paradhënie janё prerë për punime, të cilat janë marrë në dorëzim në muajin Shkurt të vitit 2009, nderkohë që sipas legjislacionit shqiptar, faturat paradhënie lëshohen nga zbatuesi i punimeve për punime që do të kryhen apo janë duke u kryer, por që nuk janë marrë akoma në dorëzim nga investitori. Ne keto kushte, nuk ka si të lëshohen fatura për paradhënie punimesh, kur punimet ishin marrë në dorëzim, gjë që tregon se punimet e situacioneve nuk janë kryer, por situacionet pёr kёto punime janё përpiluar të rreme shumё kohё mё pas, sic e tregojnë vete këto dokumente. Pra, i pandehuri Francesco Beccheti, si administratori i shoqërisë « Kalivaç Green Energy » për qëllime të tij të kundraligjshme ka kaluar paratë tek shoqëria “Energji” dhe ka kёrkuar nga pёrfaqёsuesi i shoqёrisё «Energji” tё presë një faturë paradhënie fiktive (për të justifikuar transaksionin në bankë). Më pas janё pёrgatitur situacione të falsifikuara, tё cilat u janё bashkëlidhur faturave fiktive pёr tё justifikuar transaksionet e kryera. Kundёrshti tё kёsaj natyre gjenden ndёrmjet situacioneve dhe faturave tё tjera tё administruara gjatё hetimit tё çёshtjes penale.
Nga sa më sipër, rezulton se situacionet e nënshkruara nga i pandehuri Mauro de Renzis, si përfaqësues i shoqërisë “Energji” dhe të pandehurit Stavri Peçi apo Francesco Becchetti janë dokumente me përmbajtje të rreme. Gjithashtu, faturat bashkelidhur këtyre situacioneve, si dhe faturat pa situacione me përshkrimin punime ne “Hec kalivaç” (tё vitit 2012 dhe 2013), janë fiktive, pra të falsifikuara. Këta të pandehuri në bashkepunim me njëri tjetrin, në rolin e bashkëekzekutorit kanë përpiluar këto situacione pёr tё bёrё tё mundur vjedhjen e pasurisё sё shoqёrisё “KGE” dhe mё konkretisht vjedhjen e pasurisё sё ortakut tё kёsaj shoqёrie, “Deutsche Bank”. Për të justifikuar përpilimin e këtyre situacioneve janë përpiluar edhe dokumente të tjera të rreme nga të pandehurit Francesco Beccheti dhe Mauro De Renzis (si kontrata shtesë, raporte të përfundimit të punimeve tё pakryera realisht, etj).
GJYKIMI NЁ ARBITRAZH.
Siç u permend edhe më sipër, përfaqësuesit ligjorë të dy shoqërive kanë sajuar një mosmarëveshje me objekt «shpërblim dëmi » për zgjidhjen e së cilës ia janë drejtuar gjykatës së arbitrazhit nё Shqipёri, qëndrës së zgjidhjes së mosmarëveshjeve «Medart ». Objekti i mosmarëveshjes ishte shpërblimi i dëmit i shkaktuar shoqërisë “Energji”, si pasojë e mospagesës së disa punimeve të kryera nga kjo e fundit për shoqërinë Kalivaç (ose e thënë ndryshe ndërprerjes së financimit), si dhe shpërblimi i dëmit për vonesat në dorëzimin e kantierit (vonesat e shkaktuara nga shoqёria investitore, për fillimin e punimeve). Në këtë gjykim palët kanë paraqitur dokumente të falsifikura, kryesisht situacione me të dhëna të rreme, për punime të pakryera realisht. Në përfundim të gjykimit, gjykata e arbitrazhit, bazuar në keto dokumente të falsifikuara ka vendosur të « zgjidhë » mosmarrëveshjen, duke pranuar padinë e shoqërisë “«Energji » dhe detyrimin e shoqërisë «KGE » të paguajë në favor të shoqërisë « Energji » shumën 48, 051,606 (dyzet e tetëmiljon e pesedhjetë e një mije e gjashtëgjind e gjashtë) Euro. Në bazë të vendimit të Gjykatës rezulton se shoqëria « Energji » ka pësuar dëm për shkak se shoqëria « KGE » nuk e ka paguar pёr 911 ditё për disa punime të kryera prej saj në vitin 2009 (kryesisht zëri i punimeve është “përgatitja e materialit të selektuar dhe të shoshuar për ngritjen e trupit të digës ». Por, nga sa rezulton e provuar ky proçes pune nuk është kryer fare. Në fakt, nuk ka qënë objekt i gjykimit fakti, nëse këto punime janë kryer apo jo (shoqëria Kalivaç nuk e ka kundërshtuar këtë fakt madje kjo e fundit ka paraqitur vetë situacionet dhe faturat e falsifikuara). Nga kjo rezulton se përfaqësuesit ligjore të këtyre shoqërive, tё pandehurit Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis e kanë krijuar fiktivisht “mosmarrëveshjen” dhe janë paraqitur në gjykatë “për zgjidhjen e saj”, për t’i dhënë formë ligjore kesaj skeme mashtrimi.
Në lidhje me dokumentet e falsifikuara të paraqitura në gjykimin në arbitrazh rezultoi se:
- Për të vërtetuar vonesat në fillimin e punimeve shoqëria « Energji« ka paraqitur korrespondencën e saj me shoqërine «Kalivaç Green Energy », korespondencë e cila fillon te kryhet me shoqerine “Kalivac Green Energji” me perfaqesues Z. Francesco Bechetti nga data 11.06.2007 (shtojca 3, shtojca 4, shtojca 5, shtojca 6, shtojca 7 e paditesit) e ne vazhdim. Kjo korresponcencë është fiktive. Kështu, në dokumentet e paraqituara në arbitrazh gjendet shkresa e datës 11 Qershor 2007, në bazë të së cilës shoqëria «Energji » i drejtohet shoqërisë «KGE», me qëllim që të caktohej data kur do të dorëzohej kantieri. Në 19 Qershor tashmë shoqëria « KGE» , i drejtohet shoqërisë « Energji » dhe i bën me dije se nuk mund ta dorëzojë kantierin për shkaqe administrative, por i kërkonte të ruante administrimin, për dorëzim tashmë të afërt të punimeve. Vazhdojnë shkresa në datën 27.06.2007 dhe 29.06.2007 ndërmjet këtyre dy shoqërive. Nga dokumentacioni i administruar në dosje rezulton se shoqeria « Kalivac Green Energji » është krijuar sipas statutit të saj me date 09.07.2007, por e rregjistruar ne QKR me date 26.11.2007. Pra, shoqeria KGE nuk ka ekzistuar para dates 09.07.2007 dhe si rrjedhojë shoqëria « Energji» nuk mund të ketë korespondence shkresash apo punime te kryera me nje shoqeri qё nuk ka egzistuar ne kohën e tyre.
- Punimet per të cilat është pretenduar në këtë gjykim se nuk është kryer pagesa (është vonuar pagesa) e cila ka sjellë si pasojë «mosvazhdimin e punimeve » si rrjedhojë dhe “dëmin financiar” për shoqërinë “Energji”, në fakt nuk janë kryer fare, ku faturat dhe situacioni për këto punime janë te rreme.
Gjatë vitit 2009 ka disa fatura të lëshuara nga shoqëria “Energji” me përshkrimin paradhënie (pra, shoqëria “Energji” ka marrë para nga shoqёria “Kalivaç” në vitin 2009 pa kryer apo dorëzuar punimet). Ky fakt është i kundërt me faktet e pretenduara nga kjo shoqëri në Gjyqin e Arbitrazhit, në të cilin pretendohet se në vitin 2009 janë kryer punime të cilat janë marrë në dorëzim, por nuk janë kryer pagesat për këto punime. Ka edhe kundёrshtime tё tjera nё lidhje me faktet pretenduara nё Arbitrazh dhe fakteve tё ndodhura realisht, tё cilat tregojnё fiktivitetin e “marrёveshjeve” apo “Mosmarёveshjes” ndёrmjet dy shoqёrive qё de fakto janё drejtuar dhe kontrolluar nga i pandehuri Francesco Becchetti. Konkretisht, shoqёria “Energji” ka pretenduar nё arbitrazh, se pёr 911 ditё (nga 20.11.2009 deri në datën 02.05.2012) ka qёndruar nё gadishmёri nё kantier, me qёllim vijimin e punimeve pёr shkak tё mospagesave tё shoqёrisё “KGE” dhe pёr kёtё arsye ka pёsuar “dёm financiar”. Ndёrkohё, qё gjatё vitit 2012 dhe vitit 2013 kohё nё tё cilin ishte duke u zhvilluar gjykimi nё arbitrazh shoqёria “Energji” ka marrё vetёm pёr punime nё “Hec Kalivaç” mё shumё se 9 milion Euro, përveç dëmshpërblimit nga gjyqi dhe nuk ka kryer pothuajse fare punime. Paratë e përfituara si më sipër ajo i ka kalur tek shoqëritë fiktive “400 KV” dhe “Cable system” të cilat janë shoqëri që nuk kryejnë aktivitet ekonomik dhe janë të zotëruara nga e pandehura Liliana Condomitti, por të administruara de fakto nga Francesco Becchetti.
Mbi bazën e vendimit gjyqësor të arbitrazhit shoqëria « Energji » ka përfituar nga shoqëria « Kalivaç Green Energji » miliona Euro, të cilat janë transferuar në llogaritë bankare të shoqërisë «Energji » nga Muaji Tetor i vitit 2013 e në vazhdim.
Nga analiza e të dhënave të administruara rezulton se qëllimi kryesor i « krijimit » të mosmarëveshjes fiktive e gjykimit në arbitrazh dhe fryrjes fiktive tё investimit, rezulton të jenë mosmarëveshjet reale që shoqëria konçensionare ka pasur nё kёtё periudhё kohore me shoqërinë « Deutsche Bank”.
Paratë e përfituara në këtë mënyrë nga shoqëria « Energji » (të cilat kanë si burim vendimin e arbitrazhit) apo transaksionet qё bazohen nё fatura tё rreme (të falsifikuara) janë para të cilat kanë rrjedhur nga vepra penale e “vjedhjes duke shpёrdoruar detyrёn”. Kryetari i Kёshillit mbikqyrёs tё shoqёrisё “Kalivaç Green Energji”, i pandehuri Francesco Becchetti nёpёrmjet njё skemё mashtruese mbёshtetur nё dokumenta tё falsifikuara, nё bashkëpunim me te pandehurin Mauro de Renzis (administratori i shoqёrisё Energji), i ka kaluar paratë në mënyrë të kundraligjshme, tek shoqëria “Energji”. Siç u shpjegua mё sipёr shoqёria “Hydro” ёshtё zotёruar nё masёn 45% nga shoqёria “Deutsche Bank”. Vjedhja e parave me anё tё mashtrimit tё ortakut “Deutsche Bank” të shoqërisë “Hydro”, ka qёnё qёllimi i përpilimit të dokumentave të falsifikuara dhe përgatitjes së skemës mashtruese tё sipёrcituar. Këto para më pas shoqёria ”Energji” i ka ri investuar në shoqëri të tjera si « 400 KV”, « Cable system », “Construzione” apo “Agon set” të cilat zotёrohen nё masёm mё të madhe nga Liliana Condomitti, por de fakto zotёrohen nga i pandehuri Francesco Becchetti.
PЁRFITIMI I PADREJTЁ I RIMBURSIMIT DHE KREDITIMI I TVSH-SЁ nga SHOQЁRIA “KALIVAÇ GREEN ENERGY” PЁR PUNЁ TЁ PAKRYER REALISHT.
Drejtoria e Tatimeve ka rimbursuar shoqёrinё “Kalivaç Green Energji” pёr tvsh-nё kreditore tё deklaruar prej saj pёr punimet e kryera nё Hidrocentralin e Kaliavaçit per shumen 593,984,626 lek. Nga akti i ekspertimit kontabël rezultoi se vlera e TVSh-së e kredituar më tepër për të cilën është kryer edhe rimbursimi gjatë aktivitetit ekonomik të shoqërisë “Kaliavç Green Energji” është 458,067,348 lek ose 3,779,529 Euro.
Me Raport-Kontrollin date 28.08.2011 me nr.15320/3 Prot. date 01.09.2011 nga ana e DRT Tatimpaguesit e Medhenj shoqëria është kontrolluar per TVSH-ne per periudhen Janar 2010-Mars 2011, si dhe per kerkesen per rimbursim Tvsh-je deri ne fund te muajit Shkurt 2011 ne shumen 94,472,236 lekë, te shoqerise protokolluar me nr.7058 date 13.04.2011. Shoqerise nga ky kontroll i është njohur si e rimbursueshme teprica kreditore e Tvsh-se ne fund te muajit shkurt 2011 ne shumën 94,472,236 leke.
Objekt i kontrollit pёr kёtё periudhё kanё qёnё situacionet dhe faturat tatimore: nr. 28, datë 15.02.2009 me vlerë të tatueshme 213,668,463 lek dhe tvsh 42,733, 693 lek; nr.36, datë 29.10.2010 me vlerë66,068,918 dhe tvsh 13,213,784 lek, nr.37, 29.10.2010 me vlerë 185,196,320 dhe tvsh 37,039,264 lek.
Nga hetimet rezultoi se punimet e deklaruara bashkëlidhur fatuarave tatimore nr.36 dhe nr.37 të sipërcituara (situacioni i datës 27.02.2009 dhe situacioni i muajit prillit të vitit 2009) janë punime të cilat nuk janë kryer fare. Siç është deklaruar edhe më sipër këto punime nuk janë të parashikuara në preventiv dhe nuk ka blerje punimesh të këtij lloji nga nënkontraktorët, si dhe personat që kanë qënë në kantier kanë deklaruar se në vitin 2009 nuk është kryer “përgatitje materiali”. Këto punime janë faturuar nga shoqëria në vitin 2010 (fatura nr.36, datë 29.10.2010 dhe 37, datë 29.10.2010) dhe TVSH e rimbursuar për këto fatura në vlerën përkatëse 37,039,264 +13,213, 784 = 50.252 048 lek, është përfituar padrejtësisht nga shoqëria “Kalivaç Green Energji” sepse këto punime nuk janë kryer dhe kjo vlerë është përllogaritur nga eksperti në vlerën totale të TVSh-së së kredituar më tepër.
Përveç sa më sipër, rezulton se në Drejtorinë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj janë paraqitur faturat e sipërcituara (36 dhe 37, datë 29.10.2010) bashkëlidhur të cilave janë paraqitur dhe situacionet e punimeve, por në ndryshim nga situacionet me nënshkrim origjinal (të cilat mbajnë të shënuar si periudhë kohore muajin shkurt 2009 dhe muajin prill 2009), situacionet e dorëzuar bashkëlidhur faturave të sipërcituara të paraqitura përpara inspektorëve tatimore u është hequr data apo periudha kohore që ato mbajnë. Pra, përveç se këto situacione janë tërësisht të falsifikuara (per faktin se punimet që përshkruajnë ato nuk janë kryer fare), përfaqësuesit e shoqërisë Kalivaç Green Energji (i pandehuri Stavri Peçi), në vazhdimësi të kryerjes së falsifikimit te situacioneve, të cilat janë krijuar një herë fillimisht tërësisht të falsifikuara, i ka përdorur serish duke u hequr datën.
Ndërsa, siç është shpjeguar me sipër situacionet me nënshkrim origjinal (të cilat janë tërësisht të falsifikuara) bashkalidhur faturave tatimore nr. 43 dhe nr. 47 ashtu dhe fotokopjet e paraqitura ne Arbitrazh, mbajne shenimin Maggio (Maj) 2009 e shoqeruar me certifikaten e punimeve te marra ne dorezim Nr.16, date 29.05.2009 te firmosura nga Drejtuesi i Punimeve, Luglio (Korrik) 2009 i shoqeruar me certifikaten e punimeve te marra ne dorzim Nr.17, date 23.07.2009 te firmosura nga Drejtuesi i Punimeve, Agosto (Gusht) 2009 i shoqeruar me certifikaten e punimeve te marra ne dorzim Nr.18, date 28.08.2009 te firmosura nga Drejtuesi I Punimeve dhe Ottobre (Tetor) 2009 i shoqeruar me certifikaten e punimeve te marra ne dorezim Nr.19, date 30.10.2009 te firmosura nga Drejtuesi I Punimeve. Në faturën me nënshkrim origjinal me nr.47 ndodhet shënimi (saldo lavori central di kalivac period dal aprile 2009 ottobre 2009), ndersa ne faturën fotokopje të paraqitur inspektorëve tatimorë periudha e kryerjes së punimeve është fshirë.
Me kërkesën per rimbursim Tvsh-je Nr.2148/1 Prot, date 16.02.2012 shoqëria “Kalivaç Green Energy” ka kërkuar rimbursimin e Tvsh-së për punimet e blera gjatë vitit 2011. Gjatë vitit 2011 konstatohet se shoqëria ka blerë punime sipas faturave tatimore Nr.43, date 28.03.2011 dhe nr.47, datë 06.12.2011. Inspektorëve tatimorë që kanë shkuar për kontroll në shoqëri u janë paraqitur nga përfaqësues të shoqërise fotokopje të faturave të sipërcituara, si dhe situacionet bashkelidhur këtyre faturave (fotokopje) të cilave u është fshirë periudha kohore. Fatura nr. 47 u është paraqitur inspektorëve në fotokopje, por në këtë faturë është fshirë periudha e punimeve. Në situacionet e punimeve qe I bashkangjiten faturës tatimore Nr.47 date 06.12.2011 ka një shënim ku në dy situacione është shënuar me laps, periudha Prill 2011 dhe në situacionin tjetër është shënuar me laps periudha Dhjetor 2011. Të pyetur në lidhje me këtë fakt inspektorët tatimore Dorian Boci dhe Ёngjёll Gjoka kanë deklaruar se këto situacione ua ka vënë në dipsozicion, i pandehuri Stavri Peçi.
Pra, falsifikimi i këtyre situacione, si pari ka mundesuar kalimin e paligjshëm te parave nga shoqëria ”Kalivaç Green Energy” tek shoqëria ”Energji” dhe se dyti eshte bërë rimbursimi i padrejtë (përfitimi i padrejtë i Tvsh-së) nga ana e shoqërisë ”Kalivaç Green Energy”, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesat e shtetit.
Këto veprime janë kryer për arsye se në Ligjin Nr.7928 datë 27.04.1995 “Për Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.17 date 13.05.2008 per “Tatimin mbi Vleren e Shtuar“, TVSH e hyrjeve mund të paraqitet si e kreditueshme vetëm brenda 12 periudhave tatimore.Pas kësaj periudhe tatimpaguesi (në rastin konkret shoqëria ”Kalivaç Green Energji” nuk ka të drejtë të kreditojë TVSH e faturuar (fatura regjistrohet si blerje me TVSH jo të zbritëshme). Pra, edhe sikur punimet te ishin kryer realisht, ato mund të deklaroheshin si të kreditueshme dhe me pas të rimbursoheshin vetëm nëse deklaroheshin tek tatimet brenda 12 muajve nga periudha kur punimet janë kryer. Në rastin konkret këto punime nuk janë kryer fare prandaj nuk është prerë fatura tatimore në kohë, por edhe sikur të supozohej se ato janë kryer, nuk mund të deklaroheshin si blerje me tvsh të kreditueshme pas 12 muajve.
Në të njëtin përfundim është arritur edhe nga inspektorët e kontrollit në raport kontrollin e datës 12.05.2015 e kryer në shoqërinë ”Kalivaç Green Energy” nga Drejoria Rajonale e Tatim paguesve të Mëdhenj, ku shoqërisë i është zbritur TVSH-ja kreditore ne muajin Mars 2011 ne shumen 19.635.000 lekdhe tvsh-ja kreditore ne muajin Dhjetor 2011 ne shumen 25.325.261 lek. Gjithashtu, inspektorët tatimorë kanë aplikuar edhe masën administrative ndaj shoqërisë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt, ne shumen 44.960.261 leke.
Shoqëria gjatë vitit 2012 dhe 2013, ka vazhduar tё lëshojë fatura me përshkrim‚ punime në “Hec Kalivaç“ pa i shoqëruar me situacione bashkelidhur ose me situacione me të dhëna të pavërteta. Në dokumentacionet e sekuestruara gjenden edhe disa fatura të tjera tatimore për përshkrimin „Punime në Hec Kalivaç“, të cilat nuk kanë fare situacione bashkalidhur.
Gjatё kёsaj periudhe kohore pothuajse nuk ёshtё punuar fare nё hidroçentralin e Kalivaçit. Më pas shoqëria ka lëshuar fatura të tjera me përshkrimin „Punime në Hec Kalivaç“ që fillojnë me faturën me nr. 48, datë 14.06.2012 dhe përfundojnë me faturën nr.72, datë 19.09.2013. Pjesa mё e madhe e kёtyre faturave ose janё pa situacione bashkelidhur ose janë me situacione me të dhëna të pavërteta. Psh, faturat tatimore nr. 53, datë 16.07.2012, nr.54, datë 13.09.2012, nr. 55, datë 13.09.2012, nr. 56, datë 15.10.2012, nr. 61, datë 20.03.2013 dhe nr.65, datë 08.05.2013 pretendohet se i përkasin punimeve të kryera për ndërtimin e një godine rreth 549 metra katror e cila është faturuar në vlerën 1, 246, 585 Euro. Ne lidhje me këtë godinë janë sekuestruar dy situacione një i datës 31.12.2012 me vlerë 946.585.25 Euro dhe tjetri (që përfshin dhe vlerën e situacionit të parë me vlerë 1.246.000 Euro), ndersa në preventivin fillestar të objektit kjo godinë është parashikuar në vlerën 66,858 Euro. Në dokumentet e sekuestruara gjendet një i ashtuquajtur preventiv i ripunuar i cili është firmosur nga të pandehurit Mauro de Renzis dhe Francesco Becchetti. Sqarojmë se Preventivi përpilohet nga projektuesi dhe nëse gjatë zbatimit ka ndryshime, ndryshimet e zërave, volumit dhe çmimit të punimeve, miratohen nga mbikqyrësi i punimeve dhe projektuesi. Gjatë vitit 2012 nuk janë kryer fare punime për ndërtimin e kësaj godine. Pra situacioni i vitit 2012 është tërësisht i falsfikuar. Sipas ligjit për TVSH-në, situacionet në ndërtim bëhen mujore dhe bashkelidhur cdo situacioni duhet të lëshohet fatura tatimore. Tvsh-ja për punimet e mara në dorëzim mund të kreditohet vetëm brenda 12 periudhave tatimore. Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e punimeve të kësaj godine është kryer gjatë vitit 2008. Në aktin e ekspertimit të përgatitur nga inxhinjerët dhe ekonomistët e AKBN-së është përcaktuar se në kushtet kur nuk disponohet projekt zbatimi i kësaj ndërtese nuk mund të përcaktohet lloji dhe sasia e zërave të punimeve, por bazuar në kosto mesatare të ndërtimit për vitin 2014, të përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, kosto e godinës së rojes llogaritet 282 eur/m2 x 549 m2 = 154 826 euro. Gjithashtu, në aktin e ekspertimit janë analizuar vetëm në bazë të situacionit dhe matjeve faktike të ndërtesës disa zëra të situacionit të punimeve një nga të cilët edhe zëri që zë peshën më të madhe në vlerën e situacionit ”Skelet i kompletuar me beton per themelin dhe mbulesen”. Në aktin e ekspertimit të ekspertëve të AKBN është përcaktuar se sasia e raportuar 2540 metra kub është aq e madhe sa sikur e gjithe godina të supozohej te ishte bllok tërësisht I mbushur me beton ( pa hapësira brenda) nuk do të rezultonte volumi 2540 m3.
I pyetur në lidhje me këto fatura ekonomisti i shoqërisë shtetasi Elton Meta ka deklaruar se këto fatuara janë fatura paradhënie. Sipas ligjit për TVSh-në kur fatura është lëshuar për pagesë të kryer në avancë TVSH-ja bëhet e kërkueshme në momentin e marrjes së pagesës, si dhe e drejta e zbritjes lind në këtë moment, në faturë duhet të shkruhet “Pagesë në avancë” ose e thënë ndryshe pagesë paradhënie. Më tej ky shtetas ka shpjeguar se në faturë nuk ka bërë shënimin paradhënie, ashtu siç e kërkon ligji, sepse kështu i është kërkuar nga administratori i shoqërisë.
Në raport kontrollin e datës 04.08.2014, të kryer në shoqërinë “Energji” nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj është arritur në konkluzionin se gjatë vitit 2012, vlera e punimeve te shitura nga shoqëria “Energji” tek “Kaliavaç Green Energji” është 23 herë më e madhe se vlera e punimeve të blera nga shoqëria “Energji” tek nënkontraktorët e saj, ndërsa në vitin 2012 është 12 herë më e madhe. Në raport është shënuar se kjo fryrje e pajustifikuar e të ardhurave, shoqëruar me mospagesën e detyrimeve tatimore të deklaruar, ndikon në ritjen e tepricës kreditore, nga subjektet përfituese të shërbimeve që në rastin konkret është “Kalivaç Green Energji”. Në observacionin e paraqitur nga shoqëria “Energji” është kundërshtuar kjo pike dhe në asnjë moment nuk është përmendur se një pjesë e faturave janë paradhënie.
TRANSAKSIONET BANKARE
Shoqëria ”Kalivaç Green Energji” ka transferuar në llogaritë bankare të shoqërisë ”Energji” nga viti 2007 deri në muajin mars të vitit 2014, ashtu edhe në llogaritë e shoqërisë ”Cable system”, me qёllim likujdimin e faturave tё shoqërisë ”Energji” për punime në ”Hec Kalivaç”, gjithsej 56,203,163 Euro si dhe 96,386,400 Lek (1 Euro afërsisht 140 lek). Pjesa më e madhe e parave e përfituar nga shoqëria ”Energji” nga shoqёria ”Kalivaç Green Energji” është transferuar tek shoqëritë ”Construzione” srl, ”400 KV”, ”Cable System” dhe ”Agon set”.
Shoqëria ”Cable System” gjatë viteve 2012 dhe 2013, ka përfituar 14,758,979 Euro nga shoqëria ”Kalivaç Green Energy” me përshkrimin ”pagesa në favor të ”Cable System” për punime të kryera nga shoqëria ”Energji”. Paratë janë transferuar në këtë mënyrë sepse Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj ka lëshuar urdhër bllokimi për llogaritë e shoqërisë ”Energji” e cila rezultonte me detyrime tatimore të pashlyera. Pra, për të shmangur pagesën e detyrimeve tatimore pagesat janë kryer nëpërmjet llogarive të shoqёrisё ”Cable system”, e cila ka pothuajse të njëjtën strukturë pronësie si shoqëria ”Energji”. Kjo do tё thotё se shoqёria ”Cable System” llogjikisht rezulton të jetë krijuar me qëllimin e posaçëm të funksionit të skemës mashtruese të krijuar nga të pandehurit. Në pasqyrat financiare të shoqërisë, transaksionet bankare janë paraqitur si para të mara hua (financim ortaku). Gjithashtu, me përshkimin financim ortaku kanë kaluar edhe para nga shoqëria ”Energji” në favor të shoqërisë ”Cable system”. Pjesa me madhe e parave të shoqërisë ”Cable system”, e përfituar si më sipër ka kaluar me transfertë tek shoqëria ”Agon set” shpk , shoqëria italiane ”Construzione” dhe ”400 KV”.
Gjithashtu, kontrata huaje pa asnjë qëllim ekonomik janë lidhur ndërmjet shoqërisë ”Energji” dhe ”400 KV”. E pyetur se kush ka qënë qëllimi i marjes së huasë, e pandehura Erjona Troplini nuk ka mundur të shpjegojë arsyen, duke deklaruar thjesht se ajo vetёm egzekutonte transaksionet bankare që i miratonte këshilli mbikqyrës i shoqërisë. Parate e transferura si më sipër në llogaritë e shoqërisë ”400 KV” kanë kaluar më pas në shoqërinë ”Agon Set”.
Nga akti i ekspertimit kontabël ka rezultuar se vlera e punimeve të shitura (faturuara), të pakryera, me situacione fiktive dhe të parregullta, për periudhën 2007-2013 që shoqëria ”Energji” shp.k i ka faturuar shoqërisë ”Kalivaç Green Energji” është 23,720,532 Euro.
Si rrjedhojë e gjykimit të arbitrazhit shoqëria ”Kalivaç Green Energy” ka transferuar në llogaritë e shoqërisë ”Energji” 15,281,331 Euro. Gjithashtu para në favor të kёsja shoqërie janë kaluar edhe në llogaritë bankare të shoqërisë ”Energji” në shtetin e Luksenburgut. Kёto para tё pёrfituara padrejtёsisht nga shoqёria ”Energji” janё trasnferuar nё shoqёri tё tjera ashtu siç u analizua mё sipёr.
Vlera e detyrimit tatimore të papaguara e shoqërisë ”Energji” ndaj Drejtorisё Rajonale tё Tatimpaguesve tё Mёdhenj është në shumën 770,423,159 lekë.
MOSPAGESA E DETYRIMEVE DOGANORE
Gjatё hetimit tё çёshtjes penale ka rezultuar se shoqëria ”Energji” gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar ka importuar disa makineri, sipas deklaratave doganore tё importit nr.64917 datë 25.12.2008, nr.64440 datë 23.12.2008, nr.63969 datë 20.12.2008, nr.10809 datë 13.03.2009, nr.10766 datë 13.03.2009 dhe nr.10795 datë 13.03.2009. Këto makineri janë importuar nën rregjimin e lejimit të përkoshmëm ose rregjimeve të tjera pezulluese. Pas kalimit të afatit ligjor administrata doganore ka pёrllogaritur vlerёn e detyrimit doganor si dhe ka aplikuar masat administrative pёrkatёse. Shoqëria « Energji » pajisjet e sipërcituara ia ka shitur shoqërisë ”Cable system” dhe kjo e fundit ia ka shitur shoqërisë « Kalivaç Green Energji », sipas faturës së datës 20.02.2013 në vlerën 3,700.000 Euro. Aktualisht shoqёria ”Energji” » rezulton debitore ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në vlerën 40.743.718 lek, vetëm për sa i përket vlerës së detyrimit doganor të shmangur.
Nga informacioni i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konstatohet se pajisjet e mësipërme janë importuar nën lejimin e rregjimit të përkohshëm doganor ose rregjimeve të tjera pezulluese. Bazuar në legjislacionin doganor mallrat e importuara nën këtë rregjim brenda një afati të përcaktuar ligjor duhet të rieksportohen ose t’u jepet një regjim tjeter doganor. Konstatohet se këto mallra nuk janë rieksportuar, por në kundërshtim me legjislacionin doganor këto mallra, pa u paguar detyrimi doganor, janë shitur. Kështu rezulton se me faturën nr.06, datë 04.02.2013 shoqëria ”Energji” i ka shitur shoqërisë ”Cable system” pajsjet e futura në Territorin e Republikës së Shqipërisë nën rregjimin e lejimit të përkohshëm doganor ose rregjime të tjera pezulluese. Në nenin 280 të Kodit Doganor përcaktohet se: ”quhet kontrabandë hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë( rasti i regjimit të lejimit të përkohshëm) nga detyrimet doganore, për shkak të destinacionit përfundimtar ose përdorimit të tyre të veçantë, kur autoritetet doganore vërtetojnë se destinacioni i tyre përfundimtar ose përdorimi i tyre i veçantë është i ndryshëm nga ai që është përcaktuar për të përfituar përjashtim nga detyrimet doganore”.
Pra në rastin konkret makineritë dhe paisjet e importuara me regjimin e lejimit të përkohshëm ose të regjimeve të tjera pezulluese, janë shitur duke u hedhur në qarkullim të lirë, pa u zhdoganuar. Në momentin që shoqëria ”Energji” ka vendosur t’i shesë këto paisje duhet të ishte paraqitur në doganë të bënte zhdoganimin e mallrave, për hedhjen në qarkullim të lirë të mallrave dhe pas zhdoganimit të mallrave kishte të drejtë t’i shiste. Në momentin që këto mallra janë shitur nga përfaqësuesi i shoqërisë ”Energji” , ai ka kryer veprën penale të ” Kontrabanda me mallra të tjerë” të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
Nga analiza e dokumentacionit të shitjes dhe rishitjes së makinerive konstatohen edhe fakte të tjera që lidhen me veprën penale të ”Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarise krimianle”.
Siç u shpjegua më sipër me faturën nr.06, datë 04.02.2013 shoqëria ”Energji” i ka shitur shoqërisë ”Cable system” pajisjet e futura në Territorin e Republikës së Shqipërisë, nën regjimin e lejimit të përkohshëm doganor. Më pas me faturën nr.02, të datës 20.02.2013 shoqëria ”Cable System”, këto makineri të importuara si më sipër i ka shitur tek shoqëria ”Kalivaç Green Energy”, pothuajse me të njëjtën vlerë. Është kostatuar nga akti i kontrollit të kryer nga Drjetroia Rajonale e Tatim paguesve të Mëdhenj, se vlera e pajisjeve të shituara nga shoqëria ”Energji” tek ”Cable System” dhe nga kjo e fundit tek ”KGE” është tre herë më e madhe se vlera kontabël e këtyre paisjeve. Pra edhe në këtë rast është fryrë fatura për të kaluar (vjedhur) paratë e shoqërisë ”Kalivaç Green Energji” dhe për t’i kaluar tek kompania e nënës së të pandehurit Francesco Becchetti.
Duke analizuar faturat dhe kontratat për blerjen e dhe shitjen e këtyre paisjeve, rezulton mjaft qartë fiktiviteti i këtyre veprimeve. Siç u tha më sipër shoqëria ”Cable system” këto paisje i ka blerë sipas faturës së datës 04.02.2013 dhe i ka shitur tek ”KGE” më datë 20.02.2013. Bashkëlidhur kësaj fature, pra faturës së lëshuar nga shoqëria ”Cable System” për shoqërinë ”KGE” gjendet kontrata noteriale e shitjes së këtyre pasijeve me nr.55 rep dhe 43 kol, e datës 09.01.2013 në bazë të së cilës ”Cable System” i shiste ”KGE” pajisjet e sipërcituara. Bashkëlidhur kësaj kontrate gjendet prokura noteriale me nr.3728 rep dhe 3420 kol e të pandehurit Francesco Beccheti, si përfaqësues i shoqërisë ”Kalivaç Green Energji”, i cili autorizonte shtetasin Shpëtim Arbana të blinte paisjet nga ”Cable System”. Pra ”Cable System” i ka shitur shoqërisë ”KGE” sipas kontratës dhe prokurës, disa pajisje akoma pa i blerë nga shoqëria ”Energji” dhe i pandehuri Francesco Beccheti akoma pa i pasur shoqëria ”Cable System” këto paisje, e ka ditur që do t’i kishte dhe ka autorizuar Shpëtim Arbanën për t’i blerë prej saj. Pra, edhe këtu del mjaft qartë roli i të pandehurit Francesco Becchetti si administrator de fakto i të gjitha shoqërive.
MOSPAGIMI I DETYRIMEVE TATIMORE NGA SHOQËRIA « ENERGJI »
Subjekti “ Energji Sh.p.k” me nipt K 72020016 P me aministrator të pandehurin Mauro De Renzis ka detyrime tatimore tё papaguara (borxh), ndaj Drejtorisё Rajonale tё Tatimpaguesve tё Mёdhenj deri me dt.30.12.2014 shumen prej 770,423,159 lek (pёrveç detyrimeve tё tjera qё janё nё proçes apelimi). Ndaj subjektit janë marrë masa administrative nё vazhdimёsi dhe shoqëria “Energji” Sh.p.k nuk ka paguar taksat dhe tatimet megjithe mundësinë që ka pasur për shlyerjen e kёtyre detyrimeve. Nga transaksionet bankare rezulton se pas lëshimit të urdher bllokimit të muajt Gusht të vitit 2012 në llogaritë e shoqërisë ‘Energji”, kanë kaluar miliona Euro dhe detyrimet tatimore nuk janë paguar. Transaksionet financiare janë kryer në bankën “Veneto”, e cila edhe pse ka marrë dhe ka rregjistruar në sistem urdher bllokimin nga organet tatimore, ka kryer transaksionet në kundërshtim me urdherin e lëshuar nga tatimet, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Gjithashtu, me qellim shmangien e pageses se detyrimeve tatimore nga shoqёria “Energji”, shoqёria “KGE” ka kryer pagesat nё llogaritё e shoqёrisё “Cable System”. Pagesat janё kryer me pёrshkrimin “Pagesё pёr shoqёrinё Cable System” nё favor tё shoqёrisё “Energy” pёr likujdim fature.
KONTROLLET E KRYERA NGA AGJENSIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore, në zbatim të detyrave të saj funkionale ka kryer disa akte kontrolle në kantierit e Hidrocentralit të Kalivaçit për të parë ecurinë e zhvillimit të punuimeve. Kështu më datë 24.05.2010 një grup pune i përbërë nga inxhinjerët Nikolin Prifti, Florina Xhako dhe Saimir Skura ka shkuar për monitorin në Hec “Kalivaç”. Në akt monitorinimin e mbajtur nga ky grup pune shënohet se në kantier ka pasur mungesa të theksura dokumentacioni dhe grupi i punës nuk ka mundur të sigurojë një sërë dokumentash të rëndësishëm të cilat janë të nevojshëm për të kryer kontrollin si ditarin e punimeve, aktin e piketimit, raportin e mbikqyrësit të punimeve, projektin e miratuar dhe materiale të tjera të kërkuara, fakte këto të pasqyruara në raportin e mbajtur i cili i është dërguar me shkresë shoqërisë “Konçnesionare” më datë 27.07.2010. Të pyetur në lidhje me këtë akt monitorimi punonjësit e AKBN që kanë kryer kontrollin kanë deklaruar se ky akt monitorimi është mbajtur në kushtet e një mungese totale dokumentacioni (projektin, situacionet, preventivin, relacioni i mbikqyrësit, ditari i punimeve, etj). Monitorimi ka zgjatur vetëm dy ose tre ore, në kantier nuk janë kryer matje dhe referimet në akt monitorim janë bërë vetëm mbi bazën e thënieve të përfaqësueit të shoqërisë ( sepse dokumentacion nuk ka pasur në kantier dhe nuk u është vënë në dispozicion nga shoqëria Konçensionare).
E njëjta situatë ka vazhduar edhe ne vitin 2011, ku në aktin e monitorimit të mbajtur është shënuar mungesa totale e dokumentacionit sidomos e situacioneve dhe raporteve të mbikqyrësit të punimeve, i cili konfirmon saktësinë e punës së paraqitur në situacione, por sic është shpjeguar edhe më sipër në kantierin e “Kalivaçit” nuk ka pasur mbikqyrës punimesh, të paktën deri në vititn 2011. Edhe në vitin 2012 është kryer akt monitorimi, më konkretisht në datë 13.03.2012. Pas monitorimit të kryer në terren AKBN i ka kërkuar shoqërisë Koncensionare të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për kryerjen e monitorimit. Koncensionari kësaj here ka dërguar në AKBN disa dokumente fotokopje, ndër të cilat edhe situacionet e punimeve të cilat janë të firmosura edhe nga shtetasi Ëngjëll Cici me cilësinë e mbikqyrësit të punimeve (por, që ky i fundit ka deklaruar se nuk ka qënë mbikqyrës i punimeve dhe gjate hetimit të çështjes penale në shoqërinë Konçesionare nuk janë gjetur situacione origjinale të firmosura me firme të këtij shtetasi). Në përbërje të grupit të Minitorimit në vitin 2012 kanë qënë edhe dy përfaqësues të Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të pandehurit Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi.
Për monitorimin e kryer, grupi i monitorimit ka përgatitur një relacion përmbledhës. Bashkelidhur këtij relacioni gjendet dhe një relacion teknik për sa i takon vetëm, pjesës topografike të firmosur nga dy topografët e këtij grupi Fetah Derishi dhe Sokol Koçi. Në relacionin përmbledhës pasyrohen punimet e kryera referuar situacioneve të paraqitura nga shoqëria konçensionare. Nga përmbajtja e relacionit rezulton se punimet e kryera janë matur dhe verifikuar nga inxhinjeri dhe specilalisti topograf të cilët kanë përgatitur dhe relacionin teknik. Nga përmbajtja e relacionit teknik rezulton se grupi i topografëve ka kryer matjet në terren dhe ka bërë karahasimet ndërmjet punimeve të raportuara në situacione dhe matjeve të kryera faktikisht.
Më konkretisht në këtë relacion teknik përcaktohet: “Gërmimet e kryera janë ato të paraqitura në situacionin përmbledhje punimesh që është paraqitur nga shoqëria për zonën e digës ku ne kryhen matjet janë gërmime me 2.054.127 m kub dhe mbushje 242 378 metra kub. Nga matjet e kryera në terren vetëm për zërin gërmin dhe mbushje, volumi jonë i gërmimit na rezulton 2,049.100 m kub me nje gabim 0.003% dhe mbushje 242 500 metra kub. Ndërsa për zerin pirgje në situacion është 1.705.470 metra kub dhe në matjet e kryera rezulton se janë 1.810.000 metra kub”.
Në lidhje me të dhënat e matura në këtë relacion teknik, gjatë hetimit të çështjes, iu kërkua AKBN ta na vinte në dispozicion çdo të dhënë që vërtetonte matjet e kryera si harta, CD etj. Në përgjigje të informacionit të kërkuar AKBN na ka dërguar një informacion të përgatitur nga i pandehuri Fetah Dervishi në të cilin pasqyrohet fakti se topografët kanë kryer matjet vetëm në anën e djathtë dhe jo në anën e majtë ( sepse në anën e majtë ka qënë e pamundur të shkohej për shkak të mungesës së urës). Të njëjtin fakt kanë deklaruar edhe të pandehurit Sokol Koçi dhe Fetah Dervishi. Punimet e raportuara për anën majtë nga shoqëria “Kalivaç Green Enegji”, janë në një volum shumë më të madh se punimet në anën e djathtë.
Nga sa më sipër rezulton se në relacionin teknik të grupit të topografëve, dhe si rrjedhojë dhe në relacionin e përgjithshëm të muajit Mars të vitit 2012 dhe më pas në relacionin e muajit mars të vitit 2013 ( i cili i referohet matjeve të kryera nga topografët në vitin 2012) janë pasqyruar të dhëna të pavërteta në lidhje me volumet e matura.
Në relacionin teknik të topografëve prenzantohet se: “punimet e gërmimit nga “matjet” kanë rezultuar në sasinë 2,049.100 m kub në raport me punimet raportuara në situacione në sasinë 2.054.127 m kub; zëri pirgje ( përgatitja e materialit të selektuar dhe ndarë për ngritjen e trupit të digës) sipas relacionit, “matjet” kanë treguar një sasi prej 1,810,000 metra kub, ndërkohë që nga situacionet rezultojnë në sasinë 1.705.470 metra kub; zëri mbushje “sipas matjeve” ka rezultuar 242.500 metra kub ndërsa sipas situacioneve 242 378 metra kub”
Nga aket rezulton se grupi i topografëve nuk ka kryer fare matje dhe nuk ka verifikuar se çfarë pune është kryer faktikisht duke pasqyruar në relacionin teknik të dhënën e pavërtetë se matjet janë kryer, kur ndërkohë matje nuk ka pasur.
Gjithashtu me shkresën me nr.22639 prot të datës 21.11.2012, Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, një informacion mbi matjet faktike të punimeve të kryera në Hidroçentralin e Kalivaçit, të kryer nga specialistë të fushës topografike, me qëllim kryerjen e kontrollit tatimor në shoqërinë “ Kalivaç Green Energji”, i cili kishte për qëllim dhe saktësimin e TVSh-së kreditore të kësaj shoqërie. Në përgjigje të kësaj shkrese Ministria e Energjitikës me shkresën me nr.10533/1 Prot te datës 18.01.2013, ka vënë në dispozicion të grupit të kontrollit të tatimeve inxhinjerin Fetah Dervishi.
Ky i fundit pasi ka marrë kontakt me grupin e kontrollit nuk ka kryer matje të reja, për të verifikuar nëse punimet e raportuara përputhen me punimet e realizuara në fakt, por i ka komunikuar inspektorëve tatimore faktin se për punimet e kryera është kryer një kontroll nga AKBN ku janë kryer matjet dhe rezultatet e kontrollit ndodheshin në relacionin teknik. Ky relacion teknik u është vënë në dipsozicion inspektorëve tatimorë nga Ministria e Energjitikës.
Pra nga sa më sipër rezulton se të pandehurit Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi, në zbatim të detyrës së tyre, si specialist topograf, pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nuk kanë kryer matje për të verifikuar punimet e kryera faktikisht në hidroçentralin e Kaliavaçit, por së bashku kanë përgatitur një relacion teknik, në të cilin kanë pasqyruar të dhëna të rreme. Në bazë të këtij relacioni teknik është përgatitur më pas dhe relacioni përfundimtar i muajit Mars të vitit 2012 ku pasqyroheshin matjet e kryera nga grupi i topografëve, mbi punimet e kryera në Hidroçentralin e Kalivaçit, matje të cilat realisht nuk janë kryer fare. Relacioni i Përgjithshëm është firmosur nga Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi. Më pas i pandehuri Fetah Dervishi nuk ka pranuar të bëje verifikimet e situacionieve të punimeve për llogari të Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, duke pretenduar se matjet janë kryer dhe janë pasqyruar në relacionin e muajit mars të vitit 2012. Pra edhe pse realisht matjet nuk janë kryer ky i pandehur, ai ka vazhduar me deklarimet e të dhenave të pavërteta edhe në institucione të tjera ligjzbatuese.
STRUKTUARA E PRONËSISË SË PERSONAVE JURIDIKE TË PANDEHUR NË KËTË CESHTJE PENALE (SI DHE STRUKTURA E PRONËSISË SË PERSONAVE JURIDIKE ORTAKË NË SHOQËRITË NË FJALË).
Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit rezulton se shoqëritë e sipërcituara kanë këtë strukturë pronësie:
- Shoqëria “Kalivaç Green Energy” sh.p.k zotërohet nga 100% nga ortaku i vetëm i saj “Hydro” srl;
- Shoqëria “Hydro” srl është zotëruar deri në muajin Nëntor të vitit 2013, 55% nga shoqëria “BEG” Spa dhe 45 % nga shoqëria “Deutsche Bank” dhe aktualisht zotërohet 100% nga shoqëria italiane “Beg” spa;
- Shoqëria “Beg” spa zotërohet, 20% nga Francesco Becchetti, 20% nga Liliana Condomitti, 20% nga Celestino Becchetti, 20 % nga Manlio Cerroni, 10% nga Stefania Grigolon, 5% nga Donatela Cerroni dhe 5% nga Monica Cerroni;
- Shoqëria “Energji” zotërohet në masën 80% nga shoqëria italiane “Construzioni” (kjo e fundit zotërohet në masën 99,5% nga shtetësia Liliana Condomitti dhe 20% nga shtetësia Vjollca Kamberi; Aksionet që aktualisht zoterohen në këtë shoqëri nga Vjollca Kamberi janë zotëruar deri më datë 09.08.2013 nga i pandehuri Mauro De Renzis).
- Shoqëria “Cable System” sh.p.k zotërohet 80% nga shoqëria italiane “Construzioni” dhe 20% nga shtetësia Erjona Troplini;
- Shoqëria “400 KV” zotërohet 80% nga shoqëria italiane “Construzioni” dhe 20% nga shtetësia Erjona Troplini;
- Shoqëria “Agon Set” zotërohet 40 % nga “Construzione”, 40% nga shoqëria “Insvestime të Rinovueshme” sh.p.k dhe 20% nga shoqëria “Fuqi” sh.p.k;
- Shoqëria “Investime të Rinovueshme” aktualisht zotërohet 80% nga Mauro De Renzis dhe 20% nga Stefania Grigolon, përpara datës 18.09.2014, kuotat që aktualisht zotërohen nga i pandehuri Mauro De Renzis janë zotëruar 40% nga Celestino Becchetti, 40% nga Fabiola Becchetti;
- Shoqëria “Fuqi” sh.p.k zotërohet nga 80% nga Hysni Kamberi dhe 20 % nga Arvin Kamberi, dhe përpara datës 19.09.2014 kuotat në këtë shoqëri zotëroheshin 70% nga “400Kv” sh.p.k, 15% nga Mauro De Renzis dhe 15% nga Erjona Troplini.
Nga hetimet ka rezultuar se:
- Shoqëria «Energji» sh.p.k ka faturuar nё shumё raste për shoqërinë «KGE » punime të pakryera, duke falsifikuar situacionet e punimeve ose ka rritur disa herё vlerёn e punimeve, tё cilat i ka blerё nga nёnkontraktorёt e saj;
- Përfaqësuesit ligjorë të dy shoqërive në mënyrë fiktive kanë sajuar një mosmarëveshje me objekt «shpërblim dëmi» për zgjidhjen e së cilës i janë drejtuar gjykatës së arbitrazhit nё Shqipёri, qëndrës së zgjidhjes së mosmarëveshjeve «Medart ». Në këtë gjykim palët kanë paraqitur dokumente të falsifikura kryesisht situacione me të dhëna të pavërteta, për punime të pakryera realisht. Në përfundim të gjykimit, gjykata bazuar në dokumente të falsifikuara ka vendosur të « zgjidhë » mosmarëveshjen, duke pranuar padinë e shoqërisë «Energji» dhe detyrimin e shoqërisë «KGE» të paguajë në favor të shoqërisë «Energji » shumën 48.051.606 Euro. Në bazë të vendimit të Gjykatës rezulton se shoqëria «Energji» ka pësuar dëm për shkak se shoqëria « KGE » nuk e ka paguar pёr 911 ditё për disa “punime të kryera” prej saj në vitin 2009 (kryesisht zëri i punimeveështë «përgatitja e materialit të selektuar dhe të shoshuar (tё ndarё) për ngritjen e trupit të digës , proçes pune që nuk ka qёnё parashikuar nё preventiv dhe nuk ёshtё kryer fare;
- Bazuar nё dokumente tё falsifikuara (faturat te cilat bazohen nё situacione fiktive), si dhe bazuar nё vendimin e Gjykatёs sё arbitrazhit “Medart” shoqёria “KGE” ka kaluar nё favor tё shoqёrisё “Energji” nё bankat shqiptare, por edhe nё llogari tё tjera tё kёsaj shoqёrie nё bankat e shtetit tё Luksenburgut, para tё cilat mё pas janё ri- investuar. Parate e transferuara nё këtë mënyrë në llogarinё e shoqёrisё “Energji”, si tё ardhura nga “kryerja e punimeve” (tё pakryera), si dhe paratё e pasqyruara nё bilancin e kёsaj shoqёrie si tё “ardhura gjyqёsore”, nё fakt janё para tё cilat kjo shoqёri i ka pёrfituar nёpёrmjet njё skeme fiktive dhe me dokumente tё falsifikuara tё ndёrtuar nga te pandehurit Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis, me qëllim vjedhjen e pasurisë së shoqërisë “Kalivaç Green Energy”. Më pas këto para kryesisht janё transferuar tek shoqёria «Cable System» dhe « 400 KV”. Bazuar në të dhënat e marra nga tatimet si dhe në deklarimet e admistratores së këtyre shoqërive Erjona Troplini, rezulton se shoqëritë «Cable System» dhe « 400 KV” janë shoqëri pa aktivitet ekonomik, me pronare ( ortake) kryesore te pandehuren Liliana Condomitti. Mё pas dy shoqёritё e sipёrcituara pjesёn mё tё madhe tё kёtyre parave e kanё transferuar tek shoqёria “Agon Set”, me pёrshkrimin “Financim ortaku”.
- Shoqёria “KGE” sh.p.k ka pёrfituar 458,067,348 lek ose 3,779,529 Euro padrejtёsisht rimbursim nga Drejtoria e Tatimpaguesve tё Mёdhenj, si dhe ka kredituar nё llogaritё e tij nё mёnyrё tё padrejtё TVSH pёr punime tё cilat nuk janё kryer;
- Shoqëria « Energji » sh.p.k, ka shmanguer pagesën e detyrimeve Doganore dhe aktualisht kjo shoqëri i detyrohet Drejtorisë së Përgjithme të Doganeve në shumën 40.743.718 lek( përveç gjobave dhe interesave);
- Shoqëria « Energji » sh.p.k nuk ka paguar detyrimet tatimore në shumën mbi 770,423,159 Lek. Mospagimi i tatimeve nga pёrfaqёsues tё kёsaj shoqёrie, ka vazhduar edhe pas marjes së masave administrative të vendosura nga “Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mёdhenj”. Nga akti i ekspertimit kontabёl ka rezultuar se shoqёria ka pasur likujditete pёr pagimin e detyrimeve tatimore;
- Shoqёria « KGE » pёr tё shmangur pagimin e detyrimeve tatimore tё shoqёrisё “Energji” ka bёrё likujdim e faturave tё lёshuara nga shoqёria « Energji » nёpёrmjet shoqёrisё « Cable system » sh.p.k, e cila ashtu si shoqёria « Energji » zotёrohet nё masёn 80% nga e pandehura Liliana Condomitti.
- Në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, përfaqësues të «Veneto Bank », kanë lejuar kryerjen e transaksioneve bankare në llogaritë e shoqërisë « Energji » në kundërshtim me urdherin e bllokimit të vendosur nga Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj, duke lejuar qarkullim e miliona eurove në llogaritë e kёsaj shoqёrie;
- II) ANALIZA JURIDIKE E VEPRAVE PENALE TЁ KRYERA NGA TË PANDEHURIT:
- “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer mё shumё se njё herё dhe nё bashkepunim nga i pandehuri Francesco Becchetti, parashikuar nga neni 186/2 tё kodit Penal, ku parashikohet: “Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet….Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”. Dokumentet e falsifikuara nga ky i pandehur janё situacionet, kryesisht tё vitit 2009-2013, si dhe faturat bashkelidhur kёtyre situacioneve. Mё konkretisht dokumentet e falsifikuara dhe pёrdorimi i tyre paraqiten si mё poshtё:
- Situacionet dhe faturat respektive tё paraqituara nё gjyqin e arbitrazhit tё muajit Shkurt -Tetor tё vitit 2009.Nё kёto situacione ёshtё shkruar si periudhё e pёrpilimit tё tyre, muajt Shkurt -Tetor tё vitit 2009, ku ne fakt kёto situacione nuk janё perpiluar nё kёtё periudhё, por nё njё periudhё tё mёvonshme. Situacionet e punimeve me nr.14-19 (qё kanё tё shёnuar si periudhё lёshimi Shkurt –Tetor 2009) janë situacione me përmbajtje tërësisht të rreme, ashtu siç ёshtё analizuar mё sipёr. Mbi bazën e këtyre situacioneve janë prerë fatuarat me përshkrimin “punime në Hec Kalivaç”, të cilat si rrjedhojë janë të falsifikuara (faturat janё prere nё vitin 2010, 2011 dhe 2012). Situacionet janë të firmosura nga i pandehuri Mauro De Renzis dhe drejtuesi teknik i shoqërisë “KGE”, Stavri Peçi, ndёrsa faturat nga tё pandehurit Mauro De Renzis dhe Francesco Beccheti. Pra, pavarёsisht se situacionet nga numri 14-19 (qё kanё tё bёjnё me pёrgatitjen e materialit) janё tё firmosura vetёm nga Mauro De Renzis dhe Stavri Peçi, ato janё prodhuar mbi bazёn e njё kontrate fiktive tё firmosur nga te pandehurit Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis dhe falsifikimi i situacioneve ёshtё mbёshtetur dhe me dokumente tё tjera si, proçesverbali i pёrfundimit tё punimeve pёr proçesin “pёrgatitje e materialit tё selektuar dhe tё ndarё pёr ngritjen e trupit tё digёs” i datёs 02.10.2009. Ne keto kushte, falsifikimi i situacioneve ёshtё i mirёmenduar nga Francesco Beccheti, pёr arritjen e qёllimit tё tij tё kundraligjshёm, dhe pёr te “justifikuar” prodhimin e ketyre situacioneve fiktive, janё pёrpiluar dokumente mbёshtetёse ne menyre fiktive.
- Dokumentet qё kanё tё bёjnё me “korrespondencёn” fiktive te kryer ndёrmjet shoqёrisё “Kalivaç Green Energy” dhe shoqёrisё “Energji”, pёr “vonesat nё kryerjen e punimeve”, ndёrkohё qё shoqёria “KGE” nuk ishte krijuar akoma. Kёto dokumente janё tё firmosura nga i pandehuri Francesco Beccheti dhe Mauro De Renzis.
- Situacionet e sipёrcituara dhe faturat me pёrmbajtje tё falsifikuar janё pёrdorur pёrpara Gjykatёs sё Arbitrazhit “Medart” nё vitin 2013, nga shoqёria “Energji”, nga pёrfaqёsuesit e te pandehurit Mauro De Renzis”, nё bazё tё padisё ngritur sipas prokurёs sё lёshuar nga i pandehuri Mauro De Renzis;
- Situacionet dhe faturat respektive tё falsifikuara tё vitit 2012 dhe vitit 2013 tё firmosura nga te pandehurit Francesco Beccheti dhe Mauro De Renzis, si dhe faturat fiktive tё vitit 2012 dhe 2013 pa situacione, tё firmosura po nga kёta te pandehur, shoqёruar me tё ashtuquajtur preventive shtesё tё punimeve, tё cilat nuk mbajnё firmёn e personave kompetente siç janё mbikqyrёsi apo projektuesi, por janё tё nёnshkruar nga tё pandehurit Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis;
- Situacionet e sipёrcituara dhe faturat me pёrmbajtje tё falsifikuar janёpёrdorur (dorёzuar) gjithashtu nё Agjensinё Kombёtare tё Burimeve Natyrore, sipas shkresave përcjellëse të firmosura nga administratori i shoqërisë Francesco Becchetti nё datat 30.03.2012 dhe 19.09.2014. Me shkresёn e datёs 30.03.2012 tё shoqёrsiё “Kalivaç Green Energji” janё dorёzuar situacionet nga numri 1 deri nё numrin 19. Pёrveç situacioneve me pёrmbajtje tёrёsisht tё falsifikuar pёr punime tё pakryera, situacionet e dorёzuara nё AKBN tё gjitha nga 1-19 janё falsifikuar duke u shtuar (mbartur) nё kёto situacione edhe rekuizita “mbikqyrёsi i punimeve” poshtё tё cilёs gjendet emri i inxhinjerit Ёngjёll Cici. Ky i fundit nuk ka qёnё mbikqyrёs i punimeve dhe ka deklaruar se nuk i ka nёnshkruar kёto situacione;
- Situacionet 14-19 u janё dorёzuar inspektorёve tatimorё, pra janё pёrdorur pёrpara inspektorёve tatimorё qё kanё kryer kontrollet tatimore nё shoqёrinё “Kalivaç Green Energy”. Edhe ne kete rast, keto situacione duke qene tёrёsisht tё falsifikuar ne permbajtje u jane dorezuar inspektorёvё tatimore duke u fshirё daten, e cila fillimisht ka qene e vendosur (shkurt –Tetor 2009) dhe sipёr tyre ёshtё vendosur njё shёnin me laps pёr periudhёn Prill –Dhjetor 2011. Ky veprim ёshtё kryer, pёr shkak se në ligjin Nr.7928, datë 27.04.1995 “Për Tatimin mbi Vleren e Shtuar”, i ndryshuar dhe Udhëzimin Nr.17, date 13.05.2008 per “Tatimin mbi Vleren e Shtuar“, TVSH e hyrjeve mund të paraqitet si e kreditueshme vetëm brenda 12 periudhave tatimore.Pas kësaj periudhe tatimpaguesi në rastin konkret shoqëria ”Kalivaç Green Energji” nuk ka të drejtë të kreditojë TVSH e faturuar (fatura regjistrohet si blerje me TVSH jo të zbritëshme).
Nga sa me siper, rezulton se i pandehuri Francesco Becchetti nё cilёsinё e organizatorit tё kryerjes sё veprёs penale te falsifikimit, por edhe tё ekzekutorit tё saj, ka falsifikuar situacionet dhe faturat bashkёpunim me tё pandehurit Mauro De Renzis dhe Stavri Peci, tё cilat datojnё nё vitin 2009 e nё vazhdimёsi deri nё datё 31.12.2013 (situacionet e fundit) dhe kёto dokumente janё pёrdorur dhe dorёzuar nga ky shtetas nё institucione tё ndryshme ligjzbatuese tё shtetit Shqiptar. Vepra penale e “Falsifikimit tё dokumentave” nga ana objektive ёshtё kryer me veprime aktive te kundraligjshme, tё cilat konsistojnё, si nё prodhimin e dokumenteve tё falsifikuar, ashtu dhe nё pёrdorimin e ketyre dokumenteve pёrpara organeve tё tjera ligjzbatuese.
Vepra penale nga të pandehurit ёshtё kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, pasi dokumentet janё falsifikuar dhe me pas pёrdorur nё vazhdimёsi. Nga vepra penale janë dёmtuar jo vetëm interesat e shoqërisë “Deutsche Bank”, por edhe interesat e shtetit shqiptar. Edhe pas kalimit të 17 viteve punimet në Hidroçentralin e Kalivaçit janë akoma në faza fillestare dhe pёrveç kёsaj, shoqёria KGE, ka pёrfituar rimbursim nё mёnyrё tё padrejtё dhe ka paraqitur kёrkesё pёr rimbursimin e TVSh-sё, pёr punime tё cilat si ka kryer fare. Nga ana subjektive vepra penale ёshtё kryer me formё faji dashje direkte dhe sic rezultoi me qёllimin e pёrfitimit te paligjshёm material. Gjithashtu, njё qёllim tjetёr i kundraligjshёm është dhe krijimi i bindjes të institucioneve shtetërore shqiptare se punimet vazhdojnë të kryhen.
- “VJEDHJA DUKE SHPËRDORUAR DETYRËN” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 135 e 25 të Kodit Penal në të cilin parashikohet: “Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet”.
I pandehuri Francesco Beccheti deri në muajin Nëntor të vitit 2013 ka zotëruar vetëm 11% të kuotave të shoqërisë “KGE” dhe si Kryetar i Kёshillit mbikqyrёs tё shoqёrisё “Kalivaç Green Energji”, ky i pandehur, nё bashkëpunim me te pandehurin Mauro de Renzis, i ka kaluar në mënyrë të kundraligjshme paratë e shoqërisë “KGE” sh.p.k që administronte tek shoqëria “Energji” sh.p.k. Paratë e përfituara nga shoqëria “Energji” sh.p.k, jane justifikuar me faturat fiktive të “kryerjes së punimeve”, si dhe vendimin e arbitrazhit, te cilat janë para qe shoqëria “Emergji” i ka përfituar jo si rezultat i një aktiviteti të ligjshëm ekonomik dhe ne kushtet e transaksioneve normale tregetare, por si rezultat i skemes së organizuar nga i pandehuri Francesco Becchetti i ndihmuar në kryerjen e veprës penale nga i pandehuri Mauro de Renzis. I pandehuri Francesco Beccheti ishte kryetar i Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë “ KGE” deri në datë 18.10.2013. Ai ka pasur për detyrë mirë administrimin e shoqërisë, për realizimin e aktivitetit ekonomik të saj, qё konsistonte vetëm nё zbatimin e kontratës konçesionare, për ndërtimin e “Hidroçentralit të Kalivaçit”. Ky i pandehur me ndihmën e të pandehurit Mauro de Renzis, ka shpërdoruar kompetencat e njohura nga statuti i shoqërisë dhe ka transferuar ne baze te dokumenteve të falsifikuara paratë tek shoqëria “Energji”. Keshtu, ai nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara ne kuadrin e kesaj skeme mashtruese ka ngarkuar shoqërinë “KGE” me “detyrimin” për shpërblimin e dëmit në shumën 48.051.606 Euro (para të cilat janë kaluar nga muaji Tetor i vitit 2013 e në vazhdim në llogaritë bankare të shoqërisë “Energji”, si në bankat shqiptare, ashtu dhe në banka të tjera jashtë Territorit të Republikës së Shqipërisë).
Bazuar nё aktin e ekspertimit kontabёl duke llogaritur vetёm paratё e transferuara nё bankat shqiptare, vlera e pёrfituar padrejtёsisht nga shoqёria “Energji” ёshtё 23,720,532 Euro nga punimet e fryra. Si rrjedhojë e gjykimit të arbitrazhit nga shuma totale 48.051.606 Euro, vlera e transferuar nga shoqëria ”Kalivaç Green Energy” në llogaritë e shoqërisë ”Energji” eshte 15,281,331 Euro. Pra në total, vlera e përfituar padrejtësisht nga shoqëria ”Energji”, në llogaritë e saj bankare në Shqipëri është 39,001,863 Euro.
Shoqëria “Energji” zotërohet në masën 80% nga shtetësia Lilijana Condomitti, ndersa pjesa tjetër e aksioneve (20%)” deri më datë 09.08.2013 ёshtё zotëruar nga i pandehuri Mauro De Renzis. Këto kuota janë transferuar tek shtetësja Vjollca Kamberi (nëna e bashkëshortes apo bashkejetueses të të pandehurit Francesco Becchettit) sipas kontratës noteriale të datës 09.08.2013. Referuar kontratës kjo shtetase ka blerë kuotat e zotëruara nga i pandehuri Mauro de Renzis vetëm për 500 Euro. Ndërkohë, që gjatë vitit 2013, Vjollca Kamberi është shpërblyer si administratore e shoqërisë me 250.000 Euro dhe ka përfituar divident në shumën 500.000 Euro. Pra, kjo shtetase ka blerë një pasuri (kuotat) vetëm për 500 Euro dhe brenda 4 muajve ka përfituar nga pasuria e blerë 750.000 Euro. Vlera e përfituar prej saj nga blerja e kuotave, vetëm për katër muaj është 1500 herë më e madhe se vlera e shpenzuar për blerjen e këtyre kuotave.
Analiza e faktit tё sipёrcituar tregon se i pandehuri Mauro de Renzis ka qënë fiktivisht, ortak dhe administrator i shoqërisë “Energji” dhe paratë e shoqërisë “Energji” janë administruar dhe përfituar nga i pandehuri Francesco Beccheti, nga nëna e tij Liliana Condomitti dhe një pjesë edhe nga nëna e bashkeshortes së tij Vjollca Kamberi. Pra, i pandehuri Francesco Becchetti në bashkepunim me të pandehurin Mauro De Renzis, kanë vjedhur paratë e shoqërisë “KGE” duke i kaluar nëpërmjet shpërdorimit të kompetencave tek shoqëria e nënës dhe vjehrrës së tij. I pandehuri Francesco Becchetti është organizatori dhe ekzekutori i kryerjes së veprës penale, ndërsa i pandehuri Mauro de Renzis ka pasur rolin e ndihmësit në kryerjen e veprës penale. I pandehuri Mauro De Renzis ka firmosur së bashku me Becchettin dokumentet e falsifikuara, ka ndihmuar këtë të fundit, duke e “paditur” shoqërinë “KGE” fiktivisht në gjykatë dhe pasi kishte bërë gjithë këtë “punë”, ka shitur më pas kuotat e zotëruara prej tij në shoqërinë “Energji”, tek vjehrra e Francesco Becchetit, vetëm për 500 Euro.
Nga ana objektive vepra penale e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” është realizuar me veprime që konsitojnë në “vjedhjen e pasurisë” së shoqërisë “KGE nga personi, që ka për detyrë ta administrojë, duke shpërdoruar kompetencat që rridhnin nga statuti I shoqërisë. Paratë e kësaj shoqërie nga aktet e administruara rezultojnё tё jenё para të investuara në shoqёrinё “Hydro” (e si rrjedhojё edhe nё shoqёrinё “KGE”, qё zotёrohet 100% nga Hydro) nga ortaku i saj Deutsche Bank. Veprën penale tё “Vjedhjes duke shpёrdoruar detyrёn” ky i pandehur e ka realizuar duke u ndihmuar nga i pandehuri Mauro De Renzis, pa veprimet e perbashketa te te cilit ajo nuk mund te kryhej. I pandehuri Francesco Beccheti ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të veprës penale, ndërsa I pandehuri Mauro de Renzis ka qënë në rolin e ndihmësit. Vjedhja e pasurisë është realizuar për një periudhë të gjatë kohore, fillon tё kryhet me aktivitetin ekonomik tё shoqёrisё KGE, por bёhet mjaft e dukshme dhe evidente nё vitet 2009-2014. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me formë faji, dashje direkte dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm material.
- C) ”KRIJIMI I SKEMAVE MASHTRUESE LIDHUR ME TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR.
Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit Francesco Beccheti dhe Mauro De Renzis në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë kryer edhe veprën penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e parashikuar nga neni 144/a të kodit Penal në të cilin parashikohet se: “Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese, me qëllim fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet mospagimit, apo përfitimit të kreditimit ose rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Siç është shpjeguar më sipër shoqёria “KGE” sh.p.k ka pёrfituar padrejtёsisht rimbursim nga Drejtoria e Tatimpaguesve tё Mёdhenj, si dhe ka kredituar nё llogaritё e saj nё mёnyrё tё padrejtё TVSH, pёr punime tё cilat nuk janё kryer. Bazuar nё aktin e ekspertimit kontabёl vlera e TVSh-sё e kredituar mё tepёr nё llogaritё e shoqёrisё ёshtё 746,850,192 lek ose (5,852,955) Euro dhe tvsh e rimbursuar më tepër për shoqërinë 458,067,348 lek ose 3,779,529 Euro. Sqarojmë se veprimet e kundraligjshme të cilat klasifikohen në anën objektive të kryerjes së veprës penale kanë filluar të kryhen me fillimin e aktivitetit të shoqërisë ”Kalivaç Green Energji” dhe kanë vazhduar të kryhen deri në fund të vitit 2013. Siç ka rezultuar i pandehuri Francesco Beccheti ka krijuar skemen e perpilimit te situacioneve te falsifikuara, lëshimin e faturave fiktive, prodhimin e të ashtuquajtura “preventive të ripunuar”, fshirjen e datave të situacioneve kur janë paraqitur tek tatimet, kryerjen e një tërësi veprimesh për mospagimin e detyrimeve të deklaruara të shoqërisë “Energji” sh.p.k. Të gjitha këto veprime kanë sjellë si pasojë fryrjen e kreditimit të TVsh-së, si dhe rimbursim të padrejtë për atë periudhë që shoqëria është rimbursuar.
Në nenin 6 të ligjit Nr. 9920 “Për Proçedurat Tatimore të Republikës së shqipërisë” parashikohet se: “Detyrimi tatimor lind edhe kur personi realizon të ardhura, kryen pagesa, në formë të jashtëligjshme, apo bëhet zotërues i një sendi, në forma të jashtëligjshme”. Kjo do të thotë se shoqëria “Energji” është e detyruar të paguajë detyrimet tatimore edhe për paratë e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme (psh për faturat e lëshuara prej saj për punime të pakryera), por shoqëria “Kalivaç Green Energy” nuk ka të drejtë të kreditojë dhe të rimbursojë TVSH, për blerjen e “Punimeve” të cilat nuk janë kryer.
Shoqëria ka përfituar rimbursim për fatuarat e lëshuara deri në 31.10.2010 dhe ka kërkuar rimbursim për faturat e lëshuara në vitin 2011, sipas kërkesës së paraqitur në vitit 2012. Lëshimi i faturave fiktive apo pa situacione ka vazhduar edhe gjatë viteve 2012 dhe 2013 e si rrjedhojë shoqëria ka zmadhur vlerën e TVSh-së se kredituar dhe të vetëdeklaruar në llogaritë e saj. Për TVSH-në e kredituar në llogaritë e saj shoqëria “Kalivaç Green Energji” nuk ka kërkuar rimbursimin pranë tatimeve, por ka paditur shtetin shqiptar në arbitrazh dhe kërkon rimbursim dhe shpërblim dëmi në shumën 10.000.000 Euro.
Vepra penale e parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal është shtuar si dispozitë specifike me ligjin nr. 144/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895 datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës i ndryshuar”. Në legjislacionin penal të kohës (përpara ndryshimeve të sipërcituara) veprimet e kundraligjshme që konsitonin në paraqitjen e rrethanave të rreme (gënjeshtrës), me qëllim rimbursim të padrejtë të TVSh-së (vjedhjen e pasurisë së shtetit) parashikoheshin në veprën penale të “Mashtrimi” nga e cila kanë ardhur pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal ( togëfjalëshi i fundit), në të cilin saksionohet: “Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet”.
Vendimi unifikues I Kolegjeve te Bashkuara te Gjykatës së Lartë nr. 5, date 11.11.2003 ka parashikuar si “pasojë të rëndë financiare”, demin e shkaktuar shtetit mbi vlerën 2.000.000 lek. Në rastin konkret demi I shkaktuar shtetit është shumë më I lartë se vlera referuese vendosur në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë.
Në nenin 3/3 të Kodit Penal Republikës së Shqipërisë parashikohet se: “kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale”
Siç u tha më sipër veprimet e kundraligjshme në lidhje me përfitimin e padrejtë (rimbursimin e TVSh-së) të të pandehurve kanë filluar me fillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërisë “Kalivaç Green Energy” dhe kanë vazhduar të kryhen edhe pas ndryshimeve të Kodit Penal.Pas ndryshimeve të ndodhura me ligjin 144/2013, në kodin penal, veprimet e kundraligjshme tashmë parashikohen në një vepër penale të re e cila është më favorizuese për të pandehurit.Në këto kushte bazuar në nenin 3/3 të Kodit Penal, të pandehurit Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis kane përgjegjësi penale për veprën penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” të parashikuar nga nenei 144/a të Kodit Penal. Vepra penale nga të pandehurit është kryer në bashkëpunim, ku i pandehuri Francesco Becchetti ka qënë në rolin e organizatorit dhe bashkë me te pandehurin Mauro De Renzis kanë kryer rolin e bashkeekzekutorit në kryerjen e veprës penale, ku në veprën penale të parashikuar nga nenei 144/a i kodit penal, bashkëpunimi (organizimi) është pjesë përbërëse e veprës penale.
- VEPRA PENALE E KONTRABANDËS ME MALLRA TE TJERA
Nga hetimet e kesaj ceshtje penale rezultoi se i pandehuri Mauro De Renzis si administrator i shoqërisë “Energji” ka kryer veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë” të parashikuar nga nenei 174 i Kodit Penal në të cilin parashikohet: “Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.
Shoqëria “Energji” ka importuar mallra -makineri- nën regjimin e lejimit të përkohshëm apo regjimeve të tjera pezulluese sipas deklaratave doganore tё importit nr.24798 datë 27.05.2009, nr.64917 datë 25.12.2008, nr.64440 datë 23.12.2008, nr.63969 datë 20.12.2008, nr.10809 datë 13.03.2009, nr.10766 datë 13.03.2009 dhe nr.10795 datë 13.03.2009. Këto makineri janë importuar nën regjimin e lejimit të përkohshëm apo regjimeve të tjera pezulluese. Shoqëria « Energji » keto pajisje ia ka shitur shoqërisë ”Cable system” dhe kjo e fundit ia ka shitur shoqërisë « Kalivaç Green Energji », sipas faturës së datës 20.02.2013 në vlerën 3,700.000 Euro. Ne lidhje me keto shoqёria ”Energji” rezulton debitore ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në vlerën 40.743.718 lek, vetëm për sa i përket vlerës së detyrimit doganor të shmangur.
Bazuar në legjislacionin doganor mallrat e importuara nën rregjim e lejimit të përkohshëm ose regjimeve të tjera pezulluese brenda një afati të përcaktuar ligjor duhet të rieksportohen ose t’u jepet një regjim tjeter doganor. Konstatohet se këto mallra nuk janë rieksportuar por në kundërshtim me legjislacionin doganor, pa u zhdoganuar, janë shitur. Kështu rezulton se me faturën nr.06, datë 04.02.2013 shoqëria ”Energji” i ka shitur shoqërisë ”Cable system” paisjet e futura në Territorin e Republikës së Shqipërisë nën rregjimin e lejimit të përkohshëm doganor apo rregjimet të tjera pezulluese. Në nenin 280 të Kodit Doganor përcaktohet se: ”quhet kontrabandë hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë( një nga rastet e rregjimeve pezulluese është regjimit të lejimit të përkohshëm) nga detyrimet doganore, për shkak të destinacionit përfundimtar ose përdorimit të tyre të veçantë, kur autoritetet doganore vërtetojnë se destinacioni i tyre përfundimtar ose përdorimi i tyre i veçantë është i ndryshëm nga ai që është përcaktuar për të përfituar përjashtim nga detyrimet doganore”.
Pra në rastin konkret, makineritë dhe paisjet e importuara me regjimin lejimin të përkohshëm apo regjime të tjera pezulluese, janë shitur duke u hedhur në qarkullim të lirë pa u zhdoganuar.Në momentin që shoqëria ”Energji” ka vendosur t’i shesë këto paisje duhet të ishte paraqitur në doganë të bënte pagesën e detyrimeve doganore që janë të detyrueshme per zhdoganimin e mallrave. Shoqëria ”Energji” rezulton se mallrat i ka shitur në muajin Shkurt të vitit 2013, kohë në të cilën është kryer edhe vepra penale nga i pandehuri Mauro De Renzis.
Në këto kushte, i pandehuri Mauro De Renzis ka konsumuar elementët e veprës penale të ”Kontrabanda me mallra të tjerë” të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal, pasi ai ka hedhur mallrat në qarkullim të lirë pa i zhdoganuar, duke kryer ne kete menyre kontrabandë sipas përcaktimeve të nenit 280, pika ”a” të Kodit doganor. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me veprime të kundraligjshme dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm material.
- MOSPAGIMI I TAKSAVE DHE TATIMEVE
I pandehuri Mauro de Renzis ka kryer veprën penale të “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga neni 181 I Kodit Penal në të cilin parashikohet: “Mospagimi I taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë masa administrative për këtë qëllim dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
Shoqëria “Energji Sh.p.k” me nipt K72020016P me administrator te pandehurin Mauro De Renzis ka detyrime tatimore (borxh) tё pashlyera, nё shumen prej 770,423,159 lek (pёrveç detyrimeve tё tjera qё janё nё proçes apelimi). Në ligjin Nr. 9920 “Për Proçedurat Tatimore të Republikës së Shqipërisë” sanksionohet parimi i vetëdeklarimit të detyrimeve tatimore. Në këtë ligj përcaktohen afatet kohore brenda të cilit duhet të deklarohen detyrimet tatimore që i lindin subjektit tregtar gjatë zbatimit të veprimtarisë së tij në Territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe afatet kohore brenda të cilit duhet të paguhen detyrimet tatimore. Pas kalimit të afateve të caktuara zbatohen masat administrative dhe në rast se edhe pas marjes së masave administrative vazhdohet me mospagimin e detyrimeve tatimore, megjithë mundësinë që ka subjekti për pagimin e detyrimeve, lind përgjegjësia penale, si për subjektin juridik, ashtu edhe për administratorin e shoqërisë i cili përfaqëson shoqërinë dhe është përgjegjës për pagimin e detyrimeve tatimore. Nga aktet e administruara rezultoi se përfaqësuesi i shoqërisë “Energji”, i pandehuri Mauro De Renzis, ka deklaruar detyrimet tatimore (TVSH, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore Shëndetësore, Tap etj) dhe nuk i paguar ato brёnda afatit ligjor, duke filluar që prej muajit Korrik të vitit 2011.
Nga organet tatimore janë marrë masa administrative në vazhdimësi, por nuk janë paguar detyrimet tatimore megjithë mundësinë që ka pasur ky subjekt pёr pagimin e tyre. Nga hetimi ka rezultuar se ka egzistuar një marrëveshje midis shoqërive “KGE”, “Cable system” dhe “Energji” me qëllim që pagesat që do të kryente shoqëria “Kalivaç Green Energji” për llogari të shoqërisë “Energji”, në kushtet kur llogaritë kanë qënë të bllokuara të bëheshin nëpërmejt shoqërisë “Cable System”, e cila është krijuar dhe rregjistruar pothuajse me të njëjtën strukture ortakërie si shoqëria “Energji”. Më pas rezulton se në bankën “Veneto”, janë kryer trasaksione bankare që shkojnë në miliona Euro edhe në kushtet e bllokimit të llogarive nga organet tatimore. Punonësja e bankës ( e hetuar per kete fakt ne nje procedim të ndarë më vete) ka deklaruar se ka bërë zhbllokimin e llogarive bazuar në një urdhër verbal të drejtorit, i cili sipas saj kishte biseduar me subjektin pёr rregullimin e situatёs tatimore. Nga akti i ekspertimit kontabёl, si dhe nga transaksionet bankare tё kryera, rezulton mjaft qartё se shoqёria “Energji” ka pasur mundёsi financiare pёr pagimin e detyrimeve tatimore.
Nga sa më sipër rezulton se nga ana objektive vepra penale nga i pandehuri është kryer me mosveprime të kundraligjshme të cilat konsistojnë në mospagimin e taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të tyre. Ky i pandehur ka qënë admnistratori i shoqërisë dhe ka pasur për detyrë përmbushjen e të gjitha detyrimeve që ka shoqëria ndaj organeve tatimore. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje direkte dhe ka filluar të kryehet që nga muaji Korrik i vitit 2011 dhe vazhdon edhe aktualisht.
- PASTRIMI I PRODUKTEVE TЁ VEPRЁS PENALE APO VEPRIMTARISЁ KRIMINALE” i kryer nё bashkepunim i parashikuar nga neni 287 /2 i kodit penal nё tё cilin parashikohet: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet: a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë gjer në pesë milionë lekë. Kur kjo vepër kryehet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkepunim ose më shumë se një here dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.
- G) “FALSIFIKIMI I DOKUMENTAVE NGA PERSONI QË KA PËR DETYRË LËSHIMIN E TYRE” i parashikuar nga neni 186/3 tё kodit Penal, ku parashikohet: “Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet….Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Kur falsifikimi kryhet nga personi që ka për detyrë të leshoje dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet”
Nga hetimi rezultoi se te pandehurit i Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi në zbatim të detyrës së tyre, si specialist topograf, pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nuk kane kryer matje për të verifikuar punimet e kryera faktikisht në Hidroçentralin e Kaliavaçit, por kanë përgatitur relacionin teknik, në të cilin kanë pasqyruar të dhëna të pavërteta. Në bazë të këtij relacioni teknik është përgatitur më pas dhe relacioni përfundimtar i muajit Mars të vitit 2012, ku pasqyroheshin matjet e kryera nga grupi i topografëve, matje të cilat realisht nuk janë kryer fare. Relacioni i Përgjithshëm është firmosur nga Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi dhe me pas i pandehuri Fetah Dervishi, nuk ka pranuar të bëje verifikimet e situacionieve të punimeve për llogari të Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, duke pretenduar se matjet janë kryer dhe janë pasqyruar në relacionin e muajit mars të vitit 2012.
Në këto kushte të pandehurit kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimine tyre” të kryer në bashkepunim, të parashikuar nga neni 186/3 e 25 të Kodit Penal. Nga ana objektive vepra penale është kryer me veprime të kundraligjshme të cilat konsistojnë në paraqitjen e të dhënave të rreme në relacionet teknike mbi punimet e kryera në hidrocentralin e “Kalivaçit”. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje direkte, pasi te dy te pandehurit kane perpiluar dokumente dhe nenshkruar ato, ku jane paraqitur te dhena te rreme ne lidhje punimet e kryera ne hidrocentralin e Kalivacit.
Nga hetimi i proçedimit penal, siç u analizua edhe mё sipёr shoqёria “Energji” sh.p.k, ka pёrfituar nё mёnyrё kundraligjshme para nёpёrmjet faturave fiktive dhe nёpёrmjet njё gjykimi fiktiv, bazuar nё njё mosmarёveshje fiktive apo tё pavёrtetё. Kalimi i parave tek shoqёria “Energji” ёshtё bere sipas nje skeme mashtruese tё mirёorganizuar nga i pandehuri Francesco Becchetti, i ndihmuar nga i pandehuri Mauro De Renzis, si dhe nga bashkёpunёtore tё tjerё me rolё dytёsor nё kёtё skemё mashtruese. Nё shoqёrinё “Kalivaç Green Energji” kanё ardhur para nga shoqёria “Hydro” srl (me ortakё Deutsche Bank (45%) dhe BEG spa (55%). Paratё kanё ardhur me qёllim kryerjen e punimeve nё hidroçentralin e Kalivaçit dhe kёto para nёpёrmjet dokumenteve tё falsifikuara (vjedhjes duke shperdoruar detyren) kanё kaluar tek shoqёria “Energji” e cila juridikisht zotёrohej nga Liliana Condomitti ( nёna e Francesco Becchettit), por de fakto ashtu siç ka rezultuar nga hetimi zotёrohet dhe administrohet nga i pandehuri Francesco Becchetti. Paratё e pёrfituara nё kёtё mёnyrё nga shoqёria “Energji” nuk janё para, tё njё aktiviteti tregtar tё ligjshёm por para qё rrjedhin nga vepra penale e “Vjedhjes”. Kёto para mё pas janё transferuar tek shoqёritё “ Cable system”, “400 Kv”, “Construzione” dhe “Agon Set”, tё cilat zotёrohen nё pёrqindjen mё tё madhe nga e pandehura Liliana Condomitti.
Nga sa më sipër vërtetohet se i pandehuri Francesco Becchetti ka kryer veprat penale të « Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», « Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim », “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe « Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale» të parashikuar nga nenet 186/2, 135 e 25, 144/a dhe 287/2 të Kodit Penal, i pandheuri Mauro De Renzis ka kryer veprat penale të « Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim », « Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimit të taskave dhe tatimeve » dhe « Kontrabandës me mallra të tjerë » dhe « Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimatrisë kriminale të kryer në bashkepunim» të parashikuar nga nenet 186/2, 135 e 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit penal, të pandehurat Liliana Condomitti dhe Erjona Troplini kanë kryer veprat penale të «Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale të kryer në bashkepunim» të parashikuar nga nenei 287/2 të Kodit Penal, i pandehuri Stavri Peçi ka kryer veprën penale të «Falsifikimti të dokumentave të kryer në bashkëpunim » të parashikuar nga nenei 186/2 i Kodit Penal, dhe të pandehurit Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi kanë kryer veprën penale të « Falsifikimit të dokumentave të kryer nga personi që ka për detyrë leshimin e tyre » të parashikuar nga neni 186/3 e 25 të Kodit Penal.
Nisur nga faktet e parashtruara më sipër nëpërmjet veprimeve konkrete të kryera nga të pandehurit në këtë proçedim penal është arritur në krijimin e një skeme me qëllim përftimin e paligjshëm material në dobi të shoqërisë “Energji” Sh.p.k, “KGE” Shp.k, “Cable sistem” sh.p.k, “400 kV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k por edhe në dobi të shoqërive të tjera. Si rrjedhojë këtë perosna juridikë kanë përgjegjësi për veprat penale të kryera në emër ose në dobi të tij dhe më konkretisht i pandehuri personi Juridik “ Kalivaç Green Energy” ka kryer veprat penale të « Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” të parashikuar nga neni 186/2 dhe 144/a të Kodit Penal, Personit juridik “400 Kv”, “Cable system” dhe “Agon Set kanë kryer veprat penale të «Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale » të kryer në bashkepunim» të parashikuar nga nenei 287/2 të Kodit Penal si dhe personit Juridik « Energy » sh.p.k ka kryer veprat penale të « Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim », « Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimit të taskave dhe tatimeve », « Kontrabandës me mallra të tjerë » « Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimatrisë kriminale të kryer në bashkepunim» të parashikuar përkatësisht nga nenet 186/2, 135 e 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit penal.
Akuza në ngarkim të të pandehurve, bazohet në këto të dhëna: Dokumentacioni i sekuestruar dhe i marrë pranë Shoqërive “Kalivaç Green Energy”, “Energji”, “Cable system” etj, dokumentacioni i administruar nga Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë, informacioni dhe dokumentacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, aktet e administruara dhe të marra nga proçedimi penal nr.4919 i vitit 2012, dokumentacioni i marrë në AKBN, deklarimet e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit si dhe akte të tjera të amdnistruara në këtë proçedim penal.
Për sa më sipër, duke qene se ka prova te plota për fajësine e të pandehurve, në mbështetje të fakteve dhe provave të administruara në këtë ceshtje penale, si dhe bazuar ne nenin 331 të Kodit të Proçedurës Penale
K Ë R K O J M Ë:
-Gjykimin e çështjes penale nr. 1564 te vitit 2014, në ngarkim të të pandehurve:
- Francesco Becchetti, i biri i Lilianës dhe i Celestino, i dtl 31.08.1966 identifikuar me pasaportën italiane me nr.B841745 si dhe kartën e identitetit me nr. AV1762033 – IT, lindur në Itali, me banim në 1 Red Lion House, Waverton street, Londër W1J 5 QN Angli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » tё kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » kryer në bashkëpunim », “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale» të parashikuara nga nenet 186/2, 135 e 25, 144/a dhe 287/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » e pa ekzekutuar, mbrojtur nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Klodjan Skënderaj ;
- Mauro De Renzis, i biri Romolo dhe i Laura, i dtl 10.02.1955, lindur në shtetin Italian identifikuar me pasaportën italiane me nr.AA1494831, për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve » kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » kryer në bashkëpunim », « Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taskave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjera » dhe « Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » të kryer në bashkepunim» të parashikuar përkatësisht nga nenet 186/2, 135 e 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit penal, hetuar me masë sigurimi « arrest në burg » në mungesë, mbrojtur nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Sokol Mëngjesi ;
- Liliana Condomitti, e bija e Fu Antonio Condomitti, e dtl 02.09.1941, lindur në Romë Itali, identifikuar me pasaportën italaine me nr.AA405895, me banim në 1 Red Lion House, Waverton street, Londër W1J 5 QN Angli, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale » kryer në bashkëpunim » të parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal, hetuar ne gjendje te lire, mbrojtur nga av.Theodhori Sollaku dhe Sokol Mëngjesi;
- Erjona Troplini, e bija e Ismailit dhe e Zenaides e dtl 02.06.1978, lindur në Tiranë, banuese ne Unaza e Re, Rr.“Sotir Gurro“, P. A& M, hyrja 1, kati 4, Tirane, me shtetesi e kombesi shqiptare, me arsim të lartë me profesion perkthyese, me gjendje gjyqësore e padënuar, e martuar me dy femije, mbajtës i dokumentit karte identiteti, nr. 85602162C, e akuzuar për kryerjen e vepres penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale » në bashkëpunim » të parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi « arrset ne shtepi », mbrojtur nga av. Theodhori Sollaku dhe Sokol Mëngjesi;
- Stavri Peci, i biri i Petro dhe i Dhespina lindur me 23.08.1945, lindur nё Korcë banues nё rrugën “Haxhi Dalliu” pallati “ Lura” shkalla nr.03 apartamenti nr.06, Tiranë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, arsimi i lartë , gjendja familjare i martuar mbajtës i dokumentit identifikues Letërnjoftim me nr.024474763, I akuzuarpër kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkepunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal, hetuar ne gjendje te lire, mbrojtur nga av. Ardian Visha;
- Fetah Dervishi, i biri i Dervish dhe i Hajries, i dtl 10.01.1953, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, me adresë Rruga “Arkitekt Kasëmi”, pallati me nr.71 apartamenti nr.06 Tiranë, me gjendje civile i martuar me dy fëmijë, me profesion inxhinjer “markshejder” ( inxhinjer minierash), me gjëndje gjyqësore i padënuar, i identifikuar me kartë identiteti me nr.024607318, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi I dokumenteve nga perosni që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim » të parashikuar nga neni 186/3 e 25 të Kodit penal, hetuar ne gjendje te lire, mbrojtur vete gjate hetimeve paraprake.
- Sokol Koçi, i biri i Sotir dhe i Vitori, i dtl 18.06.1957, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, me adresë Rruga “Naim Frashëri”, pallati me nr.60/3 shkalla nr.05 apartamenti nr.19 Tiranë, me gjendje civile i martuar me dy fëmijë, me profesion teknik topograf i mesëm, me gjëndje gjyqësore i padënuar,e identifikuar me kartë identiteti me nr.024475939, i akuzuarpër kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 186/3 e 25 të Kodit penal, hetuar ne gjendje te lire, mbrojtur vete gjate hetimeve paraprake.
- Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, me nipt K72326018B, me adresë Rruga “Ibrahim Rugova”, nr 1, ap 47, Njesia Bashkiake nr.5, e cila zotërohet në masën 100% nga shoqëria “ Hydro” s.rl, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 144/a të Kodit Penal, mbrojtur nga avokati Klodjan Skënderaj.
- Personit Juridik “Energji”, me nipt K72020016P, me adresë Rruga “Ibrahim Rugova”, Ndertesa 40, Hyrja 8, Ap. 49, Njesia Bashkiake nr. 5, Kodi Postar 1019, e cila zotërohet në masën 80% nga shoqëria italiane “Construzioni” (kjo e fundit zotërohet në masën 99,5% nga shtetësia Liliana Condomitti) dhe 20% nga shtetësia Vjollca Kamberi; i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim» të parashikuar përkatësisht nga nenet 186/2, 135 – 25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 të Kodit penal, mbrojtur nga av. Sokol Mengjesi.
- Personit Juridik “Cable System”, me nipt K91822003S, me adresë Rruga “Babë Rrexha”, pallati nr.10/1, shkalal nr.01 aparatmenti nr.04, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, mbrojtur nga av. Sokol Mengjesi.
- Personit Juridik “400 KV”, me nipt K92409002E, me adresë Rruga “Dëshmorët e Katër Shkurtit”, Kulla Nr.01 Apartamenti Nr.47, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, mbrojtur nga av. Sokol Mengjesi.
- Personin Juridik “Agon Set”, me nipt L21708023A, me adresë Rruga “Ibrahim Rugova, Ndertesa Nr. 40, Hyrja 8, Ap. 45, Njesia Bashkiake Nr. 5, Kodi Postar 1019 mbrojtur nga avokatë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, mbrojtur nga av. Klodjan Skenderaj.
-Kerkesa per gjykim ju njoftohet te pandehurve dhe te demtuarit/demtuarve dhe asaj i bashkohen aktet sipas nenit 332 te K.Pr.Penale.