Një “sistem zbulimi i avancuar” i Hamasit i përdorur për identifikimin e avionëve u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite, thanë të mërkurën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Forcat ajrore të Izraelit gjithashtu postuan në “Twitter” se avionët luftarakë gjatë natës goditën mbi 80 vende në Beit Hanoun në Gaza, “përfshirë dy degë bankash të përdorura nga Hamasi për financimin e terrorizmit në Gaza, një tunel nëntokësor dhe dy qendra komanduese operacionale të përdorura nga Hamasi për të drejtuar aktivitetet terroriste kundër Izraelit”.
Ata gjithashtu goditën vende të tjera duke përfshirë dy komplekse të përdorura për stërvitje dhe ruajtjen e armëve.