Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli përgatitet për operacione ushtarake në Rafah

2024/04/08 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli përgatitet për operacione ushtarake në Rafah

Liderët izraelitë besohet se janë duke bërë përgatitje të hënën për operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Aktualisht në këtë qytet strehohet pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, e cila ka ikur atje si pasojë e luftë së nisur gjashtë muaj më parë.

Në bisedimet në Kajro, me qëllim të arritjes së një armëpushimi, është shënuar “përparim i rëndësishëm”, dhe më shumë negociata pritet të zhvillohen në ditët në vijim, ka raportuar të hënën mediumi shtetëror në Egjipt, Al-Qahera.

Ndërkohë vazhdon të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për dhënie fund të luftës.

Shtetet e Bashkuara, aleatet më të mëdha të Izraelit, kanë kërkuar javën e kaluar një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, si dhe rritje të ndihmave që duhet të hyjnë në Gazë.

Izraeli e ka tërhequr një pjesë të madhe të forcave prej pjesës jugore të Rripit të Gazës të dielën.

Mirëpo, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se trupat e mbetura në qytetin Han Junis “do të përgatiten për misionet në të ardhmen, përfshirë atë në Rafah”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është “një hap larg fitores”.

Pak pasi trupat izraelite janë larguar prej një pjese të shkatërruar të Han Junisit, një valë palestinezësh të zhvendosur janë nisur në atë drejtim, me shpresën që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas disa muajsh jetesë nëpër kampe në Rafah.

Muhammad Yunis, 51-vjeçar, palestinez në veri të Gazës, nuk ka parë asgjë përveç humbjes.

“A nuk kemi parë mjaftueshëm bombardime, vdekje dhe shkatërrim?” ka pyetur ai.

“Ka trupa nën rrënoja. Mund të ndjejmë aromën”.

Lufta është nxitur më 7 Tetor të vitit të kaluar, si pasojë e sulmeve të Hamasit kundër Izraelit, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli ka nisur ofensivë në Gazë me synim shkatërrimin e grupit.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore izraelite janë vrarë të paktën 33.175 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Po lëvizte me shpejtësi me ‘Porsche’, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Po lëvizte me shpejtësi me ‘Porsche’, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Situata Kosovë-Serbi/ Berisha: Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës

Berisha mund të lërë shtëpinë për disa orë? Thirret dëshmitar në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS

Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, babai: E qëllimshme për shkak të detyrës

Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, babai: E qëllimshme për shkak të detyrës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com