Nëse tashmë jeni 30 vjeç është koha për të reflektuar mbi zgjedhjet e jetës…dhe ditët! Zbuloni disa zakone të këqija që duhet t’i harroni, menjëherë!
Alarmi i zgjimit- Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje kur zgjoheni? Ditë e vështirë ju pret, por kini kujdes: Kur humori është gjithmonë i zi kjo do të thotë se ndoshta keni nevojë për një ndryshim. Është koha për të reflektuar.
Sytë- Shëndeti i syrit bëhet shumë delikat. Teksa punoni në kompjutër shkëputini sytë nga ekrani herë pas here, ngrihuni dhe bëni një shëtitje të shkurtër.
Ushqimi- Është koha për të zgjedhur atë që me të vërtetë ju bën të ndiheni mire.
Grimi- Duhet ta trajtoni lëkurën më tepër kujdes në mënyrë që të jetë e hidratuar dhe e çlodhur.
Uji- Pak alkool, më shumë ujë: Ky zakon i thjeshtë do të ndihmojë në hidratimin e trupit duke promovuar eliminimin e toksinave.
Ëndrrat- Të 20-tat është koha e ëndrrave të mëdha. Tani është koha që t’i bëni realitet.
Thuaji jo ankthit – Ende nuk e keni takuar partnerin e duhur, ende nuk keni një punë të qëndrueshme dhe ideja e një fëmije ju shkon më shpesh në mendje? Merr frymë! Jeta nuk është një garë me pengesa, por aftësia për të shijuar atë që jemi, këtu dhe tani.
Miqtë e vërtetë- Në këtë moshë pranë nesh mbajmë vetëm miqtë e vërtetë që u gjendemi dhe na gjenden pranë si në gëzime ashtu edhe në hidhërime.
Lëviz- Sipas OBSH-së vetëm 20 minuta shëtitje çdo ditë lufton obezitetin, plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare. Zgjidhni një sport që ju jep kënaqësi dhe ju bën të ndiheni në formë.
Lamtumirë kritikave- Mjaft me kritika, sepse bie vetërespekti. Është koha për të luftuar për atë që ju dëshironi.