Casper Smart i dashuri aktual i Jennifer Lopez, u inatos shumë për flirtin që ajo pati me ish të dashurin e saj P.Diddy në festën e organizuar pas ceremonisë së “American Music Aëards 2015”, raporton revista “In Touch”.
“In Touch” raporton se Smart nisi t’i bërtiste në publik këngëtares për shkak të këtij flirti me Diddy , madje duke e akuzuar se ajo ende vazhdon të jetë e fiksuar pas reperit edhe pse kanë kaluar shumë vite.
Por një burim për “Gossip Cop” ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se Diddy thjesht i ka bërë një përshendetje të shpejtë Jennifer dhe është larguar. Burimi ka shtuar gjithashtu se mes tyre nuk ekziston asgje përveç se një miqësie të pastër.