Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

2024/05/05 at 3:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti me Hamasin, Izraeli mbledh kabinetin e sigurisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeveria e tij ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e zyrave lokale të transmetuesit televiziv në pronësi të Katarit, Al Jazeera.

Netayahu e bëri publik vendimin më 5 maj përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Por, detajet e ndikimit që do të ketë ky vendim ndaj Al Jazeeras, nuk janë ende të qarta. Po ashtu ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi vendimi dhe nëse është i përhershëm apo i përkohshëm.

Al Jazeera, që ka selinë qendrore në Doha të Katarit, ende nuk ka komentuar për vendimin izraelit. Por, një korrespondent i Al Jazeeras në shërbimin arab tha se ky urdhër do të ndikojë tek operacionet e transmetuesit në Izrael dhe në Jerusalemnin Lindor, prej ku kishte transmetuar drejtpërdrejtë programe që nga 7 tetor, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Korrespondenti tha se vendimi i Qeverisë izraelite nuk do të ketë ndikim në operacionet e Al Jazeeras në territoret palestineze.

Mediat izraelite thanë se vendimi në kabinetit qeverisës do t’i mundësojë Izraelit që të bllokojë Al Jazeeran që të operojë në shtet për 45 ditë, sipas vendimit.

“Qeveria ime vendosi në mënyrë unanime: kanali nxitës Al Jazeera do të mbyllet në Izrael”, shkroi Netanyahu.

Al Jazeera ka mohuar fuqishëm se është një kanal nxitës kundër Izraelit.

Izraeli dhe Al Jazeera për një kohë të gjatë kanë mospajtime. Por, vendimi kërcënon rritje tensionesh me Katarin, pasi Qeveria në Doha aktualisht po luan rol kyç në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do të ndalte luftën në Gazë.

Al Jazeera është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës më 7 tetor. Programet në gjuhën arabe të kësaj media shpesh publikojnë edhe deklarata nga Hamasi dhe nga grupe të tjera militante në rajon. Kjo media ishte kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe pas rrëzimit të diktatorit irakian, Saddam Hussein./REL

Ju sugjerojmë

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për tu rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për tu rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
Aktualitet

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

3 Korrik, 2025 6:45 pm
Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

3 Korrik, 2025 6:38 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata
Aktualitet

Qyteti i Elbasanit nën flakë dhe tym prej tre ditësh, ja si paraqitet situata

3 Korrik, 2025 5:50 pm
Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë
Aktualitet

Flasin dëshmitarët e dosjes 5D/ Japin shpjegime për lidhjet me Mariglen Qaton

3 Korrik, 2025 5:45 pm
Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat
Aktualitet

Nesër do të jetë dita më e nxehtë, 41 gradë në Berat

3 Korrik, 2025 5:21 pm
Para
Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Makina përplas motorin në Elbasan, plagosen dy persona

Euro 2024, forcohet siguria hekurudhore

Euro 2024, forcohet siguria hekurudhore

Fluks turistësh në Gjirokastër/ Golemi: Këtë vit presim deri në 500 mijë vizitorë

Fluks turistësh në Gjirokastër/ Golemi: Këtë vit presim deri në 500 mijë vizitorë

TE FUNDIT

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
3 Korrik, 2025

Sot është zhvilluar seanca e fundit plenare në Kuvend. Në këtë seancë u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë...

Lexo më shumë

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për tu rikthyer në Shqipëri

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për tu rikthyer në Shqipëri
3 Korrik, 2025

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ku foli për etapat...

Lexo më shumë

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
3 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me deputetët e qarkut Tiranë, por dhe me drejtuesit e...

Lexo më shumë

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
3 Korrik, 2025

Ushtria ruse ka konfirmuar ditën e sotme ekzekutimin e zëvendëskreut të Marinës Ruse pranë kufirit me Ukrainën. Gjeneralmajori Mikhail Gudkov,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com