Uefa pas cdo ndeshje bën renditjen e lojtarëve më të mirë, ku i pari është ylli i Francës, Dimitri Payet.
Ai ka drejtuar Francën këtë kampionat drejt gjysmëfinales, me tre gola dhe dy asistime.
Në vendin e dytë është Gareth Bale, që ka shënuar 3 gola për Uellsin dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të luajnë kundër Portugalisë.
Në vendin e tretë është Kevin de Bruyne, i cili është eliminuar nga Euro 2016, pas humbjes 3:1 nga Uellsi në çerekfinale.
Befasi është se, Cristiano Ronaldo renditet vetëm i 11’ti, pavarësisht se me Kombëtaren e tij ka kaluar në çerekfinale.