Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja 10 urdhëresat e rrepta të Guardiolas në stolin e Mancester City

2016/10/05 at 7:48 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ja 10 urdhëresat e rrepta të Guardiolas në stolin e Mancester City

Pep Guardiola ka shkaktuar një revolucion futbolli në Angli, ndërkohë që ka vendosur plotësisht komandën e tij në klubin e Manchester City. Ky “revizionim” ka përfshirë lojtarët dhe stafin e trajnerit katalanas në “Etihad”, sepse janë vërejtur mjaft ndryshime nga e kaluara. Bëhet fjalë për vendosjen e një sërë rregullash, deri tani të panjohura, të cilat kanë çuar në befasi të vogël mes lojtarëve. “Këto rregulla na detyrojnë që të hamë mëngjes dhe drekë së bashku në klub, – ka zbuluar Pablo Zabaleta, në një intervistë me “TyCSports”, ku mbrojtësi në fjalë ka shprehur edhe detaje të tjera: – Ju mësoni shumë me Pep, sidomos mënyrën se si jeton, përtej dijes, pasionin e tij për futbollin.” Futbollisti argjentinas në fjalë ka theksuar se gjatë ditës së punës, në klub, Guardiola u ndërpret edhe internetin: “…Ne jemi totalisht të izoluar, sepse nuk kemi as 3G”. Kësisoji, komandat e trajnerit Guardiola shkojnë përtej asaj që funksiononte në klub. Ato janë ndjerë në të gjitha sferat e përditshme te Manchester City.
gua1


1. ENERGJIA Pasi vendosi të marrë përgjegjësinë e drejtimit të Barcelonës në vitin 2008, Guardiola ka ndryshuar absolutisht zakonet e ngrënies së skuadrës katalanase, çka e ka bërë edhe te “qytetarët”. Picat janë zhdukur, dhe jo vetëm ato. Canapes, pasta, birra dhe pijet freskuese nuk mund të konsumohen në një regjim, në të cilin makaronat, orizi, mishi, peshku, kosi dhe frutat janë në qendër të vëmendjes. Që kur lëvizi nga “Camp Nou” për në “Allianz Arena”, lojtarët e tij gjenden çdo mëngjes me tabaka të mëdha frutash dhe lëngjesh të tyre përpara. Edhe pas lojërave, të gjithë lojtarët kanë në dispozicion një menu të veçantë. Pra, Pep i tregon vëmendje maksimale ushqimit dhe të ushqyerit të skuadrës që drejton.

gua2

2. AFATET KOHORE
Nëse trajnimi fillon në një kohë të caktuar, lojtarët duhet të arrijnë në klub para një ore. Vonesat janë penalizuar me gjoba, shuma e të cilave shkon në rritje. Lojtarët përsëritës në këtë drejtim e kanë punën shumë keq me Pep. 10 urdhëresat e rrepta të Guardiolës, në stolin e Manchester City
gua3
3. KOMUNIKACIONI
Përdorimi i paisjeve mobile ka qenë shumë i kufizuar. Kufjet, ose telefonat celularë, janë ndaluar. Kjo bëhet për të nxitur më tej marrëdhëniet mes lojtarëve dhe për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur imazhin e izolimit, që aq shpesh shihet në publik. Në autobusin e ekipit është e ndaluar edhe për të folur në telefon, nëse nuk ka një argument me rëndësi të madhe, që mund të jetë, fjala vjen, një emergjencë e familjes.

gua4

4. KOSTUMET
Manchester City ofron për çdo lojtar një garderobë të plotë për përdorim, gjithmonë, kur përfaqëson klubin. Kjo ka të bëjë me imazhin e të gjithë sportistëve, por edhe personelit tjetër, që i shoqëron ata.

gua5\

5. MIQËSIA
Trajneri Pep Guardiola merret në mënyrë të veçantë për të promovuar jo vetëm marrëdhëniet midis lojtarëve të tij, por edhe miqësinë e afërsinë sa më të madhe të jetë e mundur. Pep e di, ai ka jetuar si lojtar dhe si trajner, se ka afrimitete të veçanta dhe të pakontrollueshme mes sportistëve të caktuara, por më së pari kërkon një ekip të bashkuar dhe pa të çara.

gu6

6. SJELLJA E BRENDSHME
Punonjësit e klubit janë, ndër të tjera, për të lehtësuar jetën e përditshme të futbollistëve. Por, në çdo rast, në funksion të këtyre të fundit. Guardiola e ka marrë këtë ide prej lojtarëve të tij, duke u treguar atyre nevojën për t’u trajtuar me mirësjellje, respekt, arsimim dhe mirësi ndaj të gjithë punëtorëve, me të cilët ata lidhen. Një shembull është kërkesa për t’i vendosur veshjet e stërvitjes në vende të autorizuara për grumbullim dhe larje të mëvonshme, duke mos i lënë në asnjë mënyrë në dhomë, apo në zhveshtore.
gua7

7. SJELLJA E JASHTME
Futbollistët janë imazhi i klubit, fytyra e tij për tifozët dhe mediat. Ata duhet të dinë si të sillen, në mënyrën më të përshtatshme, me tifozët dhe mediat, për të mos transferuar një pamje të keqe të ekipit. Ky aspekt mund të shpjegohet me rastin e Toure, kur agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildishtë foli drejtpërdrejt kundër imazhit të gjithë klubit.
gua8

8. BUNKERIZIMI NË VESHJE
Ajo që ka ndodhur me Toure mund të kuptohet si një paralajmërim për lojtarët, në lidhje me imazhin që transferojnë te publiku përmes veshjes. Ata që flasin keq për shokët, kritikojnë klubin apo trajnerin, pra sillen pa “filtra” me mediat e interesuara për kësi lajmesh, do të dënohen ashpër.

gua9

9. ORARI
Shihet qartë se si Guardiola e kontrollon në mënyrë tipike kohën e lirë të lojtarëve të vet. Një imponim i tillë ekziston pothuajse në të gjitha klubet profesionale në Angli, por jo rrallë lojtarët kanë shkaktuar skandale monumentale. Kjo gjë te Manchester City, nën drejtimin e trajnerit katalanas, nuk mund të jetë asnjëherë përjashtim, çka vërteton rregullin. Me trajnerin katalanas në ndjekje të tyre, “qytetarët” kanë të drejtën e qëndrimit jashtë vetëm një mbrëmje, në mesjavë. Ditët e tjera duhet të jenë duke u relaksuar në shtëpitë e tyre. Ky është detyrim për të gjithë lojtarët, jo vetëm ata të formacionit bazë.
gua10

10. GJOBAT
Ai e bëri këtë gjë te Barcelona, e përsëriti te Bayern Munich dhe e ka imponuar te Manchester City. Pep ka vendosur një kod të veçantë të sjelljes. Kur ky kod shkelet, atëherë vlojnë gjobat, shuma e të cilave është midis 250 dhe 6000 eurove. Nëse Puyol dhe Lahm ishin përgjegjës për mbledhjen e parave në klubet e tyre të mëparshme, Kompany dhe Zabaleta, dy kapitenët e “qytetarëve”, komandojnë në këtë drejtim te Manchester City.



Ju sugjerojmë

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
Bota

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

18 Gusht, 2025 10:08 pm
Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
Rajoni

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

18 Gusht, 2025 9:55 pm
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Para
Video/ F… Edi… Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vite pas aksionit që zhduku hashashin

Video/ F... Edi... Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vite pas aksionit që zhduku hashashin

E Fundit/ Evakuohet aeroporti në Greqi, përhapen pesticide në ajër

E Fundit/ Evakuohet aeroporti në Greqi, përhapen pesticide në ajër

E pabesueshme/ Arbitrin e ngatërrojnë me Usain Bolt, adhuruesit kthejnë përmbys hotelin për ta takuar

E pabesueshme/ Arbitrin e ngatërrojnë me Usain Bolt, adhuruesit kthejnë përmbys hotelin për ta takuar
















TE FUNDIT

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
18 Gusht, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke...

Lexo më shumë

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
18 Gusht, 2025

Ndërsa udhëheqësit evropianë e lavdëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës, ata...

Lexo më shumë

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
18 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr...

Lexo më shumë

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
18 Gusht, 2025

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com