Izraeli ka thirrur rreth 300.000 ushtarë rezervistë si përgjigje ndaj sulmit befasues nga militantët e Hamasit, njoftoi të hënën një zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit.
Ushtria e përshkroi këtë thirrje si më të madhen në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.
Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.
Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.
Ndërkaq, ka shqetësime të mëdha për fatin e më shumë se 100 izraelitëve, të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.
Kujtojmë se Hamasi, nisi sulmin e fuqishëm befasues ndaj Izraelit të shtunën.